web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

DOKUMENTET/ Kryebashkiaku socialist, Tonin Marinaj, akuzohet nga Prokuroria e Firences për trafik ndërkombëtar droge

15 Gusht 2024, 12:19, Aktualitet CNA
DOKUMENTET/ Kryebashkiaku socialist, Tonin Marinaj, akuzohet nga Prokuroria e
Tonin Marinaj, kryebashkiaku i Malësisë së Madhe

Pak javë më parë Partia Demokratike i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme që të verifikojë sipas ligjit të dekriminalizimit kryetarin e Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj.(lexo këtu)

Sipas PD-së, Prokuroria e Firences e akuzon Marinajn si drejtues të një organizate kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe këto hetime kreu i Bashkisë së Malësisë së Madhe i ka fshehur në formularin e vetëdeklarimit. (lexo këtu)

Në lidhje me këtë kërkesë nuk ka munguar edhe reagimi i vetë Marinajt, i cili ka theksuar se gjithçka është një skenar i turpshëm dhe akuzat janë të fabrikuara dhe politike. (lexo këtu)

Ai ka theksuar se është i hapur përballë çdo institucioni si KQZ-ja, prokuroria, KLSH-ja dhe SPAK-u për të nisur hetimet apo verifikimet për figurën e tij. Kështu ai mohon akuzat e PD-së. 

"U habita nga skenari i dobët, i shkruar apo i frymëzuar nga ndonjë pasdritare, skenar që nxjerr zbuluar edhe qëllimin për të cilin u sajua. Vitin që vjen ka zgjedhje dhe Malësia e Madhe e malësorët do të votojnë për qeverinë e tyre, sigurisht për të rikonfirmuar këtë mazhorancë dhe kryeministrin Edi Rama. Nuk do të kisha marrë mundimin t'u përgjigjesha 'non grata'-ve që po përpiqen të krijojnë një skenar shpifjesh në Malësi të Madhe. Por e ndiej detyrim për të gjithë banorët e Malësisë së Madhe, votues ose jo të mitë, detyrim për Partinë Socialiste, kryetarin dhe kryeministrin Edi Rama, për bashkëpunëtorët e mi, për të afërmit, miqtë e të njohurit dhe sigurisht për familjen time, të deklaroj: Me neverinë dhe përbuzjen më të madhe hedh poshtë jo vetëm këtë skenar të turpshëm, të pabesueshëm e qesharak, por çdo sulm e akuzë të fabrikuar ndaj personit tim, Bashkisë Malësi e Madhe dhe malësorëve të mi. Jam i hapur përballë çdo institucioni si KQZ-ja, prokuroria, KLSH-ja, SPAK-u apo çdo organizëm tjetër, vendas dhe i huaj, që të shqyrtojë çdo informacion në drejtimin tim. Ofroj bashkëpunimin tim maksimal për t'i lehtësuar punën me një synim të vetëm: Të gjitha të vërtetat të dalin në shesh dhe t'i mbyllet goja e shthurur e shpifjes çdo personi, qoftë ose jo anëtar apo drejtues i njërës prej PD-ve", ka theksuar ai në reagimin e tij. 

Pas kërkesës së PD-së filloi lëvizjet edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili më 11 korrik vendosi të nisë verifikimin e thelluar për kryebashkiakun socialist. 

Pas akuzave politike të bëra nga PD-ja, CNA ka siguruar dosjen hetimore të Prokurorisë së Firences si dhe një vendim gjykate për Tonin Marinajn, edhe pse ky i fundit publikisht ka mohuar hetimet nga autoritetet italiane. 

Në dosjen voluminoze me dhjetëra faqe, prokurori Giulio Monferini gjatë hetimeve të kryera, më 29 mars të 2016, ka ngritur akuza ndaj 8 personave për organizatë kriminale me përmasa ndërkombëtare për trafik të lëndëve narkotike, marijuanës.

Mes personave në hetim është Tonin Marinaj, ndërsa të tjerët janë: Gamuzza Stefania, Rini Marku, Frederik Marku, Ferdinand Paja, Bruno Nika, Saimir Hamazi dhe Bep Gjoni. 

DOKUMENTET/ Kryebashkiaku socialist, Tonin Marinaj, akuzohet nga Prokuroria e
Hetimet e Prokurorisë së Firences
DOKUMENTET/ Kryebashkiaku socialist, Tonin Marinaj, akuzohet nga Prokuroria e
Hetimet e Prokurorisë së Firences
DOKUMENTET/ Kryebashkiaku socialist, Tonin Marinaj, akuzohet nga Prokuroria e
Hetimet e Prokurorisë së Firences

Në vitin 2016, gjatë hetimeve të kryera 8 vite më parë, Prokuroria e Firences ka dërguar në gjykatë çështjen për Tonin Marinajn, ku kryebashkiaku socialist akuzohet se ka themeluar, nxitur dhe drejtuar një organizatë me përmasa ndërkombëtare, me bazë kryesisht në Toskana, Venecia, Udine dhe në Shqipëri për trafik të marijuanës. 

DOKUMENTET/ Kryebashkiaku socialist, Tonin Marinaj, akuzohet nga Prokuroria e
Hetimet e Prokurorisë së Firences

Si funksiononte banda kriminale?

