Kapja e të shumëkërkuarit për mashtrimin me “Call Center”-a/ Publikohen pamjet e arrestimit në vilën në Dhërmi
Policia e Shtetit ka dalë me reagim zyrtar lidhur me arres...
Policia e Shtetit ka dalë me reagim zyrtar lidhur me arres...
Drejtuesi i SPAK-ut, Klodjan Braho, në dy ditë, 1 dhe 3 korrik, raportoi në komisionet parlamentare për veprimtarinë vjetore të SPAK-ut si dhe ishte i pranishëm në një seancë dëgjimore për task-forcën zgjedhore. Në raportimin për veprimtarinë vjetore të SPAK-ut, Braho u ndal te krimi i organizuar dhe korrupsioni, ku tha se ka rritje të volumit të hetimeve. Po ashtu foli dhe për sekuestrimin e pasurive të lidhura me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Duke u ndalur te krimi i organizuar, Braho theksoi se grupet kriminale po përdorin forma më të sofistikuara. Sa u përket zyrtarëve nën hetim, Braho bëri me dije se gjatë vitit 2025, 16 zyrtarë të lartë janë vënë nën hetim. Braho, teksa foli për krimet zgjedhore u ndal edhe tek arrestimi i personave në kërkim nga ana e SPAK-ut, ku tha se nuk i ka kapacitetet operacionale. Kreu i SPAK-ut gjithashtu foli edhe për krimet zgjedhore, për të cilat tha se hetimi për çdo vepër penale duhet të jetë i plotë dhe raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhje nuk mund të provojë një fakt penal.
5 artikuj për këtë temë.

Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, ka raportuar ditën e sotme për veprimtarinë e institucionit që ai drejton për vitin 2025 në Komisionin e Ligjeve.
Ndër të tjera, Braho foli edhe për raportet e sekuestrimit, ku tha se plani fillestar i SPAK-ut është goditja e pasurive brenda hetimit penal.
Ndërsa si plan B, tha kreu i SPAK-ut, është zbatimi i ligjit antimafia.
Kreu i SPAK-ut tha se në këtë vit janë kryer 4 konfiskime që e kalojnë në total shifrën 400 milionë euro, të gjitha të kryera breda hetimit penal. Pavarësisht këtyre statistikave, tha Braho, kjo nuk tregon që ligji antimafia është i padobishëm.
Sa i përket vitit 2025, Braho tha se sipas Kodit Penal janë sekuestruar pasuri me vlerë 16 milionë euro si dhe janë konfiskuar pasuri me vlerë 1 milion euro.
“Për sa u përket raporteve të sekuestrimit, ne i zbatojmë të dyja mënyrat e sekuestrimit dhe të konfiskimit. Në sjelljen tonë dhe në objektivin tonë, plani A, plani i parë është goditja e pasurive brenda hetimit penal sepse ai është qëllimi kryesor. Zbatimi i ligjit antimafia është plani B, plani rezervë, atë që teoria e quan binar i dyfishtë. Por balancat mund të ndryshojnë në një vit të caktuar për shkak të peshës që mund të ketë një dosje e caktuar. Për shembull, në këtë vit ne kemi katër konfiskime që kalojnë në total rreth 400 milionë euro, mbi 400 milionë euro deri tani. Pra duhet të kujtojmë që buxheti i SPAK-ut është gjithsej 15 milionë euro në vit. Që janë të gjitha të kryera brenda hetimit penal. Po kjo nuk do të thotë që ligji antimafia është i padobishëm për ne. E kemi marrë në konsideratë edhe atë kontrollin post-legjislativ, ne kemi kthyer një përgjigje me shkrim dhe mendojmë që ka nevojë për përmirësime të vogla, por ky institut i sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurive duhet të vazhdojë dhe është i domosdoshëm për shtetin dhe për organet e drejtësisë. Të sekuestruara për vitin 2025 sipas kodit të procedurës penale janë pasuri në vlerën rreth 16 milionë euro. Sipas ligjit antimafia janë 14 milionë euro. Të konfiskuara sipas kodit të procedurës penale janë 1 milion euro. Sipas ligjit antimafia janë 850 mijë euro. Por janë të përshkruara hollësisht në raport, në kapitullin përkatës që bën fjalë për sekuestrimit dhe konfiskimet, në faqen 50-55 të raportit vjetor”, tha Braho.
