Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Më 9 prill, në orën 09:30, u mblodhën Kolegjet e Bashkuara në një seancë gjyqësore për të shqyrtuar një akt turpi të marrë nga partizan Sadushi që i shërben kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës për 13 akuza dhe 5 vepra të rënda penale. Pas shqyrtimit në seancë, Kolegjet e Bashkuara pritet të vendosin për vendimin penal për paraburgimin. Skenari është i qartë. Qëllimi i këtij akti është politik, që mjet ka nxjerrjen e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, nga burgu. I pavetinguari Sokol Sadushi nxori një vendim të ndërmjetëm, duke e ushtruar këtë detyrë për herë të parë, për nisjen e procedurës për ndryshimin e pjesshëm të praktikës së njësuar të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë të vitit 2011 mbi masat e sigurimit personal. Përmes këtij vendimi të ndërmjetëm, Sadushi kërkon të bëjë ndryshime procedurale që në finale çojnë në ndryshimin e kritereve të vendosjes së masës së sigurimit, duke i shërbyer në këtë mënyrë Erion Veliajt si hall i madh i kreut të Gjykatës së Lartë dhe mikut të tij Mero Baze, gazetar mercenar, kamikaz i familjes Veliaj. Gjithë skenari është se partizan Sadushi është bërë një ushtar i devotshëm i Mero Bazes. CNA ka materiale dhe ndërhyrje konkrete që Mero Baze ka bërë në media për Sokol Sadushin. Sokol Sadushi i është borxhli Mero Bazes për mbështetjen mediatike që i ka dhënë dhe sot bëjnë veprime për të nxjerrë kryebashkiakun me 13 akuza nga burgu./ CNA
7 artikuj për këtë temë.

Prej disa javësh, Sokol Sadushi, kreu i Gjykatës së Lartë, është kthyer në vëmendje të opinionit publik. Ai, me një vendim të ndërmjetëm, ndërhyri në ?mënyrë të dhunshme? ndaj kolegjit penal të Gjykatës së Lartë.
Më pas thirri Kolegjet e Bashkuara për të kryer veprime në lidhje me procedurat e mbajtjes në arrest me burg, të cilat, në fakt, janë të gjitha të parashikuara në ligj, në Kushtetutë, rastet kur një i ndaluar duhet të qëndrojë në burg për shkak të rrezikshmërisë, argumentet që kërkohen nga prokurorët, nga avokatët dhe në fund është gjykata që vendos.
Sokol Sadushi duket se ka një qëllim. Dhe sipas të gjitha argumenteve që jepen nga mediat dhe nga politika, vendimi i ndërmjetëm i kërkuar nga Sokol Sadushi për të ndryshuar vendimin e kolegjeve të bashkuara të vitit 2011, në finale, ka qëllim lirimin nga burgu të Erion Veliajt, për t?i dhënë kryebashkiakut të Tiranës me 13 akuza një masë më të lehtë sigurie.
CNA ka mësuar se ka një pazar midis kreut të Gjykatës së Lartë dhe njerëzve të tij pranë Partisë Socialiste apo kryeministrit Edi Rama. Sokol Sadushi njihet si një mbështetës i fortë dhe mik i ngushtë i Mero Bazes, gazetarit të familjes së Erion Veliajt.
Dikur ky i fundit ndërhynte pranë redaksisë sonë për të fshirë shkrime, investigime apo deklarime të pasurisë së Sokol Sadushit në kohën që ky i fundit ishte kreu i Magjistraturës dhe më pas u çua kryetar i Gjykatës së Lartë pa kaluar në veting, megjithëse doli nga dritarja e drejtësisë, hyri nga dera duke marrë një nga postet më të larta të drejtësisë në vend.
Burime pranë rilindasve të PS-së i thanë CNA-së se një skemë e qartë shkon deri në pazarin e postit të Presidentit të Republikës.
Mendohet se Sadushit i është premtuar që të bëjë lëvizjen për nxjerrjen e një vendimi të ndërmjetëm dhe ndryshimin e vendimit të Kolegjeve të Bashkuara të vitit 2011 dhe më pas atij mund t?i jepet karrigia e Presidentit në vitin 2027.
Zotit Bajram Begaj mandati i mbaron në muajin korrik, ndërkohë që Sokol Sadushit i mbaron disa muaj më parë. Zgjidhja është mjaft e thjeshtë: merret pagesa e ndërmjetme disamujore dhe më pas Sokol Sadushi zgjidhet President i Republikës.
