web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Transportonte lëndë plasëse me qëllim shitjen e tyre/ E pëson 52-vjeçari në Tiranë

20 Korrik 2026, 09:47, Aktualitet CNA

Një 52-vjeçar është arrestuar pasi është kapur duke transportuar granata luftarake, kapsolla detonatorë dhe lëndë plasëse (tritol) me qëllim shitjen e tyre.

Në pranga është vënë shtetasi P. Ç., 52 vjeç, banues në Fushë-Krujë, me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e narkotikëve.

Gjatë kontrollit të qeses që mbante me vete, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2 granata dore luftarake, 2 ndezës unifikues, 600 gramë lëndë plasëse (tritol), një pjesë e së cilës ishte e pajisur me 2 fitila dhe 2 kapsolla detonatorë gati për shpërthim, si dhe 6 kapsolla detonatorë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Porosia”.

Goditet një rast i tentativës së shitjes së lëndëve plasëse.

Po transportonte granata luftarake, kapsolla detonatore dhe lëndë plasëse (tritol), me qëllim shitjen e tyre, kapet dhe vihet në pranga 52-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal.

Sekuestrohen granata dore luftarake, ndezës unifikues granatash, 600 gramë lëndë plasëse (tritol), një pjesë e së cilës ishte e pajisur me 2 fitila dhe 2 kapsolla detonatore gati për shpërthim, si dhe kapsolla detonatore.

Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Porosia”.

Gjatë operacionit, në rrugën “Kastriotët”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi P. Ç., 52 vjeç, banues në Fushë-Krujë, me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.

Gjatë kontrollit të qeses që mbante me vete, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2 granata dore luftarake, 2 ndezës unifikues, 600 gramë lëndë plasëse (tritol), një pjesë e së cilës ishte e pajisur me 2 fitila dhe 2 kapsolla detonatore gati për shpërthim, si dhe 6 kapsolla detonatore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /CNA





Lajmet e fundit nga