web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Larg duart nga Prrenjasi”/ Banorët kundër Reformës Territoriale, nesër në protestë

20 Korrik 2026, 18:34, Aktualitet CNA

Banorët e qytetit të Prrenjasit do të protestojnë ditën e martë, si reagim ndaj diskutimeve për mundësinë e shndërrimit të Bashkisë Prrenjas në një njësi administrative të Bashkisë Librazhd.

Protesta e thirrur për nesër është caktuar të mbahet në orën 18:00, në Sheshin e Qytetit.

“Larg duart nga Prrenjasi”/ Banorët kundër Reformës

Përmes thirrjes publike “Larg duart nga Prrenjasi”, organizatorët u bëjnë apel qytetarëve të bashkohen për të mbrojtur identitetin, historinë dhe statusin e Prrenjasit si bashki.

"Prrenjasi ka histori, ka traditë, ka identitet", theksohet në mesazhin e shpërndarë për qytetarët.

Protesta pritet të zhvillohet në mënyrë paqësore në sheshin qendror të qytetit, ndërsa pjesëmarrësit synojnë të shprehin kundërshtimin e tyre ndaj çdo ndryshimi që prek organizimin territorial dhe statusin administrativ të Prrenjasit./CNA





Lajmet e fundit nga