web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ushtari i flaktë i Veliajt kthen burgun e Durrësit në harem

CNA, prej ditësh, përmes disa shkrimeve, ka denoncuar skandalin se si është shndërruar burgu i Durrësit, me emërimin e drejtorit të ri Burgjeve, Adriatik Kupi. Me datë 1 prill, Adriatik Kupi u emërua në krye të Burgjeve duke zëvendësuar Klevis Qosen. Emërimi i tij u bë nga Toni Gogu, sot ministër Drejtësie, por dje pastori që ka martuar Erion Veliajn me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa. Pas emërimit të Kupit, u zbulua që, në fakt, ky i fundit është një mbështetës i Veliajt. Këtë e fakton një urim që Kupi bënte për kryebashkiakun me rastin e ditëlindjes së tij. Kupi ka mbajtur dhe detyrën e administratorit të Njësisë Administrative Petrelë, në kohën kur Bashkia e Tiranës ishte nën drejtimin e Erion Veliajt, si dhe ka marrë pjesë në fushatën e Veliajt. Pra, sot kemi një drejtor të Burgjeve që është një ushtar i Veliajt, një mbështetës i flaktë i tij. Por ajo që po ndodh në burgun e Durrësit pas emërimit të Kupit është edhe më skandaloze. CNA, përmes një shkrimi, ka denoncuar se burgu i Durrësit është kthyer në një harem. CNA ka mundur të sigurojë dhjetëra fakte, sipas së cilave, në burgun e Durrësit po bëhet nami. Të burgosurit, mes të cilëve janë edhe zyrtarë të lartë, flasin me telefona sikur të jenë në "call center", rakia dhe uiski derdhen lumë, peshku, karkalecat "kërcasin" ditë e natë, për të mos shtuar detaje të tjera. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve dhe ministri i Drejtësisë janë kthyer në dy ushtarë të padiskutueshëm të kryebashkiakut të arrestuar me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, Erion Veliajt, dhe po e kthejnë një nga institucionet e vuajtjes së dënimit në një "harem" për qejfet e atyre që ndodhen brenda./ CNA

4 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

EKSKLUZIVE/ Çfarë po ndodh në Burgun e Durrësit?

Ushtari i flaktë i Veliajt kthen burgun e Durrësit në harem

Në qelitë e Burgut të Durrësit ndodhen të ndaluar disa persona të rëndësishëm publikë me akuza të rënda, ish-zyrtarë të lartë apo persona në detyrë, si Ilir Beqaj, Erion Veliaj, e të tjerë. Ditë më parë, më saktësisht më datë 1 prill, u emërua Drejtori i ri i Përgjithshëm i Burgjeve me firmën e Ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, i cili ka qenë në fakt dhe pastori që ka martuar Erion Veliajn me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa.

Drejtori i ri i Burgjeve u emërua Adriatik Kupi. Ky i fundit është i njohur edhe si një nga mbështetësit e Erion Veliajt.

Ditën e djeshme raportohet të ketë ndodhur një incident, ku drejtori i Burgut të Durrësit, Edmond Llabani, i cili ka marrë detyrën pak kohë më parë, ka dhënë dorëheqjen. Mësohet se Llabani e ka dhënë dorëheqjen pas disa ndërhyrjeve nga kreu i ri i burgjeve, ku i janë kërkuar të tolerojë takime me 4 apo 5 persona në ditë për “personalitete” apo të arrestuarit që vuajnë dënimin në këtë burg.

CNA ka mësuar se drejtori që la detyrën ka refuzuar që ta kthejë në ‘harem’ këtë burg dhe për këtë arsye ka dhënë dorëheqjen.

Telefona në qelitë e burgjeve, raki, whisky, takime pafund. Burgu i Durrësit po kthehet në një 'harem' menjëherë pas emërimit të Adriatik Kupit nga ministri Toni Gogu. Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë skanadal dhe institucionet ligjzbatuese duhet të hetojnë.

CNA ka mundur të sigurojë dhjetëra fakte, sipas së cilave, në orët e fundit në Burgun e Durrësit po bëhet nami. Flasin me telefona sikur të jenë në call center, rakia dhe uiski derdhen lumë, peshku, karkalecat ‘kërcasin’ ditë e natë, për të mos shtuar detaje të tjera.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve dhe Ministri i Drejtësisë, dy ushtarë të padiskutueshëm të Erion Veliajt, po e kthejnë një nga institucionet e vuajtjes së dënimit në një ‘harem’ për qejfet e atyre që ndodhen brenda.

Çfarë është një institucion i vuajtjes së dënimit apo ku personat e ndaluar janë për qejf, ku  ‘kërcet’ peshku, karkaleci, vera 1,000 euro shishja, rakia e ‘derdhur lumë’ apo Royal Salute Whisky 25 vjeçar. Këto janë asortimentet e brendshme përtej dhjetëra personave që hyjnë e dalin si në pronën e tyre, ndërkohë që zyrtarët po krijojnë skandalin e radhës për një shërbim politik ndaj zyrtarëve që ndodhen në qelitë e Burgut të Durrësit në pritje të dënimit nga gjykata./CNA

2 MUAJ ME PARE

Drejtori i Burgjeve vartës i Veliajt?/ Ja urimi i tij për kryebashkiakun e arrestuar

Ushtari i flaktë i Veliajt kthen burgun e Durrësit në harem
Adriatik Kupi dhe Erion Veliaj

Ditën e sotme, në krye të Drejtorisë së Burgjeve u emërua Adriatik Kupi, i cili pasoi Klevis Qosen. Por kush është Adriatik Kupi? Më herët ai ka mbajtur detyrën e drejtorit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.