Ky është një premtim i dhënë nga segmente të caktuara të pushtetit, të cilat po kërkojnë me çdo kusht që të nxjerrin Erion Veliajn nga burgu dhe për këtë po përdorin edhe kreun e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushin, me disa veprime dhe vendime, të cilat kanë hedhur mjaft dyshime, por që asgjë nuk ka mbetur pa u zbardhur, qoftë nga strategjia e Sadushit, qoftë nga pazaret që i ofrohen kreut të Gjykatës së Lartë me poste të rëndësishme siç është edhe ai i Presidentit të Republikës./ CNA
Në shqyrtimin e çështjeve të shtruara përpara Kolegjeve të Bashkuara lidhur me interpretimin e neneve 228 dhe 230 të Kodit të Procedurës Penale dhe raportin e tyre me nenin 5 § 3 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, duhet shmangur një qasje që, nën pretekstin e forcimit të garancive, rrezikon të deformojë vetë logjikën e vendimmarrjes gjyqësore dhe të zhvendosë fokusin nga analiza reale drejt formalizmit procedural.
Së pari, teza sipas së cilës gjykata duhet, në çdo rast, të analizojë në mënyrë të detajuar masat alternative si premisë e domosdoshme për caktimin e “arrestit në burg”, nuk gjen mbështetje të drejtpërdrejtë në tekstin e ligjit.
Nenet 228 dhe 230 të Kodit të Procedurës Penale nuk kërkojnë një analizë të tipit inventar të çdo mase të mundshme, por një vlerësim konkret të domosdoshmërisë dhe përshtatshmërisë së masës që kërkohet. Transformimi i këtij detyrimi në një analizë të detajuar dhe të detyrueshme të çdo alternative përbën një shtesë interpretative që nuk rrjedh nga ligji, por nga një qasje e tepruar formaliste.
Gjykata nuk është e thirrur të zhvillojë një ushtrim teorik mbi të gjitha masat e mundshme të sigurimit, por të vendosë mbi një kërkesë konkrete të paraqitur nga organi i akuzës. Nëse nga analiza e rrethanave konkrete rezulton se vetëm masa e “arrestit në burg” është e aftë të neutralizojë rrezikun, atëherë përfundimi mbi papërshtatshmërinë e alternativave është i përfshirë në vetë këtë konstatim dhe nuk ka nevojë për një arsyetim të veçantë për secilën prej tyre. Të kërkosh të kundërtën do të thotë të zëvendësosh analizën substanciale me një ritual formal arsyetimi.
Së dyti, përpjekja për të përjashtuar natyrën e veprës penale si element vlerësimi në përcaktimin e rrezikut përbën një tjetër devijim nga logjika e ligjit.
Është e padiskutueshme që rreziku nuk mund të prezumohet në mënyrë automatike dhe abstrakte vetëm mbi bazën e rëndësisë së veprës, por është po aq e gabuar të pretendohet se natyra e veprës është një element i parëndësishëm ose i papërdorshëm në këtë vlerësim.
Natyra e veprës, mënyra e kryerjes së saj dhe pesha e sanksionit janë elemente objektive që ndikojnë drejtpërdrejt në vlerësimin e rrezikut dhe nuk mund të përjashtohen nga analiza pa e bërë atë artificialisht të cunguar. Problemi nuk qëndron te përdorimi i këtyre elementeve, por te përdorimi i tyre në mënyrë ekskluzive dhe pa lidhje me rrethanat konkrete të rastit.
Së treti, teza sipas së cilës papërshtatshmëria e arrestit në burg duhet të provohet nga i pandehuri përbën një përmbysje të papranueshme të barrës së provës dhe bie ndesh me parimet themelore të procedurës penale.
Në një sistem akuzator, është organi i akuzës ai që duhet të justifikojë çdo kufizim të lirisë personale, ndërsa i pandehuri nuk ka dhe nuk mund të ketë detyrimin për të provuar mungesën e kushteve për caktimin e masës.
Çdo interpretim që nënkupton të kundërtën jo vetëm që cenon prezumimin e pafajësisë, por rrezikon të kthejë masën e sigurimit në një mekanizëm që zbatohet në mungesë të provave të mjaftueshme, thjesht për shkak të paaftësisë së të pandehurit për të prodhuar prova në të kundërt.