Në raportimin e tij në Komisionin e Ligjeve për veprimtarinë e vitit 2025, kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, është ndalur te krimi i organizuar.
Braho tha se referuar të dhënave të vitit 2025, krimi i organizuar po shfaqet në forma më të sofistikuara.
Kreu i SPAK-ut tha se grupet kriminale po përdorin ndarje të qarta të roleve, komunikime të infiltruara, teksa shtoi se trafiku i narkotikëve dhe pastrimi i produkteve të veprës penale mbetet ndër prioritetet kryesore të hetimeve.
Duke u ndalur te profili i riskut, Braho u shpreh se grupet kriminale përbëjnë 54% të kësaj kategorie, trafikimi i narkotikëve 28.4% dhe pastrimi i produkteve të veprës penale 24.3%.
“Të dhënat e vitit 2025 tregojnë se krimi i organizuar po shfaqet në forma më komplekse dhe më të sofistikuara. Grupet kriminale nuk veprojnë më vetëm me format klasike që kemi hasur më parë, por përdorin ndarje të qarta të roleve, komunikime të infiltruara, subjekte tregtare fiktive, transaksione formale dhe investime në pasuri të paluajtshme. Hetimet e vitit 2025 kanë treguar se trafiku i narkotikëve dhe pastrimi i produkteve të veprës penale mbeten në prioritetet kryesore.
Në profilin e riskut, grupi i strukturuar kriminal përbën 54% të kësaj kategorie, trafikimi i narkotikëve 28.4% dhe pastrimi i produkteve të veprës penale 24.3%. Në disa raste Shqipëria përdoret si vend transiti, rekrutimi apo pastrimi të produkteve kriminale. Aktiviteti kryesor i grupeve shpesh shtrihet jashtë territorit të Shqipërisë”, tha Braho.

Drejtuesi i SPAK-ut, Klodjan Braho, në raportimin e bërë në Komisionin e Ligjeve për veprimtarinë e institucionit që ai drejton për vitin 2025.
Braho bëri me dije se në vitin 2025 ka pasur një rritje të volumit të hetimeve me 4.9%, me 219 çështje të përfunduara.
Kreu i SPAK-ut tha se institucioni që ai drejton ka një ngarkesë në rritje, por pa humbur qëndrueshmërinë në mbylljen e hetimeve.
Më tej, Braho u ndal edhe te rekurset e paraqitura në GJKKO, për të cilat tha se janë ulur ndjeshëm në krahasim me vitin paraardhës.
Pra, nga 87 në vitin 2024, në 32 rekurse në vitin 2025. Braho u shpreh se sa u përket masave të sigurimit, rreth 43% prej tyre lidhen me korrupsionin. Lufta ndaj korrupsionit, tha Braho, në vitin 2025 shënoi rrijte të aktivitetit hetimor.
Gjë të cilën, tha kreu i SPAK-ut, e reflekton edhe dërgimi në gjykatë i 24 rasteve. Kreu i SPAK-ut bëri me dije se në vitin 2025, 16 zyrtarë të lartë janë vënë nën hetim.
“Rritje të volumit të hetimeve 4.9%. 216 çështje janë përfunduar. SPAK-u ka një ngarkesë në rritje pa humbur qëndrueshmërinë në mbylljen e hetimeve. SPAK-u po mbështetet gjithnjë e më shumë në analizë, në hetime financiare. Numri i vendimeve nga gjykata është rritur nga 72 në 76 vendime. Numri i rekurseve të paraqitura në GJKKO është ulur ndjeshëm, nga 87 në 32. Sa u përket masave të sigurimit, politika profesionale është udhëhequr nga parimi i proporcionalitetit. Masat e aplikuara, rreth 43%, lidhen me korrupsionin, ndërsa rreth 21% me krimin e organizuar. Në luftën kundër korrupsionit 2025 shënoi rritje të aktivitetit hetimor. Kjo reflektohet me dërgimin në gjykatë të 24 rasteve. 16 persona, zyrtarë të lartë, nën hetim për vitin 2025”, tha Braho.

