web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kongresmeni amerikan kërkon hetimin e qeverisë shqiptare

3 Korrik 2026, 14:14, Aktualitet CNA

Kongresmeni amerikan kërkon hetimin e qeverisë shqiptare

Kongresmeni amerikan, Joe Wilson, ka propozuar një amendament për hetimin nga strukturat e inteligjencës amerikane të lidhjeve mes qeverisë shqiptare dhe trafikut të drogës.

Amendamenti i kongresmenit është propozuar dy javë më parë në Kongresin Amerikan.

Propozimi i bërë ka kaluar në Komisionin e Rregulloreve dhe të Ligjeve. Pritet tashmë miratimi në seancë plenare në Kongres.

Jo më vonë se 180 ditë nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, Sekretari i Shtetit në koordinim me drejtorin e Inteligjencës Kombëtare, do t'u paraqesë komiteteve përkatëse të Kongresit një raport të klasifikuar, të përgatitur në përputhje me mbrojtjen e burimeve dhe metodave të inteligjencës i cili shqyrton:

-shkallën e narkotrafikut në Shqipëri

-rolin e qeverisë së Shqipërisë në lehtësimin ose mundësimin e këtij narkotrafiku”, shkruan amendamenti.





Lajmet e fundit nga