Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka publikuar të dhënat statistikore të punës së këtij institucioni për periudhën Janar-Korrik 2024.
Gjatë kësaj kohe janë arrestuar e ndaluar në kushtet e flagrancës 27 persona, mes të cilëve efektivë të policisë, Gardës dhe MZNSH-së.
Njoftimi:
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për periudhën Janar-Korrik 2024 ka synuar rritjen e eficencës së hetimeve proaktive në funksion të goditjes së paligjshmërisë, në radhët e punonjësve të strukturave, kryesisht të Policisë së Shtetit, duke synuar nivelet e larta, të mesme e të parë drejtues të menaxhimit policor, jo vetëm ato në nivelet zbatuese/operacionale. Gjithashtu fokusi është vënë në strukturat me risk të lartë korrupsioni, si kufiri, policia rrugore, hetimi i krimit, shërbimet ndaj të tretëve, etj.
Rezultatet e arritura, e parë kjo edhe në një retrospektive 10-vjeçare të treguesve të hetimit procedural penal, tregojnë për një rritje të konsiderueshme sasiore dhe cilësore, ku konkretisht deri më tani kemi pasur 175 referime me 282 punonjës të referuar, krahasimisht me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ku ka pasur 128 referime me 177 punonjës të referuar, çka rezulton për rritje me 37 % të numrit të referimeve penale, 59 % të numrit të punonjësve të referuar dhe 68 % të numrit të hetimeve proaktive.
Të grupuara sipas veprave penale, 175 referimet penale për 282 subjekte, i klasifikojmë në:
– 63 referime ndaj 115 punonjës të strukturave dhe 2 shtetas për veprat penale “shpërdorim detyre” e “korrupsion pasiv”;
– 39 referime ndaj 90 punonjës të strukturave dhe 25 shtetas për veprën penale “shpërdorim detyre” duke favorizuar “forma të ndryshme të paligjshmërive,
– 51 referime ndaj 55 punonjësve të strukturave dhe 4 shtetas, për veprën penale të “kryerjes së veprimeve arbitrare”; “dëmtime të tjera me dashje”, “dhunë në familje”, “goditje për shkak të detyrës”, etj,
– 22 referime ndaj 22 punonjësve të strukturave dhe 2 shtetas për veprën penale “drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” apo “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Edhe për periudhën Janar – Korrik 2024, “abuzimi me detyrën & ndërveprimet korruptive” rezultojnë të jenë forma më klasike e kundërligjshmërisë me rreth 58 % të totalit të referimeve, qoftë si formë e vetme apo në favorizim të formave të ndryshme të paligjshmërive, ku këto të fundit zënë rreth 22% të totalit të referimeve që variojnë nga njëra strukturë vendore në tjetrën e nga lloji i strukturës dhe përgjegjshmëria ligjore dhe funksionale që ato kanë. Në përqindje të konsiderueshme, rreth 29% të totalit të referimeve e zënë shkeljet/veprimet që kryejnë punonjësit e policisë gjatë ushtrimit të detyrës, të cilat prekin lirinë e shtetasve nga veprimet e tyre të pa drejta apo nga zbatimi i urdhrave arbitrarë të dhëne.
Theksojmë se, sa i përket veprimtarisë parandaluese, rezulton që për periudhën Janar-Korrik 2024, kemi 67 hetime proaktive kundrejt 35 hetimeve proaktive të së njëjtës periudhë të vitit të kaluar, ose ndryshe një rritje me 68% të numrit të hetimeve proaktive.
