Irfan Hysenbelliu, mashtruesi që kërkon të dalë kundër shtetit
Irfan mashtruesi kundër shtetit 20 Korrik...
Irfan mashtruesi kundër shtetit 20 Korrik...

Nga 1 janari 2023, bizneset nuk paguajnë penalitet 10% për mospagimin në afat të kësteve tremujore të tatim fitimit, një masë që u mos kjo si një lehtësi për bizneset.
Në bazë të një ndryshimi për ligjin e procedurave tatimore “Mospagimi në afat i kësteve paraprake të tatimit mbi fitimin korporativ dhe tatimit mbi të ardhurat personale nga biznesi dhe vetëpunësimi, sipas legjislacionit në fuqi për tatimin mbi të ardhurat, dënohet me gjobë në masën 0,06 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo ditë gjatë së cilës pagesa nuk është kryer, por jo më shumë se 365 ditë kalendarike.
Burime nga Drejtoria e Tatimeve bënë të ditur për Monitor se administrata po shqyrton nëse duhet të rikthejë sërish penalitetin prej 10%. Ky rishikim lidhet me faktin se është konstatuar një rënie e të ardhurave nga tatim fitimi, që nuk vlerësohet se është në lidhje me situatën reale të bizneseve, duke gjykuar nga ecuria e shitjeve dhe të ardhurave nga tatimi mbi vlerën e shtuar.
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, për 6 mujorin e parë të këtij viti, të ardhurat nga tatim fitim ishin 31 miliardë lekë, me një rënie prej 6.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ose 2.2 miliardë lekë më pak. Për të njëjtën periudhë, të ardhurat neto nga TVSH u rritën me 10.6%, duke arritur në 120.7 miliardë lekë (+11.6 miliardë lekë), që tregon për ecuri të mirë të shitjeve dhe përmirësim të konsumit.
Edhe të ardhurat nga sigurimet, u rritën me 13.3%, duke arritur në 99.6 miliardë lekë (+11.7 miliardë lekë), i nxitur nga rritja e pagës minimale e maksimale, por dhe të pagës mesatare në vend, e ndikuar dhe nga aksionet për formalizimin e tregut të punës. Tatimet pohojnë se reagimi i bizneseve ndaj kërkesës për formalizim, deri tani ka qenë pozitiv.
Gjithsesi, heqja e penalitetit prej 10% për tatim fitimin duket se ka nxitur subjektet që të mos nxitojnë të paguajnë këstet e këtij detyrimi dhe të ruajnë likuiditetet.
Si rrjedhojë, tatimet po bëjnë një analizë të situatës dhe deri në shtator do të vendosin se çfarë mase do të marrin. Ndonëse synimi nuk është penaliteti, aktualisht tatimet nuk kanë mjet tjetër për ti nxitur subjektet të paguajnë, përveçse ti marrin në telefon.
Ndonëse biznesi do të detyrohet të paguajë tatim fitimin në fund të vitit, shuma e lartë vjetore mund ta vërë atë nën presion që të tentojë të gjejë forma për të paguar sa më pak.
Të ardhurat u rritën me 12% për 6 mujorin
Sipas statistikave fiskale të Ministrisë së Financave, të ardhurat buxhetore për periudhën janar-maj arritën në 410.6 miliardë lekë, me një rritje prej 44.6 miliardë lekë me bazë vjetore. Nga kjo shtesë, rreth 17.8 miliardë lekë ka ardhur nga tatimet e doganat (TVSH tatimi mbi të ardhurat personale), 11.7 miliardë lekë nga fondet speciale (sigurimet shoqërore e shëndetësore.
Gjatë këtij viti, ndikim të fortë në të ardhurat buxhetore po japin taksa lokale, të ndikuara nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, që jepet për lejet e ndërtimit. Ky zë u dyfishua për 6 mujorin, duke sjellë në buxhet 28.9 miliardë lekë, ose 14.5 miliardë lekë më shumë (duke kontribuar në gati një të tretën e shtesës së të ardhurave totale në buxhet), një tregues për sipërfaqen e lartë të lejeve që po jepen për ndërtim.
Të ardhurat jo tatimore kishin kontribut negativ me -1.4 miliardë lekë./ Monitor
Gazetari Armand Shkullaku u shpreh sot me nota dyshimi lid...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar sot se një shpërthim me...
Gjykata e Posaçme ka vendosur të pranojë gjykimin e shkurt...
Këtë të hënë, në Tiranë po zhvillohet protesta qytetare e ...
Qyteti i Korçës po bëhet gati për festën më të madhe të ve...
Pogradeci po përjeton një nga sezonet verore më të suksess...
Banorët e qytetit të Prrenjasit do të protestojnë ditën e ...
Deklarata e bërë nga bashkëkryetari socialist i Komisionit...
Izolohet zjarri i evidentuar pak më parë në zonën e Qafë-T...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vi...
Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend,...
Trafik i rënduar i qarkullimit të automjeteve raportoh...
Ka nisur seanca e sotme plenare në Kuvend. Deputetët e op...
Janë zbardhur pjesë nga dëshmia e ish-presidentit Bamir To...
Një zjarr i përmasave të mëdha është regjistruar pak minut...
Vijon prej rreth një ore protesta jashtë Parlamentit, ndër...
Ish-deputeti Edmond Spaho në një postim në rrjetet e tij s...
Një grup protestuesish janë mbledhur ditën e sotme para Pa...
Ish-presidenti Bamir Topi është paraqitur ditën e sotme në...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në deklaratën e tij për me...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...