web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksidenti tragjik në Vlorë/ Detaje nga ngjarja që i mori jetën gazetarit

18 Korrik 2026, 22:24, Aktualitet CNA

Aksidenti tragjik në Vlorë/ Detaje nga ngjarja që i mori

Mësohen detaje të reja nga aksidenti tragjik që i mori jetën gazetarit Enrik Mehmeti.

Sipas informacioneve, 40-vjeçari ishte duke udhëtuar me një makinë sportive në zonën e Dalanit në Zvërnec. Pasi makina është përmbysur, gazetarin e ka zënë traseja e mjetit në zonën e gjoksit, që i shkaktoi lëndime të rënda.

Menjëherë pas aksidentit, ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Autoritetet kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit./CNA





Lajmet e fundit nga