web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protestë para Kuvendit/ Godina rrethohet me forca policie dhe gardh metalik

20 Korrik 2026, 11:02, Aktualitet CNA

Një grup protestuesish janë mbledhur ditën e sotme para Parlamentit me thirrje kundër qeverisë.

Ndërsa në Kuvend kanë nisur të hyjnë deputetët për seancën që nis në orën 12:00, policia ka vendosur gardh metalik para hyrjes së godinës. Pranë tyre shihet edhe një automjet ujëhedhës.

Në protestat e zhvilluara më parë para Kuvendit janë regjistruar edhe përplasje mes forcave të policisë dhe protestuesve.

Ndërkohë pritet që në seancën e sotme të jenë të pranishëm edhe deputetët e Partisë Demokratike, të cilët para nisjes së seancës do të zhvillojnë mbledhjen e Grupit Parlamentar. /CNA





Lajmet e fundit nga