Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Që nga emërimi në krye të RTSH-së, Alfred Peza ka kryer një sërë shkarkimesh. Sipas denoncimeve, Peza ka shkarkuar rreth qindra punonjës pa asnjë motivacion nga puna, ndërsa të tjerë kanë dhënë dorëheqjen për shkak të presionit që u është ushtruar.
Lidhur me shkarkimet, disa punonjës e kanë parë si të arsyeshme përballjen në gjykatë, ndërsa mbi 20 të tjerë kanë ngritur një padi në SPAK.
Këtë të hënë, drejtori i RTSH-së u pyet në Komisionin e Medias për këto shkarkime dhe për gjyqet e hapura nga punonjësit.
Alfred Peza mashtroi publikisht duke thënë se 75% e stafit të larguar ka dhënë dorëheqjen. Madje ai theksoi se asnjë proces gjyqësor nuk ka përfunduar dhe nuk ka vendime të formës së prerë për shkarkimet.
“Deri tani asnjë proces nuk ka përfunduar dhe nuk ka vendime të formës së prerë”, u shpreh Peza.
Por ky mashtrim i bërë në sy të të gjithë shqiptarëve është përgënjeshtruar në vetëm pak minuta. Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së, Leka Bungo, në një debat me Pezën në komision, tha se kishte dy gjyqe të humbura nga RTSH-ja. (Lexo këtu)
Ai theksoi se dy punonjës të shkarkuar kanë fituar çështjet dhe kanë marrë 56 milionë lekë dëmshpërblim.
“Të kam thënë mos pusho njerëz nga puna se do fitojnë gjyqet e ti më ke thënë zero. Ti ke thënë s’ka fituar asnjë, unë po të jap dy emra që kanë fituar, njëri 30 milionë, tjetri 26 milionë”, theksoi Bungo.
Përballë demaskimit, Peza heshti, por e vërteta sipas bashkëpunëtorit të tij, është se drejtori i RTSH-së gënjeu.
Deklarata e Pezës:
E gjitha çfarë është thënë këtu është gënjeshtër. U tha se ka 46 procese të hapura nga punonjësit e RTSH-së. Me vërtetim, me firmë dhe me vulë të përgjegjësve të sektorëve respektivë, ky numër nuk është i saktë dhe deri tani asnjë proces nuk ka përfunduar dhe nuk ka vendime të formës së prerë. Është një vërtetim me shkresë zyrtare që e vë në dispozicion edhe të komisionit, që vërteton se gjithça u tha është prapë një "fake news".
Nga ana tjetër, edhe proceset në të drejtën e tyre të çdo punonjësi për t’i ndjekur në mënyrë administrative dhe gjyqësore duhet të kemi respekt për një pushtet tjetër, që është pushteti i drejtësisë, i pavarur nga Parlamenti dhe pushtetet e tjera për të dhënë fjalën e tyre dhe ne këtu jemi prapë, do të diskutojmë prapë dhe sigurisht do t’i sqarojmë të gjitha çfarë është thënë.
Për t’u dhënë fund të gjitha "fake news"-eve të prodhuara për interesa personale dua t’ju them se nga 15 qershori i vitit 2023, kur unë kam marrë detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së dhe deri më sot, numri total i punonjësve të larguar dhe arsyet e largimeve nga puna janë këto. Punonjës që kanë dalë në pension janë 21 veta, punonjës të dorëhequr nga detyra 89, punonjës të larguar me procedurë 44, punonjës që kanë braktisur vendin e punës 12. Totali 166. Pra, 75% e totalit janë dorëheqje, me largime vullnetare sepse punonin nga 2-3-4-5 punë dhe nuk i përballonin kontrollet dhe detyrat e reja të vendosura në zbatimin e ligit dhe rregullores së funksionimit të RTSH-së. 75% e tyre nuk kanë lidhje fare me "fake news"-et e përhapura për arsye personale./ CNA
3 drejtorët e Bashkisë Tiranë, Redi Molla, Taulant Tus...
Studentë dhe pedagogë, të premten kanë zgjedhur Lorenc...
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është paraqit...
SPAK-u ka zgjatur me 3 muaj hetimet për ish-zv.kryemin...
Të dhënat e UNICEF për varfërinë ushqimore të fëmijëve...
Një debat i ashpër është regjistruar mes drejtorit të ...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ia ka numëruar një më nj...
Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së, Leka Bungo, ...
Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë seancën plenare t...
Këtë të hënë është parashikuar që 3 komisione parlamen...
Poeti i njohur, Agim Doçi, ka ndërruar jetë në moshën ...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesor...
Operatorët e shërbimeve celulare përmirësuan performan...
Në Shqipëri, megjithëse kanë kaluar më shumë se 30 vite ng...
Nisur nga fluksi shumë i madh i lëvizjes së automjetev...
Presidenti i Urdhrit të Mjekut Veterinar, Ervin Resuli...
Një lajm i hidhur është raportuar këtë të diel për bot...
Këtë fundjavë, Korça ka mirëpritur klube motoristës ng...
Grupi i hakerave “Homeland Justice”, kanë publikuar kë...
Kryebashkiaku Erion Veliaj, i ndodhur në panik nga bur...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...