Në këtë kuadër, problemet e konstatuara në praktikën gjyqësore – përdorimi i formulave stereotipe, mungesa e analizës konkrete dhe automatizmi në caktimin e paraburgimit – nuk burojnë nga një standard i gabuar normativ apo interpretativ, por nga një zbatim i mangët i ligjit ekzistues.
Për rrjedhojë, tentativa për t’i adresuar këto probleme përmes një riformulimi të praktikës unifikuese rrezikon të trajtojë simptomën dhe jo shkakun, duke shtuar kërkesa formale pa garantuar një ndryshim real në cilësinë e vendimmarrjes.
Në përfundim, interpretimi i neneve 228 dhe 230 të Kodit të Procedurës Penale duhet të mbetet i përqendruar tek analiza konkrete e rrezikut dhe te domosdoshmëria reale e masës së kërkuar, pa u zhvendosur drejt një formalizmi që nuk shton garanci substanciale.
Çdo devijim nga kjo qasje, qoftë në formën e një detyrimi për analizë të detajuar të alternativave, qoftë në formën e përmbysjes së barrës së provës, rrezikon të cenojë ekuilibrin ndërmjet efektivitetit të procedimit penal dhe mbrojtjes së lirisë personale./ CNA
Paraburgimi si masë e jashtëzakonshme, analiza konkrete e rrezikut, proporcionaliteti — këto nuk janë risi. Janë pjesë e Kodit të Procedurës Penale që nga fillimi dhe reflektimi i drejtpërdrejtë i standardeve të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Megjithatë, sot ato po trajtohen sikur drejtësia shqiptare sapo ka hyrë në një epokë të re ndërgjegjësimi juridik.
Sepse kur një sistem ndien nevojën të riafirmojë me kaq solemnitet atë që ka ditur gjithmonë, zakonisht nuk është duke zbuluar një të vërtetë të re — por duke reaguar ndaj një rrethane konkrete. Dhe kur kjo rrethanë përkon me çështje të profilit të lartë publik dhe politik, dyshimi nuk është më thjesht spekulativ, por i pashmangshëm në perceptimin publik.
Natyrisht, askush nuk do ta thotë hapur se një ndryshim i tillë i praktikës synon të ndikojë në një çështje të caktuar. Por drejtësia nuk matet vetëm me atë që thotë, por edhe me momentin kur zgjedh ta thotë. Dhe koha, në këtë rast, është po aq domethënëse sa përmbajtja.
Problemi nuk ka qenë kurrë mungesa e standardit. Askush nuk i ka penguar gjykatat të kërkojnë prova konkrete për rrezikun, të shmangin formulat stereotipe apo të analizojnë proporcionalitetin. Problemi ka qenë tjetërkund: në mënyrën se si është ushtruar diskrecioni gjyqësor dhe në mungesën e një kontrolli të fortë mbi këtë diskrecion. Ky është një problem që nuk zgjidhet me një vendim unifikues të ri, por me një ndryshim të kulturës gjyqësore — diçka që nuk shpallet, por ndërtohet në kohë.
Sepse ajo mund të lexohet si një përpjekje për të “universalizuar” një nevojë që në fakt lind nga një rast konkret. Dhe kur drejtësia perceptohet si reaktive ndaj rasteve dhe jo si e qëndrueshme në parime, besimi publik nuk forcohet — dobësohet.
Në fund, mbetet një dilemë e thjeshtë, por thelbësore: nëse standardi ka qenë gjithmonë aty, pse u desh një moment i tillë për ta rikujtuar? Dhe më e rëndësishmja — a kemi të bëjmë me një përmirësim real të sistemit, apo thjesht me një riformulim të tij për t’iu përshtatur një konteksti që kërkon përgjigje të menjëhershme?
Sepse drejtësia nuk matet nga aftësia për të thënë gjërat e duhura, por nga aftësia për t’i zbatuar ato në mënyrë të njëtrajtshme — edhe kur nuk ka asnjë arsye për t’i thënë me zë të lartë./ CNA
Ka një ironi të hollë në mënyrën se si drejtësia shqiptare zbulon herë pas here parime që i ka pasur gjithmonë në dispozicion. Sot flitet për nevojën e “zhvillimit të mëtejshëm të praktikës gjyqësore” mbi masat e sigurimit, sikur karakteri përjashtimor i paraburgimit, proporcionaliteti dhe analiza konkrete e rrezikut të jenë risi të viteve të fundit. Në të vërtetë, këto janë themelet mbi të cilat është ndërtuar që në fillim Kodi i Procedurës Penale dhe jurisprudenca e Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Pse një vendim unifikues i ri, një debat i ri, një “rishpikje” e standardit? Kur një sistem juridik ndien nevojën të riafirmojë me solemnitet atë që ligji e ka thënë prej kohësh, problemi zakonisht nuk është mungesa e normës, por mungesa e zbatimit të saj.
