Rrëfimi tronditës i motrës së Egli Progës/ “E goditën brenda lokalit, e nxorrën jashtë të jepte shpirt”
Motra e Egli Progës, 42-vjeçarit që u vra në Pogradec, Jon...

Sezoni i kthimit në shkollë është gjithmonë një moment i rëndësishëm për prindërit dhe nxënësit.
Është një kohë që shënon fillimin e një kapitulli të ri, të mbushur me pritshmëri, synime dhe sfida të reja. Megjithatë, vitet e fundit, ky sezon është bërë gjithashtu sinonim me shpenzime të larta dhe rritje të çmimeve.
Shtrenjtimi i artikujve të shkollës, veshjeve, dhe pajisjeve teknologjike ka krijuar një barrë financiare për shumë familje, duke e bërë kthimin në shkollë jo vetëm një ngjarje të rëndësishme, por edhe një sfidë ekonomike.
Një nga ankesat e përvitshme të tyre janë çmimet e larta të artikujve shkollorë, të cilat prindërit janë të detyruar t’i blejnë dhe t’i riblejnë gjatë vitit si produkte konsumi. Bizneset e fushës shprehen se aktiviteti i tyre ka qenë i stabilizuar vitet e fundit, duke e argumentuar se ka pasur një rritje kërkesë pas pandemisë.
Në Tiranë, por edhe në qytete të tjera, mjetet shkollore gjenden në çdo kancelari, librari, markete, si dhe dyqane për fëmijë. Kopshtet apo shkollat kanë një listë të tyre të produkteve të domosdoshme që fëmijët duhet të pajisen. Në një vëzhgim në terren, për një fëmijë të ciklit fillor nga klasa e 1-4, mjetet shkollore kushtojnë rreth 8000 lekë. Dhe kjo është vetëm një pikënisje.
Në qendrat tregtare krijohet një kënd i veçantë për rikthimin në shkollë dhe që në ditët e para të shtatorit nisin fushatat “Back to School”. Torta e shpenzimeve për këtë ditë, e cila nis që për fëmijët e ciklit parashkollor dhe në kopsht, ndahet jo vetëm në dyqanet e vogla të formës kancelari, por edhe në një “luftë titanësh” mes qendrave tregtare.
Dyqanet e vogla të lagjeve shprehen se shitjet kanë rënë ndjeshëm ndërsa qendrat tregtare raportojnë që ky vit ka qenë i mirë, në lidhje me tregtimin e artikujve shkollorë. Shumica e prindërve zgjedhin të shkojnë në qendra të mëdha tregtare ku dhe gama e produkteve është më e gjerë.
Burime pranë “NoLimits” në Casa Italia, biznes i cili ka mbi 15 vite në tregun shqiptar, thonë për “Monitor” se ka pasur interes të lartë për çantat shkollore dhe portofolët e mbushur. Sipas tyre, janë zgjedhur çanta me çmime të larta, mbi 6000 lekë, si një tregues që duan t’i përdorin më shumë sesa një vit shkollor.
Operatorët pranë kancelarisë “Infiniti Office” në Tiranën e Re, thonë se shitjet kanë qenë në nivele të mira këtë vit. “Vëmë re një rritje kërkese për mjete shkollore si lapsa, stilolapsa, ngjyra, fletore. Ne kemi disa pika në Tiranë dhe këtë vit, ndihet ndryshimi nga vitet e tjera, sidomos 2021, 2022 që ka qenë shumë i ulët. Jemi fokusuar dy vitet e fundit në përmirësimin e gamës së produkteve që ofrojnë, duke sjellë mjete më cilësore”.
Nga kancelaria “Euro Office” pohojnë se kanë vënë re një tendencë për të shpenzuar më shumë, ndonëse fëmijë ka më pak. Sipas tyre, prindërit shqiptarë kanë më pak fëmijë se më parë dhe kjo i ‘penalizon’ automatikisht me rënien e numrit të klientëve të ardhshëm.
Nga Nova dhe Euro1, bëhet me dije se produktet kancelarike nisin nga 150 lekë dhe vijojnë në çmime më të shtrenjta. Sipas tyre, prindërit kanë blerë më pak këtë vit, por produkte më cilësore.
Për to, kjo diferencë është vënë re te numri i artikujve për fëmijë të blera: më parë bliheshin fletoret me pako, ndërsa këtë vit janë treguar më të mbledhur, duke marrë vetëm produkte me listën përkatëse, pa e ‘lëshuar’ dorën.
Sa kushton dita e parë?
