"E ka fituar dhe një prej kumbarëve të qeverisë në takimin e Arubës"/ Këlliçi: Të anulohet procedura për Milot–Balldren
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është sh...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është sh...
Irfan Hysenbelliu është biznesmeni që njihet si manipulatori, sabotuesi dhe mashtruesi publik. Është faktuar se si Irfan Hysenbelliu tentoi të manipulonte opinionin publik dhe të personalizonte Festën e Birrës në Korçë, duke publikuar në mediat e tij se Festa Birra Korça kishte marrë një çmim, ndërkohë që e vërteta doli shumë shpejt në dritë pasi nuk ekziston një Festa Birra Korça, por Festa e Birrës në Korçë. Por skandalet nuk kanë të sosur për Irfan Hysenbelliun, mashtruesin publik. Dy ditë më parë, në resortin Prestige u mbajtën peng punonjësit e Task Forcës së Tatimeve nga punonjësit e Irfan Hysenbelliut, të cilët nuk kanë pranuar të dorëzojnë kompjuterët. Irfan Hysenbelliu vijon të jetë biznesmeni problematik që nuk paguan detyrimet, rrogat e gazetarëve etj. Në mënyrë banale, e përdor median e tij për qëllime skandaloze, për të mbrojtur Erion Veliajn, apo për të sulmuar zyrtarët e tatimeve se i kontrollojnë bizneset në zbatim të ligjit dhe i kërkojnë të paguajë taksat. Sulmohen me emër e me mbiemër, burra e gra, inspektorë dhe drejtorë. Sepse kanë bërë një “krim” në jetën e tyre, kanë shkuar të kontrollojnë Irfan mashtruesin. Irfan Hysenbelliu duhet të kontrollohet më shumë se çdo biznes tjetër. Sepse ai është kapur duke mos paguar taksat dhe është kapur duke mashtruar shtetin. Dhe për më tepër, nuk duhet të lihet thjesht me procedura zyrtare për mbledhje borxhesh, por duhet të çohet përpara drejtësisë dhe të ndiqet e të marrë përgjegjësinë ligjore. Jo t'i çohen disa letra dhe t'i mbyllin prokurorët që duan qoka, se kanë frikë se Irfani i sulmon në televizion. Irfan mashtruesi ka dalë kundër shtetit./ CNA
5 artikuj për këtë temë.
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfan mashtruesi". Ndoshta dikush mund të thotë se duhet të japim prova dhe fakte. Po i kemi dhe provat e faktet.
Ai dhe media e tij mashtrojnë kur thonë: Festa e Birrës Korça, pra festa e birrës së tij, jo festa e Birrës e qytetit të Korçës, ku janë me dhjetëra e dhjetëra fabrika birrash të cilat marrin pjesë. Është FESTA E BIRRËS në Korçë jo festa e birra korçës.
Merr pjesë dhe Elbari, merr pjesë dhe Heineken, merr pjesë edhe Birra Peja, marrin pjesë shumë birra. Nuk është Festa e Birrës Korça të Irfan Hysenbelliut, këtij mashtruesi të pandreqshëm, që tentoi disa vite më parë ta sabotonte dhe ta anulonte Festën e Birrës në Korçë. E bojkotoi, mashtroi bashkinë deri në ditët e fundit dhe më pas nuk bëri kontratë, nuk mori pjesë.
Fania, nxirrte televizionin e tij, të thoshte njëmijë e një gënjeshtra, se qytetarët po e bojkotojnë festën se do të vinin këngëtarë të huaj dhe gjoja do të ruante traditën Irfan mashtruesi.
Gjithsesi, përtej këtij mashtruesi të papërsëritshëm, ne kemi dhe një fakt tjetër, atë që lidhet me ngjarjen e raportuar nga policia dje në Prestige Resort.
Atje ku Irfan Hysenbelliu kishte ndërtuar pa leje, atje ku kishte zënë rërën dhe kishte ndërtuar pishinat që iu shembën. Edhe atëherë mashtroi në lidhje me atë investim që kishte bërë. Shkoi deri aty sa paturpësisht u zinte në gojë publikisht bukën që kishin ngrënë njerëzit e tij, apo ftesën që u kishte bërë. Dhe duhet të ndërtonte ky pa leje se kishte shtruar, kishte ngrënë drekë Edi Rama apo Taulant Balla dhe ky kishte të drejtë të zinte rërën, pishinat e bregut, siç e ka uzurpuar.