Ndërsa më herët Kupi, ka mbajtur dheë detyrën e aministratorit të Njësisë Administrative Petrelë, në kohën kur Bashkia e Tiranës ishte nën drejtimin e Erion Veliajt si dhe ka marrë pjesë në fushatën e Veliajt.

Pas publikimit të lajmit se Kupi do të ishte drejtor i Burgjeve, deputeti demokrat Belind Këlliçi në një reagim tha se Kupi ishte një ushtar besnik i Veliajt.

Gjë kjo që është shumë kollaj e verifikueshme. Në një kërkim të thjeshtë në profilin e Adriatik Kupit në “Facebook” sheh se pak muaj më parë ka bërë një urim për ditëlindjen e kryebashkiakut Veliaj. Postim në të cilin e cilëson kryebashkiakun e akuzuar për 5 vepra të rënda penale si një njeri të drejtë.

Këtu qëndron dhe paradoksi. U emërua Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve një njeri që ka bërë fushatë për Erion Veliajn, ka marrë post nga Veliaj madje dhe është quajtur nga Kupi si një njeri me vlera dhe dinjitet.

Ushtari i flaktë i Veliajt kthen burgun e Durrësit në harem
Urimi i Adriatik Kupit për Erion Veliajn, dhjetor 2025

Madje Kupi në urimin për kryetarin e tij, shkruan se drejtësia do të triumfojë. Drejtësi të cilën kryetari i Adriatik Kupit po e shmang prej më shumë se një viti, ku refuzon të shkojë e të përballet në gjyq me akzuat ndaj tij, por vetëm gjen makinacione për shtyrjen e gjyqeve.

Cila drejtësi pret të triumfojë për Erion Veliajn? Ajo të cilën Veliaj dhe njerëzit e tij e sulmojnë nga mëngjesi në darkë me lloj lloj shpifjesh e mashtrimesh e madje arritën deri aty sa të mashtronin dhe senatorët apo kongresmenë me lobimet e paguara nga Veliaj dhe vëllai i tij, për prokurorët e çështjes.

Pra njeriu që do të drejtojë institucionin në të cilin ndodhet i burgosur Veliaj, është një ish-vartës i tij apo ndoshta është ende vartës. Njeriu që dikur është shpërblyer nga kryebashkiaku me poste si dhe ka marrë pjesë në fushtatat e tij zgjedhore sot është vendosur të drejtojë Burgjet ndërsa Erion Veliaj ndodhet në burg me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale.

Një paradoks i madh ky, që ngre shumë pikëpyetje se çfarë mund të ndodhë nën drejtimin e Adriatik Kupit në burgje apo ndoshta dhe mund të ketë favorizime për Erion Veliajn.../CNA

2 MUAJ ME PARE

Drejtori i ri i Burgjeve/ Këlliçi: Kamikaz i bindur i Veliajt dhe pjesë e bandës "5D"

Ushtari i flaktë i Veliajt kthen burgun e Durrësit në harem

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë një reagim për Drejtorin e ri të Burgjeve, Adriatik Kupi. Këlliçi shkruan se Kupi e ka vendin në burg dhe emërimi i tij sipas demokratit është thjesht shpërblimi për një manipulues e blerës votash.

Këlliçi shkruan se drejtori i ri i Burgjeve është një kamikaz i bindur i Veliajt dhe pjesëtar i grupit “5D”. Më tej, deputeti demokrat shkruan se si pjesë e OST, Kupi ka lënë gjurmë në tendera të dyshimtë.

 

 

Reagimi i Këlliçit

 

E ka vendin në burg, ndërkohë Rama e bën Drejtor të Përgjithshëm të Burgjeve!

Janë disa katapultime e shpërblime që hedhin menjëherë në tokë propagandën dhe hipokrizinë e Edi Ramës, kur nis fushata si kjo aktualja, ku flet për rifkreskim, afrime e prurje të reja.

Caktimi i Adriatik Kupit në krye të Drejtorisë së Burgjeve, nuk është asnjëra nga ato që predikon kreu i organizatës kriminale “Rilindja”.

Është thjeshtë shpërblimi i një keqbërësi, i një manipuluesi e blerësi votash.

Adriatik Kupi spikat në këtë drejtim, po veçanërisht ishte aktiv në zgjedhjet e fundit të mbajtura për Bashkinë Tiranë, në vitin 2023.

Një ushtar kamikaz i bindur i Veliajt dhe pjesë e bandës 5D.

Nëse do kishte zbatim ligji dhe nëse SPAK do punonte për hetimin e krimeve zgjedhore, Kupi duhej ta kishte vendin në burg.

Me Edi Ramën, ai ndërkohë bëhet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve.

Për më tepër, që ka lënë gjurmë dhe në tendera të dyshimtë në detyrat e mëparshme, sidomos në OST.

Kriminalizimi i administratës dhe shpërblimi me poste i delinkuentëve elektoralë, janë ajo që Edi Rama ofron çdo ditë.

Një kosto e rëndë për vendin, që meriton përgjigje të menjëhershme nga qytetarët.

 

2 MUAJ ME PARE

Lirohet nga detyra drejtori i Burgjeve, Klevis Qose/ Ja kush e zëvendëson

Ushtari i flaktë i Veliajt kthen burgun e Durrësit në harem

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, është liruar nga detyra ditën e sotme.

Në vend të tij, në krye të Burgjeve është emëruar Adriatik Kupi.

Kupi ka mbajtur detyrën e administratorit të Njësisë Administrative Petrelë në Tiranë si dhe detyrën e drejtorit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.

Klevis Qose u emërua në krye të Drejtorisë së Burgjeve, në shkurt të vitit 2024.





Lajmet e fundit nga