Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...

Operatorët e shërbimeve celulare përmirësuan performancën e tyre financiare vitin e kaluar.
Sipas informacionit të raportuar në Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), për vitin e kaluar Vodafone Albania arriti një fitim neto në vlerën e 549 milionë lekëve, ndërkohë që vitin 2022 e pati mbyllur me një humbje neto prej 30 milionë lekësh.
Një fitim më të vogël ka raportuar operatori i dytë One Albania, por që gjithashtu e ka përmirësuar ndjeshëm rezultatin krahasuar me një vit më parë. Sipas AKEP, One Albania e mbylli vitin 2023 me një fitim neto në vlerën e 70 milionë lekëve, ndërkohë që për vitin 2022 kishte raportuar një humbje prej 469 milionë lekësh.
Në total, dy operatorët celularë fituan 619 milionë lekë vitin e kaluar, ndërsa viti 2022 ishte mbyllur me humbje neto në vlerën e 499 milionë lekëve.
Dy operatorët e rrjeteve celulare, Vodafone Albania dhe One Albania, vitin e kaluar raportuan të ardhura prej komunikimeve elektronike në vlerën 25.43 miliardë lekë, shifër kjo afërsisht e njëjtë me vitin 2022.
Në ndarjen e tregut sipas xhiros së gjeneruar nga segmenti celular, Vodafone Albania ka thelluar dominimin e vet, me rreth 56% të totalit të tregut. Në vitin e parë pas shkrirjes mes dy ish-operatorëve ONE Telecommunications dhe ALBtelecom, operatori i ri, One Albania, ka humbur terren, duke zbritur në 44% të tregut sipas xhiros, nga 48% që kishte qenë pjesa e përbashkët e dy operatorëve përpara bashkimit, në 2022.
Ulja e numrit të operatorëve celularë, por edhe rezultatet e pakënaqshme financiare të tyre kanë sjellë qysh prej vitit të kaluar shtrenjtimin e paketave të komunikimit. Operatorët celularë i kanë rritur çmimet për paketat bazike të komunikimit me parapagesë me 100-200 lekë në dy vitet e fundit, por ndërkohë kanë ulur njësitë e përfshira të komunikimit në to, si një formë për të nxitur përdoruesit të lëvizin drejt paketave me çmim më të lartë.
Paketa bazike e komunikimit 30-ditor për të dy operatorët celularë kushton 600 lekë dhe është identike në përmbajtje, me 50 minuta komunikim kombëtar dhe 50 MB internet të përfshira.

Ndërkohë, paketa e radhës 30-ditore tashmë ka një çmim prej 1 mijë lekësh. Në One Albania kjo paketë përfshin 400 minuta kombëtare, 400 SMS dhe 1 GB internet. Në Vodafone Albania kjo paketë përfshin 300 minuta kombëtare, 300 SMS dhe 1 GB internet.
Duke pasur parasysh se tashmë pjesa dërrmuese e përdoruesve zotërojnë smartphone dhe janë përdorues të rregullt të internetit nëpërmjet tyre, njësitë që ofrojnë dy paketat e para nuk janë të mjaftueshme për një përdorim optimal mujor.
Sipas statistikave të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), konsumi mesatar i internetit për çdo përdorues të telefonisë celulare në Shqipëri është afërsisht 8.5 GB në muaj. Kjo kërkon blerjen e një pakete shtesë interneti, që kushton nga 500 deri në 800 lekë në muaj, në varësi të volumit dhe paketave të ofruara nga dy operatorët celularë.
Zgjidhja tjetër është kalimi në një paketë mujore universale me çmim më të lartë. Paketa e radhës 30-ditore kushton tashmë 1500 lekë në muaj. Në One Albania, kjo përfshin 4000 minuta kombëtare, 1000 SMS kombëtare dhe 10 GB internet. Në Vodafone Albania paketa përfshin 2000 minuta kombëtare, 2000 SMS kombëtare dhe 10 GB internet.
Më tej, operatorët ofrojnë edhe paketa më të shtrenjta 30-ditore që kushtojnë deri në 2100 lekë.
Një tendencë të ngjashme po shfaqin edhe paketat mujore të abonimit me kontratë. Paketa më e lirë mujore për abonentët me kontratë tashmë kushton 900 lekë (800 lekë për kontratat 24-mujore) dhe për One Albania përfshin 400 minuta kombëtare, 400 SMS dhe 1 GB internet, ndërsa për Vodafone Albania përmban 300 minuta, 300 SMS dhe 1 GB internet. Për një komunikim të lirshëm, një abonent me kontratë duhet të kalojë në paketën e radhës që në One Albania përmban 5000 minuta kombëtare, 1000 SMS kombëtare, 10 GB internet dhe kushton 1400 lekë në muaj për kontratat 12-mujore ose 1300 lekë në muaj për kontratat 24-mujore.
Në Vodafone Albania plani kushton 1400 lekë në muaj dhe përfshin 2000 minuta kombëtare, 2000 SMS kombëtare dhe 10 GB internet.
Ndërkohë, të dy operatorët celularë, në kushtet e përgjithshme të kontratës, kanë përcaktuar të drejtën e tyre për të indeksuar çdo vit çmimin e paketës me inflacionin mesatar vjetor, sipas shifrës së publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT) për vitin paraardhës./ Monitor.al
Në Shqipëri, megjithëse kanë kaluar më shumë se 30 vite ng...
Nisur nga fluksi shumë i madh i lëvizjes së automjetev...
Presidenti i Urdhrit të Mjekut Veterinar, Ervin Resuli...
Një lajm i hidhur është raportuar këtë të diel për bot...
Këtë fundjavë, Korça ka mirëpritur klube motoristës ng...
Grupi i hakerave “Homeland Justice”, kanë publikuar kë...
Kryebashkiaku Erion Veliaj, i ndodhur në panik nga bur...
Fundjava ka krijuar trafik të rënduar në autostradën Tiran...
Ditën e sotme i është dhënë lamtumira e fundit At Anto...
Mohamed Alabbar, kreu i kompanisë Emaar ka vizituar së...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka zhvilluar një ...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryemin...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotm...
Ditmir Bushati në podcastin e tij "Public Square" diskutoi...
Kryeministri Edi Rama u është drejtuar qytetarëve me n...
Tashmë është fakt. CNA e ka thënë shpesh se kryebashki...
Gjykata Kushtetuese ka pranuar padinë e PD-së për shqy...
Moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj ish...
Ish-presidenti Alfred Moisiu në një intervistë në podc...
Policia Kufitare gjatë një aksioni ka bllokuar 16 mjet...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...