Është e vështirë të shmanget perceptimi se ky ushtrim nuk buron nga një reflektim i qetë doktrinar, por nga presioni i një konteksti konkret. Kur drejtësia lëviz me energji të madhe për të sqaruar parime të njohura pikërisht në momente të caktuara, lind pyetja legjitime: a po ndërtohet një standard i përgjithshëm, apo po kërkohet një justifikim i përgjithshëm për një rast të veçantë?
Sepse, në thelb, asgjë nuk e ka penguar ndonjëherë gjykatën të kërkojë prova konkrete për rrezikun, të analizojë realisht proporcionalitetin apo të shmangë formulat stereotipe. Nuk ka pasur boshllëk ligjor. Ka pasur, në shumë raste, thjesht mungesë vullneti për ta zbatuar ligjin në mënyrë rigoroze. Dhe ky është një problem që nuk zgjidhet me një vendim të ri unifikues, por me një kulturë tjetër gjyqësore.
Në vend që të pranohet se standardi ka qenë gjithmonë aty dhe se devijimi ka ardhur nga praktika, sistemi zgjedh të paraqesë situatën si një nevojë për “zhvillim të mëtejshëm”. Është një mënyrë elegante për të shmangur pyetjen më të vështirë: pse nuk është zbatuar deri më sot ajo që dihej prej kohësh?
Në një klimë ku çdo lëvizje e drejtësisë lexohet edhe politikisht, kjo nismë rrezikon të shihet jo si një përmirësim i sistemit, por si një reagim ndaj një rasti konkret. Dhe në drejtësi, perceptimi është po aq i rëndësishëm sa realiteti. Një standard që riafirmohet vetëm kur i duhet sistemit, dhe jo kur i duhet ligjit, humbet një pjesë të besueshmërisë së tij.
Në fund, pyetja mbetet e hapur dhe e pakëndshme: nëse ligji ka qenë gjithmonë i qartë, pse duhet një ushtrim kaq i madh gjyqësor për ta thënë sërish të njëjtën gjë? Dhe më e rëndësishmja — a do të ndryshojë realisht diçka, apo thjesht do të ndryshojë mënyra se si shkruhen vendimet?/ CNA

Sokol Sadushi, një ditë para një vendimi të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë ndërhyri me një vendim të ndërmjetëm.
Gjeti Begtash Zenelin dhe 14 orë para goditi. Nuk e la kolegjin të merrte një vendim, por ndërhyri vetë.
Dhe tani ka propozuar që të mblidhet Kolegji i Bashkuar për të diskutuar vendimin e vitit 2011.
Një praktikë penale që në fakt do ta diskutojnë shumica e gjyqtarëve civilë, pra Kolegji Administrativ dhe Kolegji Civil, ndërkohë që gjasat janë qartazi që Kolegji Penal të jetë kundër sepse është ai që do të punojë me atë praktikë, është ai që do ta ndjekë, është ai kolegj që ka ezauruar dhe ka punuar edhe me praktikat e së shkuarës.
Në fakt, një vendim i tillë i Sokol Sadushit apo çdo kryetari të Gjykatës së Lartë mund të vinte në çdo moment. Pyetja që lind thjesht është: pse ndërhyri tani Sokol Sadushi? Cila është arsyeja? Cili është qëllimi? A ka ndërhyrë Mero Baze, gazetari i familjes Veliaj, te Sokol Sadushi? Janë miq të dy bashkë.
CNA ka materiale dhe ndërhyrje konkrete që Mero Baze bëri në media për Sokol Sadushin.
Ai kërkoi që të mos shkruhej për të, të mos sulmohej, ndërsa Sadushi po shkonte në Gjykatën e Lartë dhe skemat po zbuloheshin.
Sokol Sadushi i është borxhli Mero Bazes për mbështetjen mediatike që i ka dhënë dhe tani është kryetar i gjykatës ku do të zhvillohet përpjekja për të sjellë Erion Veliajn në shtëpi.
