Edmond Spaho: Edi Rama nuk duhet të japë dorëheqjen
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...

Pastërtia e bregdetit mbetet një ndër prioritetet kryesore të qeverisë shqiptare, ku është ndërhyrë dhe po ndërhyhet në vijimësi. Në disa prej pikave turistike ku fluksi i vizitorëve është edhe më i lartë, janë shfaqur disa problematika që lidhen me pastrimin. Për shkak edhe të mungesës së rrugëve tokësore aksesi në këto zona është i vështirë.
Bashkitë e Himarës dhe Sarandës kanë nisur punën për pastrimin e këtyre plazheve, të cilat aksesohen përmes detit, ndërsa ekipeve të tyre u janë bashkuar edhe Forcat Detare.
Në terren për të ndjekur nga afër këtë aksion ishte e pranishme zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, të cilët u ndalën në disa prej plazheve, pjesë e Bashkisë Himarë dhe Sarandë.
Për të pasur një menaxhim sa më të mirë të vijës bregdetare, dhe veçanërisht të këtyre zonave, ministri Vëngu e vendosi theksin te bashkëpunimi mes të gjitha autoriteteve të cilat kanë fushë të veprimit të tyre detarinë. Bashkëpunim, i cili përgjatë sezonit turistik duket të jetë edhe më intensiv.
“Është absolutisht e nevojshme që roja bregdetare, sidomos në sezon, të ketë një koordinim shumë të madh me Njësinë Detare të Policisë Kufitare dhe me bashkitë të cilat duhet patjetër të mobilozohen në këto zona që mund të jenë me akses të vështirë, por duhet që patjetër të kenë një kontroll të territorit dhe në këto plazhe që janë shumë të frekuentuara”, u shpreh Pirro Vëngu.
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku e cilësoi si të nevojshme ndërhyrjen e forcave të ushtrisë në këto momente për t'i dhënë një zgjidhje të shpejt situatës, për shkak të sezonit turistik që po vijon, ndërsa me përfundimin e tij do të bëhet një analizë më e plotë për të përcaktuar masat dhe hapat që do të ndërmerren në vijim.
“Ne e konsiderojmë në këto momente të një rëndësie të veçantë ndërhyrjen e ushtrisë, qoftë nga toka, me trupat që mund të ndihmojnë bashkitë, por qoftë dhe nga deti. Ndërkohë që do të duhet, nga çfarë po kuptohet, që pas përfundimit të sezonit të bëjmë një analizë të mirëfilltë të të gjithë situatës për të nxjerrë mësime nga ky numër i shtuar sepse çdo vit nga sa kuptohet ne arrijmë që të identifikojmë të tjera pika të dobëta që dalin në sipërfaqe. Sezoni i vitit të kaluar u mbull me sukses, u mituguan të gjitha problematikat që u vunë re gjatë atij sezoni, por këtë vit me një numër të shtuar, një numër ekspansional për Shqipërinë, të vizitorëve, sigurisht ne po zbulojmë pika të tjera të dobëta të cilat nuk kanë qenë shfaqur më parë dhe duhen mitiguar sa më shpejt, brenda këtij sezoni. Dhe ne duhet të jemi të përgatitur për sezonin tjetër”, tha Balluku.
Në bisedën me kryebashkiakun e Sarandës, Oltion Çaçi, Balluku vlerësoi bashkëpunimin mes pushtetit vendor dhe atij qëndror për t'u dhënë zgjidhje situatave, të cilat shfaqen në mes të sezonit, ndërsa mosreagimi në kohë mund të sjellë kosto në sektorin e turizmit. Gjithashtu, edhe ndërgjegjësimi i qytetarëve dhe operatorëve turistikë është shumë i rëndësishëm sa i takon administrimit dhe mbajtjes pastër të plazheve.
“Në përfundim të sezonit, në bashkëpunim, patjetër, me Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me ministrin Mazniku të Pushtetit Vendor dhe me secilin prej jush, ne duhet të bëjmë një plan të mirëfilltë masash”, bëri të ditur Balluku./ CNA
42-vjeçari Eglantin Proga humbi jetën pasditen e së sh...
Vrasja e 42-vjeçarit Egli Proga në Pogradec, që ndodhi...
Motra e 42-vjeçarit që u vra në Pogradec ka reaguar pas ve...
Në zonën e ish-fabrikës së tullave në Lushnjë vazhdon puna...
Partia Demokratike, në një deklaratë për mediat përmes...
Në Gjykatën e Korçës po zhvillohet seanca gjyqësore nd...
Në Lojërat Olimpike "Paris 2024", sportistët rusë që p...
Mbërrijnë në Gjykatën e Korçës, autori i vrasjes së Eg...
Ajola Xoxa, në disa shkrime rresht, jo vetëm investiga...
Gjykata e Korçës ka vendosur masën "arrest me burg" pë...
Ervin Salianji, ose siç njihet ndryshe “Babalja”, dhe ...
Kryetari i Bashkisë Pustec, Pali Kolefski, ka folur për si...
Gazeta “Panorama” hapet me titullin: “Tuneli i Llogarisë, ...
Autoritetet në Tajlandë janë alarmuar për shkak të ngarkes...
Organizata ndërkombëtare e ruajtjes së natyrës “EuroNatur”...
Në Shqipëri lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të orga...
Në Tiranë, Instituti i Studimeve Politike thekson në një r...
Këtë të hënë ishte paralajmëruar mbajtja e një protest...
Forcat e emergjencave civile po vijojnë betejën me vat...
E ngarkuara me punë të SHBA-së, Nancy VanHorn, u takua...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...