web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ia arriti qëllimit investimi shumëformësh i Erion Veliajt në protesta

3 Korrik 2026, 16:40, Opinione Xhevat Mustafa

Ia arriti qëllimit investimi shumëformësh i Erion Veliajt në

Më 1 korrik, Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin, në të cilin kthen për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë çështjen në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me masën e sigurisë.

Gjykata Kushtetuese ka arritur në përfundimin se "Gjykata e Lartë nuk ka ushtruar një kontroll kushtetues efektiv mbi masën e sigurisë dhe nuk ka analizuar proporcionalitetin e saj në raport me funksionin publik të ushtruar nga kërkuesi.

Po ashtu, sipas vendimit, Gjykata e Lartë nuk ka vlerësuar në mënyrë konkrete alternativat ndaj paraburgimit dhe nuk ka dhënë një përgjigje kushtetuese për ndikimin që kjo masë sjell mbi të drejtën për të ushtruar mandatin e fituar me votën e qytetarëve, si edhe mbi të drejtën e vetë qytetarëve për t’u qeverisur nga përfaqësuesi që kanë zgjedhur.

Tashmë i takon Gjykatës së Lartë të shqyrtojë çështjen e masës së sigurisë, duke garantuar standardet kushtetuese të kërkuara..."

Siç dihet, kryebashkiaku i Tiranës është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, pasi akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.

Veliaj është vënë nën hetim nga SPAK dhe që prej 10 shkurtit 2025 kur u arrestua, qëndron në paraburgimin e Durrësit. Merret me mend se aty, si qeli vipash, nuk është e pamundur të hyjë një "mizë" e të dalë një "erë njerëzore..."!

Kjo lojë mes dy gjykatave apo kalimi i topit nga njera tek tjetra nënkupton edhe se Edi Rama u tremb nga vazhdimi mbi një muaj i protestave dhe kalimi nga qetësia në akte të dhunshme.

Nga shumë dëshmitarë okularë, media publike dhe rrjete sociale është folur jo pa baza për angazhimin e Erion Veliajt në një grup protestuesish si sponsor financiar dhe nëpërmjet pjesëmarrjes në protesta të dhjetëra zyrtarëve dhe punonjësve të Bashkisë së Tiranës dhe të disa njësive bashkiake, si adhurues apo tifozë të tij personalë apo çiftorë!

Ka arsye të bollshme të mendohet se nën këtë frikë e presion Rama "i është lutur" apo "ka urdhëruar" SPAK dhe Gjykatën Kushtetuese "të rishikojnë, për të ndryshuar" masat ndaj Erion Veliajt!?

Në të vërtetë Gjykatës së Lartë nuk ka nevojë t'i përcillet kjo kërkesë, se ajo e di vetë detyrën e vet, që do ta kryej, siç ka kohë që merret me mend..!?

Domethënë, nxjerrjen nga qelia e burgut të Durrësit të Erionkës, edhe pse stiva e dosjeve të korrupsionit të tij është më e lartë edhe se shtati i Ramës...!? 





13:05 Opinione Dr.Arben Ramkaj

Nga Nili në Ballkan

Po të ulesh një pasdite buzë brigjeve të Nilit dhe ta lejo...

14:50 Opinione Besim Ndregjoni

GABOVE ALI AHMETI

Po bëj një imitim të një letre historike të titulluar: “Ga...

14:43 Opinione Sonila Meço

Boja e oktapodit

Edi Rama nuk po rreket të fitojë ndaj protestës, por ndaj ...

Lajmet e fundit nga