web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbajtën peng punonjësit e Task Forcës së Tatimeve/ Në pranga 5 persona

19 Korrik 2026, 12:03, Aktualitet CNA

Mbajtën peng punonjësit e Task Forcës së Tatimeve/ Në

Mbajtën të mbyllur, për një kohë të konsiderueshme, brenda ambienteve të një resorti në Golem, punonjësit e Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, vihen në pranga administratori dhe 4 punonjës të tjerë të resortit.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, pas kallëzimit të bërë nga punonjësit e Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, arrestuan në flagrancë, për veprën penale "Heqja e paligjshme e lirisë", shtetasit:

S. N., 34 vjeç, administrator i resortit;

Z. J., 56 vjeç, shef finance në resort;

A. K., 56 vjeç, shef i sigurisë së resortit;

H. S., 64 vjeç, punonjës i sigurisë së resortit;

B. A., 57 vjeç, punonjës i sigurisë së resortit.

Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 18.07.2026, kanë penguar dhe kanë mbajtur të mbyllur, për një kohë të konsiderueshme, brenda ambienteve të një resorti në Golem, punonjësit e Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, të cilët ishin duke ushtruar detyrën./CNA





Lajmet e fundit nga