Një nga gjërat thelbësore që prindërit duhet të blejnë për fëmijët janë librat, të cilët variojnë me çmime deri në 8000 lekë. Bëhet fjalë për klasat e gjashta e në vijim të ciklit 9-vjeçar, pasi cikli fillor deri në klasën e pestë, librat i merr falas.
Megjithatë, duke qenë libra të përdorur, shpesh prindërit e këtij cikli sërish i blejnë, kostoja e të cilëve mund të variojë deri në 6000 lekë. Por vetëm me libra nuk mund të thuash se e ke kompletuar pjesën e artikujve shkollorë të një fëmije.
Lapsat, fletoret, bojërat dhe letrat me ngjyra, dosjet, fletët A4, janë pjesa tjetër e domosdoshme për t’u blerë dhe që u nevojiten. Mesatarisht, kostoja e gjithë këtyre produkteve shkon rreth 6000 lekë për çdo fëmijë. Kjo duke llogaritur një kosto fillestare, sepse gjithmonë ka produkte që nevojiten në vijimësi të procesit mësimor.
Çantat janë një tjetër mjet i domosdoshëm për çdo nxënës. Çmimi i tyre varion nga 2000-10000 lekë. Gjithashtu portofolët, që shiten kryesisht të mbushur, kostot e të cilëve nisin nga 1000 lekë (ata bosh) deri në 4000 lekë të mbushur.
Por nëse gjithë këtyre shpenzimeve do t’u shtojmë edhe çmimin e veshjeve, vihet re një rritje e çmimeve, në varësi të markave. Për shkollat private, një kosto e konsiderueshme është ajo e uniformave, si dhe paketa e librave, të cilat janë kryesisht jashtë tarifës zyrtare të shkollës.
Uniformat për shkollat private nisin nga 15 mijë lekë, ndërsa librat ndryshojnë në varësi të klasës, por bëhet fjalë për kosto nga 5-10 mijë për ciklin fillor. Për klasat 5-9, çmimet janë më të shtrenjta.
Rritja më e madhe e çmimeve është te fletoret, e cila sipas librarive vjen si pasojë e rritjes së çmimit të letrës. Nëse çmimi i një fletoreje të vogël para pandemisë ishte 29 lekë, tani për të njëjtën fletore paguani 40 lekë. Fletoret me cilësi më të mirë, të cilat para pandemisë mund të bliheshin me çmim prej 50-80 lekë, tani janë rreth 150-200 lekë.
E njëjta gjë ndodh edhe me stilolapsat, apo edhe mjetet e tjera shkollore, që konsiderohen bazë dhe të domosdoshme.
Kancelaritë pohojnë se çmimet varen nga marka dhe cilësia e materialeve. Mund të gjenden materiale më të lira dhe më të shtrenjta.
Nëse bëjmë një mbledhje në total të të gjitha çmimeve për artikujt shkollorë rezulton se prindërit duhet të shpenzojnë mesatarisht 12 mijë lekë për të çuar një fëmijë në shkollë, pa librat dhe me hamendësimin se produktet janë blerë relativisht të lira dhe jo në dyqane më cilësore.
Kjo kosto e ditës së parë ka rritje prej 26% krahasuar me përllogaritjen e një viti më parë, të bërë nga Monitor./Monitor
Motra e Egli Progës, 42-vjeçarit që u vra në Pogradec, Jon...
Plehrat e mbledhura kapicë në zona të ndryshme të kryeqyte...
Pas 24 muajsh në detyrë, kreu i Policisë së Shtetit Mu...
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha do të zhvillojë ditën...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka p...
Gazetari Klodian Tomorri ka folur për situatën alarman...
Jetona Koçibelli është emëruar Drejtore e Qendrës për Hapj...
BKH dhe SPAK, dje kanë organizuar një operacion në Bashkin...
Në Qendrën Kombëtare të Monitorimit të Trafikut po kry...
Të premten, më 6 shtator, do të zhvillohet protesta e ...
Për zjarrin që ra të mërkurën në fabrikën e plastmasit, në...
Sot, më 5 shtator, është Dita e Shenjtërimit të Nënë T...
Policia e Durrësit ka zbardhur vrasjen e 62-vjeçarit E...
8 vite më parë, në vitin 2016, kreu i Bashkisë së Malë...
Rreth 30 milionë euro në vit janë pagesat që Bashkia e Tir...
Të ardhurat në buxhet nga Doganat për muajin gusht 202...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
80 fëmijë të Njësisë Administrative Thumanë përgjatë një m...
Protesta e 24-t kundër kryebashkiakut Erion Veliaj do ...
Në listën e dëshmitarëve është vendosur ish-ministri i Shë...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...