web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Homazhet në nderim të gazetarit Enrik Mehmeti/ I pranishëm dhe kryeministri Rama

19 Korrik 2026, 13:19, Aktualitet CNA

Homazhet në nderim të gazetarit Enrik Mehmeti/ I pranishëm dhe

Familjarët, miqtë dhe kolegët i japin sot lamtumirën gazetarit Enrik Mehmeti i cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme nga një aksident me motor.

Në teatrin “Petro Marko” në Vlorë po mbahen homazhe në nderim të tij, ku i pranishëm është dhe kryeministri Edi Rama. 

Gazetari i njohur u nda tragjikisht nga jeta në moshën 40-vjeçare, si pasojë e një aksidenti fatal me motor në plazhin e Porto-Novës, në Vlorë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasi ai humbi kontrollin e motomjetit, i cili u kthye përmbys duke i shkaktuar plagë të rënda, të cilave nuk mundi t'u mbijetojë.

Ai që gjithë jetën e tij e kaloi duke raportuar lajmin e fundit, u kthye në lajmin më të trishtë për familjen, kolegët dhe mijëra qytetarë që e njihnin dhe e ndiqnin. Enriku lë pas dy fëmijë dhe një dhimbje të thellë për të gjithë shoqërinë. /CNA





Lajmet e fundit nga