web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha: Gjykata Kushtetuese, notere e akteve kriminale të qeverisë shqiptare

20 Korrik 2026, 10:43, Aktualitet CNA

Berisha: Gjykata Kushtetuese, notere e akteve kriminale të qeverisë

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në deklaratën e tij për mediat pas daljes nga Prokuroria e Posaçme e ka cilësuar Gjykatën Kushtetuese si “notere të akteve kriminale” të qeverisë shqiptare.

Berisha tha se kjo gjykatë është zotuar të mos e shqyrtojë çështjen e masës së sigurisë të vendosur ndaj tij.

Ai shtoi se kërkesa për shfuqizimin e masës është dërguar para 10 muajsh dhe ende nuk është marrë në shqyrtim, ashtu siç, sipas tij, ka ndodhur me disa ligje që PD ka dërguar në këtë gjykatë.

“Ishte Gjykata Kushtetuese, e cila zotohej se nuk ia shqyrtojmë çështjen Sali Berishës. Se ju më keni pyetur këtu mua a e ke dërguar në Gjykatë Kushtetuese masën e paraqitjes çdo dy javë? Sa kohë që e kam dërguar, thoni ju? E kam dërguar para 10 muajve. Ajo gjykatë që është notere e turpshme e akteve kriminale të qeverisë shqiptare, ajo gjykatë që shqyrton brenda një muaji kërkesën e Ballukut, që shqyrton brenda dy muajve kërkesën e Erion Veliajt, që ka detyrim ligjor që masat e sigurisë t’i shqyrtojë në afat maksimumi tremujor, shtyn shqyrtimin e kërkesës sime për në tetor. Domethënë shtyn me pothuajse 11 muaj, tri herë afati ligjor.

Është kjo gjykatë shërbëtore e qeverisë, me një pjesë të mirë të atyre, nuk them secili prej tyre, një nga shkaqet kryesore që ka nxjerrë ata dhjetëra mijëra djem e vajza në protestë prej 50 e sa ditësh. Pse? Sepse Grupi Parlamentar i PD-së ka kundërshtuar në parlament dhe ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese ligjin e investimeve strategjike.

Gjykata Kushtetuese, pavarësisht kërkesave të prera të Komisionit Europian dhe Bashkimit Europian, e ka lënë në fuqi ligjin. PD ka dërguar në këtë gjykatë ligjin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe ishte fjala konkretisht për parkun absolutisht më të bukur, më të mirë në Europë, që është parku i Butrintit. Gjykata Kushtetuese firmosi për shkatërrimin e tij, vendimin e qeverisë. Gjykata Kushtetuese mbajti në fuqi amendimin e ligjit për mbrojtjen e zonave të mbrojtura dhe peizazheve natyrore, të kundërshtuar me forcë nga PD”, tha Berisha. /CNA





Lajmet e fundit nga