"Halli i madh" i mediave të Veliajt
Mediat e Veliajt, të paguara nga inceneratorët, por edhe a...

Zjarret po vijojnë në disa zona në Shqipëri duke shtuar këtë vit dëmtimet sidomos në masivet pyjore dhe në ekonomitë e drufrutorëve. Dy avionë nga Rumania për shuarjen e zjarreve iu bashkuan sot përpjekjeve të forcave zjarrfikëse shqiptare si pjesë e shërbimit europian të mbrojtjes civile. Specialistët e mjedisit thonë se ky vit po shoqërohet me pasoja të mëdha nga ndryshimet e klimës, për të cilat duhen investime të qëndrueshme si nga qeveritë vendore dhe qeveria qëndrore.
Në Shqipëri, zjarret në disa rajone të vendit po shkaktojnë dëmtime në masivet pyjore por edhe në ekonomitë e banorëve, sidomos në vreshtari dhe sipërfaqe me ullinj.
Pas kontrollit të zjarreve në zonën e Gjirokastrës, Finiqit dhe në Malin e Tomorit në jug të Shqipërisë vatra tjetër ku po vijojnë prej nëntë ditësh zjarret është ajo në Parkun Kombëtar të Prespës, në juglindje.
Ministria shqiptare e Mbrojtjes njoftoi të mërkurën mbërritjen e dy avionëve për shuarjen e zjarreve nga Rumania, njëri prej të cilëve me kapacitet 6 tonë ujë për tu ardhur në ndihmë forcave zjarrfikëse shqiptare. Avionët janë pjesë e ndihmës së shërbimit europian të mbrojtjes civile.
“Ky është nga vitet më problematikë për zjarret", thotë Gligor Dushi , inxhinier i pyjeve në zonën e Dropullit në Gjriokastër e cila këtë vit u prek masivisht nga zjarret.
"Për shkak të thatësirës së tejzgjatur, temperaturave tejet të larta dhe biomasës së thatë që me shumicë ndodhen në malet tona kohët e fundit, u bënë të gjithë faktorët bashkë dhe paraqitën një rrezikshmëri të madhe për zjarret. Në bashkinë Dropull kemi pasur më datë 8 korrrik një vatër zjarri të madhe që vazhdoi për disa ditë duke përshkuar rreth 4270 hektarë pyje dhe kullota ku 510 hekatrë janë vetëm pyje. Dëmi mjedisor është i konsiderueshëm", thotë ai.
Zoti Dushi thotë se fatmirësisht zjarret nuk kanë sjellë dëme në njerëz dhe në banesa, por menaxhimi i tyre është bërë edhe më i vështirë. Sipas tij ndryshimet klimatike po luajnë një rol bazë për situatën e zjarreve kombinuar dhe me faktorët lokalë.
"Për shkak të braktisjes së blegtorisë nga shumë banorë kullotat në malet tona janë të pakonsumuara. Duke qenë se bari rritet dhe është masë djegëse egzistente në malet tona rritet edhe mundësia për zjarre. Njëkohësisht janë edhe ndryshimet klimatike. Ne kemi që në maj pa rënë reshje shiu. Temperatuart janë tejet të larta, ne në Dropull këto ditë kemi temperatura rekord të cilat sa vijnë dhe rriten", thotë ai.
Situata e zjarreve e rëndon më shumë situatën e biodiversitetit dhe ekosistemit në Shqipëri, thotë profesori i shkencave të natyrës në universitetin e Gjirokastrës, Lavdi Hasani.
“Ndotja e ajrit dhe efkti serë është shumë evifent për arsye se masivet kryesore që digjen sot janë pyjet me pisha të cilat përmbajnë rrëshirë dhe rrëshira kuptohet ka përbërës të fuqishëm të karbonit që jo vetëm ndot ajrin, rrit smogun në ajër, por nga ana tjetër ndikon shumë në efektin sere", thotë ai.
Zoti Hasani thotë mëtej se efekte e klimës globale do të bëhen edhe më agresive dhe kërkojnë investime të qëndrushme si nga qeveritë vendore dhe qeveria qëndrore. Është koha thotë më tej zoti Hasani që të investohet për përmirësimin e kapaciteteve për shuarjen e zjarreve.
"Faktikisht ka ardhur koha që të gjtiha qeveritë të mendojnë më shumkë për këtë sepse ne kemi edhe shtete të përparuara ,anëtare të Bashkimit Europian që po vihen në vështirësi nga zjarret dhe po kërkojnë edhe ndihmë nga BE në raste të të tilla. Po humbasin edhe jetë njerëzish nga situata të tilla dhe nuk është fare e tepruar që për kohën dhe atë që presim nga ngrohja globale të themi se sot është shumë e nevojshme që qveritë të marrin masa që të shtojnë flotën e teknologjisë së lartë për shuarjen e zjarreve", thotë ai.
Ndërsa zoti Dushi thotë se në shumë zona largimi i banorëve në emigrim ka sjellë problem për burime njerëzore që duhen për ndërhyrjet nga zjarret. Sipas tij duhen hartuar mënyra të reja veprimi.
“Mungesa e njerëzve është vendimtare për fikjen e zjarreve. Zjarret kontrollohen dhe fiken duke pasur një sasi të madhe vullnetarësh, nuk e fikin vetëm zjarrfikësit zjarrin, ata luajnë roline tyre krysor në organizmin e operacionit. Një masë që duhet marrë në të ardhmen është gjetja e mënyrave se si do fiken zjarret sepse ne nuk kemi kapacitete njerëzore për të ndërhyrë. Vijnë shpeshherë mjete nga ajri por duhet ditur që këto ndërhyrje duhet të shoqërohen me kapacitete njerëzore nga toka.”
Shqipëria konsiderohet si një nga vendet me riskun më të lartë në Europë nga fatkeqësitë natyrore dhe anga ana tjetër me kapacitete shumë të vogla për t`iu përshtatur pasojave të ndryshimeve klimatike.
Raporti rajonal për Klimën dhe Zhvillimin në Vendet e Ballkanit Perëndimor publikuar në qershor të këtij viti nga Banka Botërore thotë se Shqipërisë i duhet një shumë prej 6 miliardë dollarësh në vitet në vijim, për të zbutur ndikimet e ndryshimeve të klimës./ VOA
Mediat e Veliajt, të paguara nga inceneratorët, por edhe a...
Prokuroria e Korçës ka marrë nën hetim Inspektorin me ...
Prokuroria e Korçës ka reaguar në lidhje me vrasjen e ...
Arbitrazhi paraqet një mundësi për të përmirësuar zgji...
Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë i ka kërkuar inform...
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjit...
Kreu i PL-së, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me ngjarj...
Vatër e re zjarri në kodrat e Lushnjës. Në pamjet e s...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vrasjen ...
Janë ekstraduar drejt Tiranës nga Dubai dy eksponentë të k...
Nis ndërhyrja nga ajri për në Parkun Kombëtar të Presp...
Benila Themeli, nënkryetarja e Bashkisë Korçë, në një dekl...
Trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Durrës. Situa...
Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka hedhur po...
Pamje mahnitëse nga Gjiri i Inglezit. Vendi magjik nd...
Gjykata Kombëtare e Spanjës vendos të ekstradojë drejt...
Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku është ...
Kreu i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka dalë...
Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku në...
Të nderuar qytetarë të Bashkisë Tiranës! Kontrolli i ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...