Drejtuesi i SPAK-ut, Klodjan Braho, në seancën e sotme dëgjimore në Komisionin për Reformën Zgjedhore ka thënë se sa u përket krimeve zgjedhore, ndjekja penale funksionon gjatë gjithë kohës jo vetëm në periudhë zgjedhore.
Sa u përket vendimmarrjeve për këto vepra, Braho tha se janë marrë vetëm për ato raste që janë siguruar provat e nevojshme.
Më tej, në fjalën e tij, Braho u shpreh se sa u përket arrestimeve, SPAK-u nuk i ka kapacitetet operacionale për të bërë arrestimin e personave në kërkim.
“Ajo që ne kërkojmë është të bëjmë diferencën. Ndjekja penale funksionon gjatë gjithë kohës jo vetëm në periudhë zgjedhore.
Vendimmarrjet janë nisur nga ato raste që janë siguruar prova. Sa u përket arrestimeve, nuk ka kapacitete operacionale SPAK-u që të bëjë arrestimet e personave në kërkim. Nuk mund të themi nëse është me dashje apo nga pamundësia, ama rezultati është i dukshëm”, u shpreh Braho.

Drejtuesi i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, Klodjan Braho, në seancën e sotme dëgjimore në Komisionin për Reformën Zgjedhore është pyetur edhe për raportin e OSBE/ODIHR.
Braho tha se ky raport nuk mund të përdoret në vetvete për të provuar një fakt penal. Megjithatë, u shpreh Braho, ky raport është i rëndësishëm për të kuptuar fenomenin e krimit zgjedhor.
Braho tha se hetimi për çdo vepër penale duhet të jetë i plotë dhe përjashtim nga kjo nuk bën as krimi zgjedhor.
“Raporti i OSBE/ODIHR-it nuk mund të përdoret në vetvete për të provuar një fakt penal. Raporti është i rëndësishëm për të kuptuar më mirë fenomenin e krimit zgjedhor. Hetimi për çdo vepër penale duhet të jetë i plotë, krimi zgjedhor nuk bën përjashtim. Rezultati vjen nga ekzistenca ose jo e provave në proces final”, tha Braho.
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Shifrat në rritje, por jo pa pikëpyetje/ N...
Pse Erion Veliaj shtyn të gjitha gjyqet pa...
Zgjedhjet nuk janë thjesht garë, por test ...
Dokumentet që akuzojnë Dritan Prençin 9 ...
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...
Si e bojkotoi mashtruesi Irfan Hysenbelliu...
Abuzimi me produktet masakron tregun dhe v...
“Sidi education”, asistenti virtual i Matu...
Verërat kontrabandë “mbërthejnë” tregun sh...
Zbulohen fijet/ Si lidhet Jet Bank me Erio...
Zbulohet pazari i Sokol Sadushit me Mero B...
Veliaj ngre tjetër padi, alibi për zvarrit...
Cili i afërm i vdiq avokatit të Carlo Boll...
Vendimet e ndërmjetme të Sokol Sadushit/ A...
Skandali i Bashkisë së Tiranës/ Fsheh info...
EKSKLUZIVE/ Çfarë po ndodh në Burgun e Dur...
Mero Baze dhe Veliaj sulm Ramës/ Burgjet t...
Faktet/ Si Sokol Sadushi “dhunoi” Kolegjin...
Degradimi i propagandës së Veliajt/ Sulmon...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Është arrestuar në Dhëmi, shtetasi G.P., i cili ishte i sh...
Policia e Fierit ka goditur një rast të kultivimit të bimë...
Policia e Tiranës ka arrestuar 19 persona si dhe ka proced...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në raj...
Trafiku i rënduar po e kthen lëvizjen në Tiranë në një sfi...
Teksa Shqipëria ka nivelin e pensionit ndër më të ulëtin n...
Punësimi në sektorin shtetëror u zgjerua me tej vitin 2025...
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë tha se ka arres...
Gjykata në Prishtinë e ka dënuar të premten me 12 vjet bur...
Rusia kreu një nga sulmet më të mëdha ndaj kryeqytetit të ...
Katër muaj pasi u vra në fillim të luftës SHBA-Izrael kund...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Sa herë njoftohet një projekt i ri infrastrukturor, diskut...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, në seancën e sotme ple...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe sh...