“F*ck you”/ PDE "shuplakë" Ramës: Sheshi duhet dëgjuar, jo fyer
Partia Demokratike Europiane ka reaguar pas intervistës së...
Partia Demokratike Europiane ka reaguar pas intervistës së...

Kreu i PL-së, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me ngjarjen në Pogradec duke thënë se krimi monstruoz i vrasjes së babait të dy fëmijëve është fshehur dhe manipuluar nga narkopolicia.
Sipas Metës përpjekja tinzare shtetërore për të mbuluar një vrasje të paralajmëruar është prova më e freskët se në këtë vend nuk sundon shteti ligjor, por shteti i krimit.
Meta deklaroi se krimi tregon fytyrën e vërtetë të policisë dhe qeverisë, duke risjellë vrasjen e Klodian Rashës.
“Krimi monstruoz i vrasjes së babait të dy fëmijëve në Pogradec, që u fsheh dhe u manipulua nga Narko-Policia, dhe për më rëndë akoma, që u relativizua nga “Drejtësia e Re” e Ramaformës, e cila liroi në sallën e gjyqit tre nga katër bashkëpunëtorët e vrasjes, është një ngjarje shumë e rëndë dhe tronditëse që revolton, dhe rrezikon çdo shqiptar.
Përpjekja tinzare shtetërore për të mbuluar një vrasje të paralajmëruar është prova më e freskët se në këtë vend nuk sundon shteti ligjor, por shteti i krimit, që inkurajon, mbulon dhe amniston krimet e gjobaxhinjve të Rilindjes, dhe bandave kriminale të “Rilindjes” të bëra njësh me pushtetin dhe policinë.
I shpreh solidaritetin më njerëzor dhe ngushëllimet më të ndjera familjes Proga, që humbi pabesisht njeriun e tyre të dashur, dhe që më rëndë akoma nuk po gjen drejtësi për një krim të kryer ditën për diell, në zemër të qytetit aq paqësor të Pogradecit dhe para syve të dhjetëra qytetarëve.
Ky krim monstruoz provon edhe njëherë fytyrën e urryer të Narko-Policisë Qeveritare, e njëjta që vrau Klodian Rashën tek dera e shtëpisë dhe që e manipuloi edhe atëherë vrasjen, duke i shtuar një pistoletë si shkaktar i një konflikti me policinë.
Qartazi Policia e Shtetit është shndërruar në Policinë e Pushtetit të krimit, që ka humbur jo vetëm besimin, por edhe misionin për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve shqiptarë.
Përkundrazi, është shndërruar në strukturën më të urryer të popullit, në dhunuesen më të egër të lirive dhe të drejtave të tij, siç e kemi parë së fundmi, edhe në protestën e fermerëve të Maliqit të Korçës, në aksin Thumanë-Kashar ku prindërit rrihen para syve të fëmijëve që mbajnë në krah, në shembjen e banesave të ligjshme në Tiranë, ku banorët nxirren me gaz nga shtëpitë e tyre, dhe kudo tjetër.
Nuk kemi të bëjmë me raste sporadike të shkëputura, por me vizionin banditesk, të shpallur botërisht nga Edi Rama nëpërmjet ministrit të Brendshëm në detyrë, në atë kohë Blendi Çuçi: “Nuk ka zhvillim pa krim”.
Këtu e ka burimin shkelja e ligjit nga uniformat blu, vrulli i krimit në të gjithë vendin, mungesa e rendit publik dhe rritja e pasigurisë së jetës.
Ndaj sot kemi drejtues të lartë policie të korruptuar e të inkriminuar, komisariate të tëra të kriminalizuara, që përfshihen direkt në trafik droge dhe atentate mafioze që porositen nga zyrat e Policisë, siç u provua në dosjen “Metamorfoza””.
Policia e bërë njësh me Partinë-Shtet, është kthyer në strukturën më gjigande të patronazhimit, të survejimit dhe vjedhjes së votave, siç është provuar edhe në dosjen 184, gjithashtu të amnistuar nga Ramaforma.
Krimi e ka “kumbarin” e tij në krye të Qeverisë.
Është kjo është arsyeja pse në 11 vite në pushtet Edi Rama, me ndihmën e NarkoPolicisë kanabizoi gjithë Shqipërinë, u hapi portet, aeroportet dhe të gjitha rrugët trafikantëve të drogës, “bekoi” vrasjet dhe atentatet mafioze në qendrat e qyteteve, me parrullën “hëngshin kokat e njëri-tjetrit”. Përdori bandat me mbrojtje policore për vjedhjen e votave dhe dekonspiroi të gjitha aksionet për kapjen e të shumëkërkuarve.
Çdo shtet ka mafien e tij, por tashmë është bërë botërisht e njohur se në Shqipëri, mafia ka shtetin e saj. Ndaj, shporrja një orë e më parë e kumbarit të krimit, Edi Rama është prioritet kryesor dhe vendimtar për të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe patriotë!", tha Meta./ CNA
Vatër e re zjarri në kodrat e Lushnjës. Në pamjet e s...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vrasjen ...
Janë ekstraduar drejt Tiranës nga Dubai dy eksponentë të k...
Nis ndërhyrja nga ajri për në Parkun Kombëtar të Presp...
Benila Themeli, nënkryetarja e Bashkisë Korçë, në një dekl...
Trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Durrës. Situa...
Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka hedhur po...
Pamje mahnitëse nga Gjiri i Inglezit. Vendi magjik nd...
Gjykata Kombëtare e Spanjës vendos të ekstradojë drejt...
Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku është ...
Kreu i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka dalë...
Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku në...
Të nderuar qytetarë të Bashkisë Tiranës! Kontrolli i ...
Dy avionë të Forcave të Armatosura të Rumanisë mbërritën s...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka publikuar të dhënat...
Denis Meçe, autori i vrasjes së 42-vjeçarit Egli Progi...
Dy muaj pas arrestimit në Dubai, i 'forti i Niklës', D...
Vijon të jetë aktiv dhe në një situatë alarmante, vatr...
Kontejnerët e transportit për në Tajlandë, të mbushura me ...
Bashkimi i ujësjellësve në vend, një reformë që nisi n...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...