Krahas referimeve nga strukturat e hetimit të agjencisë, në cilësinë dhe përmbushjen e atributeve të Oficerit të Policisë Gjyqësorë, janë kryer me iniciativë ndalimet/arrestimet në kushtet e flagrancës si dhe ekzekutuar Vendimet e Gjykatave për masat e sigurisë të karakterit ndalues dhe shtrëngues, 92 masa ndaj 72 punonjësve të strukturave e 21 shtetasve, e konkretisht:
Arrestuar/ndaluar në kushtet e flagrancës 27 persona, nga të cilët:
− 2 punonjës policie të nivelit të parë drejtues
− 8 punonjës policie të nivelit zbatues
− 3 efektivë të Gardës së Republikës
− 1 efektiv i MZNSH
− 13 shtetas
Ekzekutuar vendimet e gjykatave për caktimin e masave të sigurisë, për 57 punonjës të strukturave dhe 8 shtetas, si vijon:
Masa e sigurimit personal “arrest në burg” caktuar për 10 persona nga të cilët:
− 2 punonjës policie të nivelit të parë drejtues
− 3 punonjës policie të nivelit zbatues
− 5 shtetas
Masa e sigurimit personal “arrest në shtëpi” caktuar për 9 persona nga të cilët:
− 1 punonjës policie i nivelit të parë drejtues
− 7 punonjës policie të nivelit zbatues
− 1 shtetas
Masa e sigurimit personal “pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik” caktuar për 44 persona, nga të cilët:
− 1 punonjës policie niveli madhor
− 2 punonjës policie i nivelit të mesëm drejtues
− 12 punonjës policie i nivelit të parë drejtues
− 28 punonjës policie të nivelit zbatues
− 1 punonjës civil
Masa e sigurimit personal “detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” caktuar për 3 persona, nga të cilët:
− 1 punonjës policie i nivelit zbatues.
− 2 shtetas
Sa i përket veprimtarisë administrative të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, në aspekt krahasimor për periudhën analizuese Janar – Korrik 2023/2024, rezulton se:
− Në Linjën e Gjelbër ka pasur gjithsej 2216 telefonata, duke shënuar një ulje me 8.7 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur janë regjistruar gjithsej 2409 telefonata.
− Në fushën administrimit dhe trajtimit të ankesave, janë marrë gjithsej 958 ankesa, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kur janë administruar 699 ankesa, konstatohet se ka një rritje me afro 37 %.
− Në përfundim të hetimit administrativ ka rezultuar se në 92 raste ankesat kanë qenë të bazuara, duke shënuar një rritje me afro 23 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar (me 75 raste).
Vlen, të theksojmë se një tregues pozitiv, janë numri i punonjësve të policisë, për të cilët në përfundim të hetimit administrativ (ankesa & inspektime) janë rekomanduar për fillimin e hetimit disiplinor për shkelje të rënda pranë Komisionit të Hetimit Disiplinor të Agjencisë dhe për shkelje të lehta, në Drejtorinë e Standardeve Profesionale të Policisë së Shtetit, konkretisht 225 punonjës policie për këtë periudhë kundrejt 137 punonjësve për të njëjtën periudhe të vitit të kaluar, me një rritje prej 64 %./CNA
Denis Meçe, autori i vrasjes së 42-vjeçarit Egli Progi...
Dy muaj pas arrestimit në Dubai, i 'forti i Niklës', D...
Vijon të jetë aktiv dhe në një situatë alarmante, vatr...
Kontejnerët e transportit për në Tajlandë, të mbushura me ...
Bashkimi i ujësjellësve në vend, një reformë që nisi n...
Opozita e ka bërë të qartë se nuk do të ndalet në bete...
Sot nis Festa e Birrës në Korçë, një event i përvitshëm, q...
Gazeta “Panorama” hapet me titullin: “Vrasja në Pograd...
Agjencia e lajmeve ndërkombëtare “Bloomberg” ka zbulua...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga anijet e nisura nga...
Një tjetër protestë po zhvillohet pasditen e sotme nga...
Prej disa javësh tashmë, zona të ndryshme në veri dhe ...
Në një dalje në VOA, Afrim Krasniqi në emër të ISP-s...
Situata e flakëve në Malin e Thatë është alarmante. Zjarr...
Të martën, Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e si...
Drejtoria e Burgjeve ka bërë publike përmes një postimi në...
Policia e Korçës ka publikuar planin e masave për garantim...
I nxehti afrikan ka pushtuar kryeqytetin prej disa javësh....
Pastërtia e bregdetit mbetet një ndër prioritetet kryesore...
42-vjeçari Eglantin Proga humbi jetën pasditen e së sh...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...