“Sidi education”, asistenti virtual i Maturës Shtetërore/ Njohuritë për lëndët e matematikës dhe gjuhës angleze

Portali “Sidi education”, tashmë i aksesueshëm, është asistenti juaj virtual që ofron zhvillimin e kurseve përgatitore për Maturën Shtetërore 2026.
Asistenti virtual “Sidi education” ju ofron njohuritë për 4 lëndët me detyrim të Maturës Shtetërore, gjuhë shqipe, letërsi, gjuhë angleze dhe matematikë. Njohuri të bazuara në programin orientues të Ministrisë së Arsimit.
Me një kosto minimale prej 20 eurosh për një lëndë, ju mund të bëni një regjistrim fillestar në website sidieducation.com dhe më pas do të keni akses të pakufizuar në ndihmësin virtual deri në përfundim të maturës shtetërore.
Më konkretisht, ja çfarë përmban “Sidi education” si ndihmë për provimin e Maturës Shtetërore për lëndët e gjuhës angleze dhe matematikës.
Asistenti juaj virtual, “Sidi education”, sa i përket lëndës së matematikës është i ndarë në dy shtylla kryesore. Në një nga seksionet do të gjeni të shtjelluara të gjitha temat e përfshira në programin e Maturës Shtetërore për lëndën e matematikës, ku bëjnë pjesë si pjesa teorike ashtu edhe zgjidhja e ushtrimeve konkrete. Seksioni tjetër është ai i kuizeve, si dhe për tri lëndët e tjera pjesë e “Sidi education”. Kuize për të cilat ndihmësi juaj i maturës ju jep edhe përgjigjet e sakta.
Ashtu si dhe për tri lëndët e tjera, gjuhë shqipe, letërsi dhe matematikë edhe për lëndën e gjuhës angleze, programi në “Sidi education” është i ndarë në dy seksione. Një për kuizet dhe tjetri për shtjellimin e temave të gjuhës angleze ku përfshihen rregullat gramatikore dhe sintaksore të anglishtes si dhe ushtrime mbi temat e përfshira në programin e Ministrisë së Arsimit për Maturën Shtetërore 2026.
Matura Shtetërore tashmë është më e thjeshtë se kurrë me asistentin tuaj virtual “Sidi education”./CNA
View this post on Instagram