A thua se është pronari i Golemit Irfan Hysenbelliu, që nuk i dihet ku i ka pronat në Skrapar?
Ky mashtrues që nuk paguan taksat dhe bën evazion fiskal.
A nuk u kap Irfan Hysenbelliu në Birra Korça kur i kontrolluan kamionin që kishte sasi më të madhe birre sesa fatura?
Ky që nuk paguan tatimet, që i çojnë një shkresë e i thonë, paguaj detyrimet dhe borxhet që ke si gjithë të tjerët. Por Irfan mashtruesi nuk pranon, sulmon, shan dhe kërcënon prej vitesh tatimorët.
Ky mashtrues, i cili nuk ka kurajën të flasë kundër Edi Ramës, por thotë se i ka rënë më qafë Belinda Balluku. Edi Rama nuk e di këtë, por na e paska ?halë në sy? Belinda Balluku, Irfan mashtruesin.
Ndërkohë së fundmi në biznesin e tij shkuan tatimet sërish. Shkoi Task Forca që shkon në qindra e qindra subjekte dhe biznese gjatë verës të cilat operojnë gjatë sezonit turistik. Shkon, kontrollon faturat, çmimet dhe deklarimet që bëhen në shtet.
Pasi njerëzit janë me mijëra në resortin e Irfanit që deklarohen më pak lekë, më pak të ardhura, që do të thotë shteti merr më pak taksa. Dhe tatimorët nuk kanë shkuar vetëm tek Irfani, por tek Irfani u bë zhurma.
Ndërsa punonjësit e Tatimeve deklaruan se i morën peng dhe i mbyllën në një dhomë, ky mashtrues nxori në mediat e tij, momentin e hyrjes të inspektorëve.
Nuk duhet t'i shkojnë tatimet Irfan mashtruesit, se Irfani është shteti, jo, në fakt Irfani është kundër shtetit.
Irfani është i mbytur në borxhe, me bankat. Ndoshta ka vendosur sa të mbytet në një legen me borxhe do të mbytet në një oqean me borxhe.
Kështu negocioi me ato dhe i fali përqindjet, uli interesat dhe i uli detyrimet me bankat. Kështu kërkon ta bëjë dhe me shtetin Irfan Hysenbelliu. Të rrijë dhe të mos paguajë taksa. Mos t'u paguajë sigurimet gazetarëve, t'ua vonojë rrogat nga dy-tre muaj.
Mos të paguajë detyrimet në tatime. Dhe kur i shkojnë tatimet për kontroll si një subjekt me risk, sepse ka pasur miliona e miliona euro detyrime, kërcen pupthi Irfan Hysenbelliu. Irfan Hysenbelliu ka dalë kundër shtetit. Nuk do të paguajë taksën. Gënjen, mashtron me detyrimet.
Vajtja e tatimeve dhe e inspektorëve në resortin e Irfan Hysenbelliut është detyrë që e bën Task Forca në çdo biznes. Por Fania bërtet e ulëret, nuk do t'i dorëzojë kompjuterët.
Po çfarë problemi kanë këta kompjuterë, çfarë fshehin brenda që Irfani nuk do t'i dorëzojë?
A mos vallë ata kompjuterë fshehin diçka tjetër?
Tregojnë xhiron e vërtetë që ka Irfani në biznese dhe jo atë që deklaron?
A mos vallë ka programe ku nuk priten faturat fiskale dhe printohen të tjera fatura paralele për të ulur xhiron dhe për të mos deklaruar?
Se në rast se ky Irfani është kaq i ndershëm dhe kaq i drejtë, do t?ua jepte kompjuterët tatimeve. Kanë shkuar te dhjetëra biznese e i kanë marrë kompjuterët dhe ua kanë kthyer. Kanë parë që nuk ka programe të dyta, deklarimet janë në rregull dhe i lënë të vazhdojnë punën.
Po Irfani fsheh. Prandaj dhe nuk i dorëzon ata kompjuterë. Po të mos kishte asnjë problematikë, pse nuk ua jepte tatimorëve kompjuterët?
Një telefonatë larg, për tre minuta vjen kompania që vendos programet fiskale me një kompjuter të ri dhe vazhdon punën. As puna nuk pengohet dhe zyrtarët e shtetit kryejnë detyrën. Por Irfani përballet me shtetin. Jo se është ndonjë njeri që po mbështet protestat.
