Në lajthitjen e tij të radhës Mero Baze i cili duket se i ka të rënda simptomat e pleqërisë megjithëse është më i ri, duket më keq sesa doktori, që e ka idhullin e tij shpirtëror dhe fiksimin e jetës, dhe tani sëbashku ndajnë të njëjtin qëllim në jetë; luftën ndaj prokurorëve të SPAK-ut që kanë arrestuar Erion Veliajn.
Në përhumbjen e tij të radhës dje Mero Baze ka shkruar se: “Për të gjithë ata që e mbajnë mend, arsyetimi përse Erion Veliaj duhet të mbahej në burg para 13 muajsh nuk ishte më akuza që po ngrihej për korrupsion, por se ai ishte sjellë keq në qeli, kishte folur në telefon me familjarë dhe kishte sharë Ulsiun, si dhe kishte pyetur gruan dhe vëllain se çfarë shkruajnë gazetat.
Pastaj, me makinerinë e baltës dhe propagandës, prokurori i çështjes në disa portale fundërinash futi plot gënjeshtra për të argumentuar se sjellja e keqe në qeli ishte argument për moszëvendësim të masës së arrestit. Ulsiu shtoi dhe policë në sallë operacioni se mos vriste mjekët Veliaj.
Është një gënjeshtër, një mashtrim me pagesë sepse Mero Baze paguhet nga vëllai i Erion Veliajt nga bizneset që kanë përfituar koncesionet e qeverisë.
Mero Baze ka qenë njeriu i Sali Berishës, poshtë tavolinës së tij, njeriu që qelbte erë në korridoret e PD-së, por tani është kthyer në mbrojtësin publik të Erion Veliajt dhe fatin e kryetarit të bashkisë së Tiranës e dinë të gjithë.
Mjaftojnë ta mbrojnë Mero, Carlo dhe portalet e llumit të pushtetit që kanë frikë t’i dalin zot atyre që thonë dhe Erioni vazhdon bën burgun, kuptohet dhe me kontributin e pandalshëm të ndonjë të pandehuri tjetër që e ka avokat mbrojtës.
Në shkrimin e tij, Mero na thotë se Erioni nuk është në burg prej 15 muajsh se ka akuzë për korrupsion, po se është sjellë keq dhe ka folur me familjarë dhe se ka sharë Ulsiun dhe ka pyetur gruan dhe vëllain se çfarë kishin shkruar gazetat
Në fakt ky është një mashtrim.
Erion Veliaj është arrestuar në shkurt të vitit 2025 pas një hetimi disa mujor dhe i është provuar prishja e provave. Pra, në momentet që po kryheshin hetimet kryetari i Bashkisë së Tiranës po prishte provat.
Së dyti Erion Veliaj është akuzuar për 9 raste korrupsioni aktiv dhe pasiv me subjekte private.
Erion Veliaj është akuzar për shpërdorimin e detyrës i provuar me një vendim gjykate e bërë nga studio ligjore që e mbronte në fillim, nga studio ligjore e bashkëshortes së kreut të Magjistraturës, ish-prokurorit të përgjithshëm Arben Rakipit për një rrugë të ndërtuar që të çonte në pronën e Ajola Xoxës e provuar kjo edhe nga një kushëri i saj, i cili e kishte blerë këtë pasuri me paratë që mbante në kllëfët e jastëkut dhe shëtiste në Tiranë gjatë kohës së tërmetit. (LEXO KETU)
E ka nëntë herë akuzën për korrupsion. Gjithashtu ka një dosje tjetër për të cilën po hetohet Erion Veliaj. Është ajo e të vëllait, e parave që ka përfituar ai dhe bizneset që ai shpërndan reklamat, të cilat kanë marrë tenderë në Bashkinë e Tiranës dhe këto ne i kemi shkruar dhe SPAK-u nuk ka nevojë t’i shkojë shumë thellë.
Aspak. Nuk është e vërtetë.
Përgjimet nuk tregojnë se është sjellë keq në qeli apo se fliste dhe pyeste vëllain se çfarë thonin gazetat, jo. Erion Veliaj nga qelia thotë t’i luten Ulsiut të mos e çojnë në Alkatraz siç e quan burgun 313, pra kërkon benefite.
Të flitet me Meron, Carlon, të bëhen emisione, të sulmohet prokurori sepse i ka kërkuar 2 milionë euro që të lirojë. Kjo është e regjistruar, provuar, e zbardhur. Më pas mediat filluan të shkruanin kundër Ols Dados, kundër Engert Pëllumbit, kundër Erjon Banit, edhe kundër Altin Dumanit, por këtë të fundit ja kanë lënë më shumë Sali Berishës se sa Meros dhe të mjerëve të tjerë që i shkojnë nga pas një njeriu me 9 akuza për korrupsion, i akuzuar për shpërdorim detyre, për pastrim të produkteve të veprës penale, për fshehje të pasurisë dhe futjen e sendeve të ndaluara në qeli, plot 13 akuza për 5 vepra të rënda penale.
Më pas thuhet se ka qenë makineria e propagandës, prokurori, portalet me gënjeshtra se, ishte ky argumenti i moszëvendësimit të masës së arrestit. Në fakt kontribuesit kryesorë të faktit që zdromsi rri në burg janë Merot dhe mjerot e tij./ CNA
Në një nga shënimet e radhës që janë më shumë lëshime mend...
Kanë të njëjtën formë, stil, mënyrë, njëri me ato që artik...
Mund të mos e njohim nëpërmjet babi Gurit që ka qenë kokrr...
Mero Baze, në paçavuren e tij online, ka publikuar “psiqik...
I njohur botërisht si këllira e Saliut me një paçavure...
Në një editorial të tij Mero Baze, gazetari që qelb erë jo...
“Djali i dytë” i Sali Berishës dikur, siç quhej në korrido...
Gazetari i familjes Veliaj, Mero Baze, në një nga paça...
Sa i përket fakteve, ai ka të drejtë. Ilir Meta në Tiranë,...
Ka një mënyrë shumë të thjeshtë për të kuptuar evolucionin...
Pak kohë më parë, Mero Baze kishte zbuluar një teori shumë...
Në një reagim për “Express”-in e Kosovës në 30 nëntor 2013...
Në një nga halucinacionet e tij raportuese në gazetën “Tem...
Mero Baze, gazetari i familjes Veliaj, njeriu i cili dje i...
Ndoshta mashtrimet që shkruan Mero Baze, në pleqërinë e ti...
Mero Baze, gazetari i familjes Veliaj, ka bërë thirrje pas...
Mero Baze ose siç e quajnë ndryshe Plaku Mere, në pleqërin...
Mero Baze vazhdon mashtrimet e tij publike, gënjeshtrat, d...
Mero Baze, gazetari që qelb erë, siç thotë Indro Montanell...
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ishte e pritshme ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...