DETAJET/ Njerëzit e Irfan Hysenbelliut morën peng Tatimorët
Zbardhen detaje të reja nga skandali që përfshiu resortin ...
Zbardhen detaje të reja nga skandali që përfshiu resortin ...
Bota e medias dhe e gazetarisë shqiptare ka humbur një prej zërave të saj më të përkushtuar. Gazetari i njohur Enrik Mehmeti është ndarë tragjikisht nga jeta në moshën 40-vjeçare, si pasojë e një aksidenti fatal me motor në plazhin e Porto-Novës, në Vlorë.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasi ai humbi kontrollin e motomjetit, i cili u kthye përmbys duke i shkaktuar plagë të rënda, të cilave nuk mundi t'u mbijetojë. Ai që gjithë jetën e tij e kaloi duke raportuar lajmin e fundit, u kthye në lajmin më të trishtë për familjen, kolegët dhe mijëra qytetarë që e njihnin dhe e ndiqnin. Enriku lë pas dy fëmijë dhe një dhimbje të thellë për të gjithë shoqërinë.
Rrugëtimi i Enrik Mehmetit në botën e informimit nisi krejt herët dhe në rrethana të jashtëzakonshme. Në vitin 1997, kur ishte vetëm 11 vjeç, ai iu bashkua kampit të operacionit humanitar ‘Alba’ si përkthyes për ushtarët italianë që kishin ardhur në Shqipëri për të vendosur stabilitetin.
Përballja me dhimbjen e të plagosurve dhe realitetin e ashpër të asaj kohe e formësuan atë si njeri. Siç do të rrëfente ai vetë më vonë, ato përjetime i ngulitën bindjen se gazetaria nuk ishte thjesht një profesion, por misioni i jetës së tij.
Për më shumë se dy dekada, ai ishte një nga emrat më të njohur të gazetarisë lokale dhe asaj kombëtare. Për kolegët, Enriku ishte gazetari që nuk e priste lajmin në redaksi, por shkonte ta gjente vetë aty ku ndodhte. Ai mbuloi me profesionalizëm të lartë kronikën e zezë, aksidentet, operacionet policore dhe fatkeqësitë natyrore në jug të vendit. Në një profesion ku koha matet me sekonda, ai ishte gjithmonë ndër të parët në vendngjarje.

Një nga momentet që dëshmoi më së miri guximin e tij profesional dhe qytetar ishte raportimi i drejtpërdrejtë gjatë grabitjes së armatosur të një argjendarie në Vlorë, në vitin 2021. Ndërsa të tjerët largoheshin nga rreziku, Mehmeti iu afrua autorit të armatosur i cili madje i drejtoi armën duke mos u tërhequr deri në përfundim të ngjarjes. Me këtë akt, ai jo vetëm që raportoi të vërtetën live, por ndihmoi në shmangien e një tragjedie, duke deklaruar më pas se po bënte njëkohësisht detyrën si gazetar dhe si qytetar.
Gjatë karrierës së tij të gjatë, Enrik Mehmeti bashkëpunoi me mediat më të rëndësishme në vend. Për më shumë se 20 vite, ai i mbeti besnik logos së News24, duke e kthyer profesionin në një mënyrë jetese.

Gjithashtu, ai ishte një bashkëpunëtor i ngushtë i redaksisë së CNA-së dhe shërbeu si korrespondent për televizionin italian Rai, duke i dhënë zë Shqipërisë drejtpërdrejt në arenën ndërkombëtare. Motoja e tij e jetës ishte se nëse ka diçka që nuk bëhet, atë do ta bëjë patjetër, një fjali që përmbledh më së miri vendosmërinë dhe pasionin e tij.
Ai u dallua jo vetëm për ekskluzivitetet gazetareske, por edhe për ndjeshmërinë e thellë ndaj problemeve të komunitetit dhe gatishmërinë për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Për kontributin e tij të vyer në gazetari dhe angazhimin në çështjet sociale, në vitin 2015 u vlerësua me titullin “Personazhi i Vitit Vlorë”.
Largimi i tij i parakohshëm lë një boshllëk të pazëvendësueshëm. Enrik Mehmeti do të kujtohet përherë si reporteri sypatrembur që nuk e braktisi kurrë terrenin, që jetoi me dhe për lajmin, dhe që vendosi misionin e informimit të publikut mbi çdo vështirësi dhe rrezik./ CNA
Kryebashkiaku i arrestuar Erion Veliaj, mbi të cilin rëndo...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar për debatin ...
Mësohen detaje të reja nga aksidenti tragjik që i mori jet...
Një aksident i shënuar këtë të shtunë pranë daljes së Dala...
Gazetari i njohur Mentor Kikia ka ngritur sot një shqetësi...
Gazetari Lutfi Dervishi ka reaguar sot lidhur me përmendje...
Këtë të shtunë po zhvillohet protesta qytetare e 49-të...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, denoncoi sërish abuzimet që ...
Tatimpaguesit kanë një proces më të thjeshtë për plotësimi...
Ka nisur procesi i spërkatjes së kulturave të misrit në Ba...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka ...
Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka...
Deputeti i PD-së, Gjin Gjoni, ka reaguar pas publikimit të...
Sot u zhvillua para Kryeministrisë protesta e 48 e qytetar...
Komisioni Evropian ka publikuar Raportin për “Sundimin e L...
Protesta qytetare kundër qeverisë ka vijuar ditën e 48-të ...
Më shumë se dy të tretat e federatave anëtare të Konfedera...
Komisioni Evropian ka publikuar raportin vjetor për “Sundi...
Kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe deputeti i PS-së ...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...