Sipas Prokurorisë së Firences, Tonin Marinaj ka qenë kreu dhe themeluesi i organizatës kriminale, i cili kishte në terren nëngrupet e organizatës që drejtoheshin nga Bruno Nika, Arenco Pogu, Silvia Piemonte.

Tre personat e fundit kujdeseshin edhe për familjarët e anëtarëve të grupit, në rast se këta të fundit do të arrestoheshin nga policia. Ata siguronin edhe armët e zjarrit, komunikimet midis grupit, si dhe kodet që përdornin gjatë bisedave. 

Nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se Marinaj ndiqte gjithë itinerarin e drogës, nga prodhimi deri te shitja me pakicë. Lënda narkotike sigurohej në Shqipëri, e cila pasi mbërrinte në Itali u dorëzohej korrierëve, të cilët nisnin shpërndarjen në terren.

Rini Marku, së bashku me vëllain e tij, Frederik Marku dhe Ferdionand Pajën, drejtonin shpërndarjen e drogës me shumicë dhe pakicë. 

Bruno Nika, në rolin e korrierit, transportonte lëndën narkotike nga Firence në Venecia. 

Stefania Gamuzza bashkë me një tjetër person, Danjel Cardakun, kishin për të ruajtur lëndën narkotike dhe detyrën për shpërndarjen e lëndës narkotike te blerës të ndryshëm. 

DOKUMENTET/ Kryebashkiaku socialist, Tonin Marinaj, akuzohet nga Prokuroria e
Dokumenti në italisht i gjykatës
DOKUMENTET/ Kryebashkiaku socialist, Tonin Marinaj, akuzohet nga Prokuroria e
Dokumenti në italisht i gjykatës

"Sipas informacioneve që përshkruhen në detaje episodet e trafikimit të lëndës narkotike të llojit marijuanë, si dhe bashkëpunëtorët për kryerjen e këtij aktiviteti, përkatësisht: (i) Episodi i parë: Kreu i organizatës kriminale, Tonin Marinaj, ka organizuar dhe drejtuar importimin në territorin italian dhe shpërndarjen tek anëtarët të 50 kilogramëve marijuanë në Firence, në datën 29.05.2010; (ii) Episodi i dytë: Kreu i organizatës, Tonin Marinaj, ka organizuar dhe drejtuar importimin në territorin italian dhe shpërndarje tek anëtarët për shitje të jo më pak se 75 kilogramëve marijuanë, në Firence, në datën 14.06.2010; (iii) Episodi i tretë: Kreu i organizatës, Tonin Marinaj, ka organizuar dhe drejtuar importimin në territorin italian dhe shpërndarjen tek anëtarët e 42 kilogramëve marijuanë, pjesë e një sasie prej 388 kilogramësh marijuanë të magazinuar në Firence, në datën 23.07.2010. Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në këtë magazinë është gjendur edhe një pistoletë e kalibrit 9 mm dhe 100 gramë kokainë", thuhet në dosjen e prokurorisë. 

DOKUMENTET/ Kryebashkiaku socialist, Tonin Marinaj, akuzohet nga Prokuroria e
Hetimet e Prokurorisë së Firences

Vendimi i Gjykatës së Firences

Një seancë gjyqësore për 8 të pandehurit është zhvilluar në 12 maj të 2016, ky gjyqtari Angelo Antonio Pezzuti caktoi që seanca e radhës të zhvillohej më 13 tetor të 2016-ës. Tonin Marinaj nuk ishte kapur nga autoritetet italine dhe do të gjykohej në mungesë. 

DOKUMENTET/ Kryebashkiaku socialist, Tonin Marinaj, akuzohet nga Prokuroria e
Vendimi i Gjykatës së Firences

Edhe në vendimin e gjykatës theksohet se Tonin Marinaj akuzohet si drejtuesi, organizuesi dhe nxitësi i organizatës kriminale të angazhuar në trafikimin e lëndës narkotike të llojit marijuanë.

DOKUMENTET/ Kryebashkiaku socialist, Tonin Marinaj, akuzohet nga Prokuroria e
Vendimi i Gjykatës së Firences
DOKUMENTET/ Kryebashkiaku socialist, Tonin Marinaj, akuzohet nga Prokuroria e
Vendimi i Gjykatës së Firences

Deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi CNA ka tentuar disa herë të komunikojë me kryebashiakun socialist, Tonin Marinaj, në lidhje me këtë çështje, por ai nuk u është përgjigjur telefonatave tona.

Qëllimi i telefonatave ka qenë marrja e një prononcimi nga zoti Marinaj për akuzat e ngritura nga autoritetet italiane dhe si ka vijuar çështja pas vitit 2016. Ne kemi kërkuar më shumë se 4-5 herë komunikim me të, por ai nuk na është përgjigjur.

Fakti është se PD e ka akuzuar, kryebashkiaku thotë janë akuza politike, CNA publikon dokumentet për hetimet e prokurorisë italiane, ku përfshihet edhe kryebashkiaku i Malësisë së Madhe, i cili në vend që të sqarojë pozicionin e tij në këtë çështje, ka zgjedhur ta politizojë atë. CNA do të vijojë të publikojë të gjitha dokumentet e autoriteteve që disponon në lidhje me këtë çështje./CNA 





08:17 Aktualitet Ilia V. Ballauri

SHËN MARIA, 15 GUSHT!

Festë e madhe e krishtërimit, e festojnë të gjithë: orthod...

Lajmet e fundit nga