Dhunimi barbar i Egli Progës/ Gjykata e Korçës përfshihet në skandal, ndryshohet akuza për autorin
Vrasja e 42-vjeçarit Egli Proga në Pogradec, që ndodhi...

42-vjeçari Eglantin Proga humbi jetën pasditen e së shtunës në Pogradec, sipas policisë së Korçës, “si pasojë e një konflikti”, ndërsa ngjarja tragjike ka përfshirë në polemika disa institucione pas dyshimeve për manipulim të fakteve në favor të autorit.
Policia e Korçës njoftoi se forcat e rendit shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, ngritën grupin hetimor, sekuestruan kamerat e lokalit, shoqëruan disa persona, që ishin të pranishëm në çastin e ngjarjes dhe kryen të gjitha veprimet e para me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e saj.
“Grupi hetimor zbardhi ngjarjen, identifikoi dhe arrestoi autorin si dhe tre shtetas të tjerë për moskallëzim krimi”, thuhet në njoftimin e policisë, e cila hodhi poshtë dyshimet se policia u përpoq të manipulonte apo të fshihte ngjarjen.
Jonida Proga, motra e viktimës, tha para mediave se vëllai u dhunua dhe u la gjatë në rrugë në gjendje të rëndë, ndihma mjekësore u vonua, ndërsa theksoi se “policia ka lëvizur shumë vonë” dhe se “jeta e vëllait mund të ishte shpëtuar me një ndërhyrje më të shpejtë mjekësore, gjë që u frenua nga veprimet policore”.
Por Avokati i Popullit shprehu “shqetësimin e thellë” të hënën për “ngjarjen e rëndë në Pogradec, ku në rrethana të dyshimta humbi jetën një qytetar” dhe bëri të ditur se ka nisur një verifikim të plotë mbi veprimet e organeve kompetente, i cili do të hedhë dritë mbi të gjitha aspektet e ngjarjes, përfshirë edhe pretendimet për moszbardhjen e drejtë të situatës.
“Avokati i Popullit shpreh shqetësim për pretendimet e ngritura nga familjarët e viktimës dhe një pjesë e opinionit publik në Pogradec, lidhur me mundësinë e fshehjes apo manipulimit të ngjarjes nga strukturat e policisë lokale”, thuhet në deklaratën e këtij institucioni.
Ndërkohë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, urdhëroi sot që të kryhet një inspektim lidhur me ngjarjen tragjike të Pogradecit në policinë e Korçës nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit.
“Drejtoria e Standardeve Profesionale do të vlerësojë të gjithë tërësinë e veprimeve dhe reagimit të punonjësve të policisë, prej momentit të parë të marrjes së njoftimit mbi ngjarjen, duke synuar nxjerrjen e përgjegjësisë dhe personave përgjegjës, nëse rezultojnë të tillë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Njoftime jozyrtare bëjnë me dije se Proga u dhunua brutalisht nga një 29-vjeçar, i cili është pjesëtar i një familje me lidhje politike në pushtetin socialist, çka dyshohet se mund të ketë sjellë frikën apo ngurrimin e shumë pjesëmarrësve për të folur, që të fshehin ose të zvarrisin me vonesa zbardhjen e ngjarjes.
Kryetari i Partisë Demokratike në Pogradec, Gentian Çela, deklaroi se “i ndjeri Egli Proga ndërroi jetë pas dhunës barbare të shkaktuar nga Denis Meçe, familjar i një drejtuesi të Partisë Socialiste, i njohur për bëmat në korrupsion dhe përfitues tenderësh në Bashkinë e Pogradecit”.
Ai theksoi se policia e Pogradecit “për qëllime politike” u përpoq të “fshihte vrasjen e ndodhur në zonën më të populluar të qytetit duke e raportuar si vdekje natyrale”, si dhe kërkoi për këtë shkarkimin e drejtuesit vendor të policisë.
Ngjarja tragjike ka tronditur qytezën turistike të Pogradecit buzë liqenit të Ohrit në juglindje të vendit, e cila vizitohet nga mijëra turistë vendas dhe të huaj, aq e njohur për mikpritjen, arkeologjinë antike dhe atmosferën paqësore, që përfshin prej shumë kohësh këtë krahinë.
Eglantin Proga, baba i dy fëmijëve të mitur, njihej nga komuniteti si qytetar i rregullt e i qetë pa konflikte me persona problematikë. Ende nuk ka të dhëna mbi shkaqet e konfliktit, ku ai u dhunua ashpër deri në humbje të jetës, ndërsa hetimet e disa institucioneve të ndryshme pritet të zbardhin të vërtetën./VOA
Vrasja e 42-vjeçarit Egli Proga në Pogradec, që ndodhi...
Motra e 42-vjeçarit që u vra në Pogradec ka reaguar pas ve...
Në zonën e ish-fabrikës së tullave në Lushnjë vazhdon puna...
Partia Demokratike, në një deklaratë për mediat përmes...
Në Gjykatën e Korçës po zhvillohet seanca gjyqësore nd...
Në Lojërat Olimpike "Paris 2024", sportistët rusë që p...
Mbërrijnë në Gjykatën e Korçës, autori i vrasjes së Eg...
Ajola Xoxa, në disa shkrime rresht, jo vetëm investiga...
Gjykata e Korçës ka vendosur masën "arrest me burg" pë...
Ervin Salianji, ose siç njihet ndryshe “Babalja”, dhe ...
Kryetari i Bashkisë Pustec, Pali Kolefski, ka folur për si...
Gazeta “Panorama” hapet me titullin: “Tuneli i Llogarisë, ...
Autoritetet në Tajlandë janë alarmuar për shkak të ngarkes...
Organizata ndërkombëtare e ruajtjes së natyrës “EuroNatur”...
Në Shqipëri lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të orga...
Në Tiranë, Instituti i Studimeve Politike thekson në një r...
Këtë të hënë ishte paralajmëruar mbajtja e një protest...
Forcat e emergjencave civile po vijojnë betejën me vat...
E ngarkuara me punë të SHBA-së, Nancy VanHorn, u takua...
Festa e Birrës sjell 5 mbrëmje magjike në qytetin e Korçës...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...