Mos ia qani hallin, sepse është njeriu dhe miku i ngushtë i Erion Veliajt dhe i Ilir Metës. Sa me Ilir Metën, sa me Sali Berishën, sa me Edi Ramën. Sa me Lulzim Bashën. Erdhi Rama në pushtet, ?s'ka si Rama, rroftë Rama?. Dhe tani, ?s'ka si Veliaj, rroftë Veliaj? megjithëse ai ndodhet në burg.
Ja, ky është Irfan Hysenbelliu ose Irfan mashtruesi që i themi ne, që del kundër shtetit sepse shteti i thotë paguaj taksat, paguaj tatimet dhe detyrimet.
Në mënyrë banale, e përdor median e tij për qëllime skandaloze, për të mbrojtur Erion Veliajn, apo për të sulmuar zyrtarët e tatimeve se i kontrollojnë bizneset në zbatim të ligjit dhe i kërkojnë të paguajë taksat.
Sulmohen me emër e me mbiemër, burra e gra, inspektorë dhe drejtorë. Sepse kanë bërë një ?krim? në jetën e tyre, kanë shkuar të kontrollojnë Irfan mashtruesin.
Irfan Hysenbelliu duhet të kontrollohet më shumë se çdo biznes tjetër. Sepse ai është kapur duke mos paguar taksat dhe është kapur duke mashtruar shtetin. Dhe për më tepër, nuk duhet të lihet thjesht me procedura zyrtare për mbledhje borxhesh, por duhet të çohet përpara drejtësisë dhe të ndiqet e të marrë përgjegjësinë ligjore. Jo t'i çohen disa letra dhe t'i mbyllin prokurorët që duan qoka, se kanë frikë se Irfani i sulmon në televizion.
Irfani ka dalë kundër shtetit. Shteti nuk ka pse del kundër Irfanit. Shteti thjesht kërkon llogari të paguajë taksat. Dhe çdokush tjetër që e mbron Irfanin, mos kujtoni se e duan kaq shumë këtë mashtrues që është pronar mediash. Por duan të kenë hapësirët mediatike dhe asgjë më shumë se kaq. /CNA
p.s. boll me telefonata e ndërhyrje FANE. Nuk të bën derman as prifti, as hoxha e as dervishi.
Zbardhen detaje të reja nga skandali që përfshiu resortin ‘Prestige’ të Irfan Hysenbelliut, ku administratori dhe katër punonjës mbajtën peng katër tatimorë nga Task Forca e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
CNA ka mësuar se inspektorët e Tatimeve kanë shkuar pranë këtij subjekti për një kontroll, që zhvillohen në mënyrë në shpeshtë gjatë sezonit veror turistik nëpër hotele, resorte dhe subjekteve të tjera me aktivitet të madh në këtë periudhë.
Inspektorët e Tatimeve kanë dyshuar se ky subjekt ka pasur problematika me deklarimet, fsheshje të të dhënave dhe bilancë të dyfishta.
Për këtë arsye kanë kërkuar të kryejnë sekuestrim të kompjuterave.
Në këtë moment, tatimorët janë përballur ashpër me njerëzit e Irfan Hysenbelliut, të cilët kanë mbajtur peng punonjësit për rreth një orë.
Sipas Policisë, të arrestuar janë shtetasit, Sajmir Ndrecaj 34-vjeç, administrator i resortit dhe punonjësit: Zaho Jaçaj, shefi i sigurë Artan Kasa dhe 2 punonjësit e sigurisë Hamid Sula e Bujar Agolli.
Sipas policisë, këta shtetas janë arrestuar pasi dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 18.07.2026, kanë penguar dhe kanë mbajtur të mbyllur, për një kohë të konsiderueshme, brenda ambienteve të një resorti në Golem, punonjësit e Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, të cilët ishin duke ushtruar detyrën.
Irfan Hysenbelliu njihet si një “binzesmen problematik” për autoritetet tatimore, pasi nuk paguan taksat dhe detyrimet ndaj shtetit.
Prej kohësh, Hysenbelliu kishte nisur edhe një betejë dhe fushatë sulmesh ndaj zyrtarëve të Tatimeve, që i kërkonin të paguante detyrimet si çdo biznesmen apo takspagues tjetër konform ligjit./CNA
Resorti Prestige i Irfan Hysenbelliut është përfshirë në një skandal.
Administratori Saimir Ndrecaj dhe 4 punonjës të resortit Prestige kanë mbajtur peng 4 punonjës të Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
Sipas Policisë të arrestuar janë shtetasit, Sajmir Ndrecaj 34 vjeç, administrator i resortit dhe punonjësit:Zaho Jaçaj, shefi i sigurë Artan Kasa dhe 2 punonjësit e sigurisë Hamid Sula e Bujar Agolli.
Sipas policisë, këta shtetas janë arrestuar pasi dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 18.07.2026, kanë penguar dhe kanë mbajtur të mbyllur, për një kohë të konsiderueshme, brenda ambienteve të një resorti në Golem, punonjësit e Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, të cilët ishin duke ushtruar detyrën.
Ky është një skandal që administratori Sajmir Ndrecaj dhe punonjësit e resortit Prestige të Irfan Hysenbelliut kanë mbajtur peng punonjësit e Tatimeve.
Kujtojmë se Irfan Hysenbelliu është një “binzesmen problematik” për autoritetet për tatimet sidomos, pasi nuk paguan taksat dhe detyrimet ndaj shtetit.
Prej kohësh Hysenbelliu kishte nisur një betejë, fushatë sulmesh ndaj zyrtarëve të Tatimeve që i kërkonin të paguante detyrimet si çdo biznesmen apo takspagues tjetër. / CNA
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, një biznesmen i ndershëm, por në fakt është një biznesmen që nuk paguan taksat, i mbytur në borxhe dhe një biznesmen sulmon institucionet sa herë shkojnë për kontrolle në zbatim të ligjit.
Është njeriu që është kapur në ndërtime pa leje, skandale, i denoncuar në dhjetëra raste, njeriu që personalizon Festën e Birrës në Korçë për interesat e tij personale.
Ky njeri prej disa kohësh po ushtron terror ndaj Drejtorisë së Tatimeve të Tiranës. Nuk është e vështirë për ta kuptuar. Është një strategji.
Irfan Hysenbelliu po sulmon Tatimet e Tiranës sepse ky institucion i kërkon të paguajë detyrimet. Sepse Tatimet i bëjnë kontroll, ashtu siç dhanë dhe një njoftim, nëpër subjekte dhe Irfani rezulton me bëma dhe me gjëma.
Nuk ka rëndësi se japin informacion zyrtar apo jo Tatimet, të cilat duhet t'u thonë shqiptarëve pse po sulmohen nga ky mashtrues publik, sepse njerëzit janë të qartë, e dinë shumë mirë kush është Irfan Hysenbelliu.
Por ajo që po ndodh është thuajse kriminale. Sulmohen drejtuesit e Tatimeve të Tiranës për të ushtruar terror mbi vartësit e tyre, mbi kontrolluesit tatimorë, ekspertë, të cilët duhet të shkojnë dhe të kontrollojnë bizneset.
Por Irfani i sulmon, i akuzon sepse duke goditur drejtuesit, ushtrohet terror dhe ndaj vartësve, që të kenë frikë dhe mos të zbatojnë ligjin, të kenë frikë të dëgjojnë Irfanin, i cili kërkon të mos paguajë taksat, të fshehë të ardhurat dhe të bëjë evazion fiskal.
Kjo është e vërteta e mashtruesit Irfan Hysenbelliu, të cilit publikisht po i digjet gjoja zemra dhe jep live protestën, por në fakt ka hall tjetër. Ka hall të bëjë pazar me Edi Ramën që të shpëtojë nga borxhet që ka në Tatime apo gjobat që i vendos ky institucion. /CNA

Operacionet e BKH-së pa Policinë e Shtetit...
Raporti për vitin 2025/ Braho: Janë sekues...
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Shifrat në rritje, por jo pa pikëpyetje/ N...
Pse Erion Veliaj shtyn të gjitha gjyqet pa...
Zgjedhjet nuk janë thjesht garë, por test ...
Dokumentet që akuzojnë Dritan Prençin 9 ...
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...
Si e bojkotoi mashtruesi Irfan Hysenbelliu...
Abuzimi me produktet masakron tregun dhe v...
“Sidi education”, asistenti virtual i Matu...
Verërat kontrabandë “mbërthejnë” tregun sh...
Zbulohen fijet/ Si lidhet Jet Bank me Erio...
Zbulohet pazari i Sokol Sadushit me Mero B...
Veliaj ngre tjetër padi, alibi për zvarrit...
Cili i afërm i vdiq avokatit të Carlo Boll...
Vendimet e ndërmjetme të Sokol Sadushit/ A...
Skandali i Bashkisë së Tiranës/ Fsheh info...
EKSKLUZIVE/ Çfarë po ndodh në Burgun e Dur...
Mero Baze dhe Veliaj sulm Ramës/ Burgjet t...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...