Me një veprim prej kamikazi kërkon që të mbledhë Kolegjin e Bashkuar një ditë pas gjyqit të Ilir Metës. Ndërkohë një muaj më pas, pasi të zbardhet vendimi i tij, është gjyqi i Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese dhe kështu skema funksionon qartë. Ilir Meta ngryset brenda, del vendimi i ri të nxjerrë Erion Veliajn jashtë.
Ky mund të quhet një aludim, por ndërhyrja e Sokol Sadushit është po aq kriminale sa një vrasje që mund t'i bëhet sistemit të drejtësisë.
Kjo sepse vendimi vjen në momentin që i vetmi zyrtar i lartë i shtetit shqiptar me 13 akuza të rënda penale, shumica e tyre për korrupsion, mbahet në burg dhe prej 7-8 muajsh shtyn proceset gjyqësore penale.
Prej gati një viti sulmon gjyqtarë e prokurorë nga qelia. Janë parë në përgjime, janë parë në shkrime, në mediat e pushtetit, në mediat e paguara nga inceneratorët, mediat e ?5D?-së dhe Sokol Sadushi tani na sjell një vendim të ndërmjetëm në momente mjaft delikate.
Atëherë kur drejtësia në Shqipëri duhet të marrë peshën e duhur, atëherë kur Bashkimi Europian duhet t'i vlerësojë strukturat e drejtësisë, jo vetëm SPAK-un, por dhe Gjykatën e Lartë, Gjykatën Kushtetuese dhe institucione të tjera.
Ndonjëra prej tyre është kthyer si ato leckat për të fshirë çimenton që ka muaj pa u pastruar, por janë aq të ndotura sa po pengojnë rrugën e Shqipërisë drejt Europës. Dhe këtë mund ta pengojë edhe Sokol Sadushi me veprimin që po bën.
Ndaj jemi përballë faktit: a do të pranojë Kolegji i Bashkuar të përdoret si vegël, si një ushtri mercenarësh për t?i plotësuar tekat Sokol Sadushit, për të zbatuar skenarin e mundshëm të lirimit të Erion Veliajt?
Apo do të qëndrojnë me integritet përballë Sadushëve, Mero Bazëve dhe çdo skenaristi tjetër për të treguar se në Shqipëri ka zyrtarë të përgjegjshëm, se në Shqipëri ka gjyqtarë të përgjegjshëm, se në Shqipëri ka njerëz, të cilët dinë të peshojnë vërtet dhe nuk përdoren si letër higjienike e një të burgosuri në qelitë e Durrësit?/ CNA
Sokol Sadushi është kryetari i Gjykatës së Lartë në Shqipëri, kreu i një institucioni mjaft të rëndësishëm i cili u bë pjesë e debateve të shumta në momentet e konstituimit të tij.
Gjykata e Lartë nga ndërkombëtarët është parë si një institucion që duhet të ishte i paanshëm dhe në çdo standard dhe atë më minimalin europian duhet të ketë jurist më përvojë, njerëz me integritet të cilët janë maja e pushteti gjyqësor dhe pas tyre ngelet vetëm Gjykata Kushtetuese.
Kjo e fundit është ku thërret qameti, por te Gjykata e Lartë që ka emra profesionistë, janë me eksperiencë, të katandiset kaq e keqpërdorur dhe të dilet në çetë apo të përdoret nga kryetari i saj si një pronë private të mos themi më keq se kaq, si ato shtëpitë me drita të kuqe ku hyn dhe del kushdo me pagesë, kështu mund të quhet rasti i kryetarit Sokol Sadushi.
Sadushi është një nga njerëzit që mori pjesë në reformën në drejtësi dhe në atë kohë hartuesit e saj u tha se, nuk do të përfshiheshin dhe nuk do të ishin pjesë e strukturës së drejtësisë së re por nga kryetari i Magjistraturës, Sokol Sadushi kërceu në kryetar të Gjykatës së Lartë dhe pa bërë veting se, po t?i hyjmë standardeve të vetingut sipas reformës që bëri partizani ynë, jo në drejtësi nuk do të ishte, por ndoshta do të ishte nën hetim nga SPAK-u, si shumë kolegë të tjerë të tij.
Gjithsesi kësaj nuk po i hyjmë thellë, megjithëse shumë shpejt do të kemi një analizë të plotë të pasurive të Sokol Sadushit, por veprimi i fundit i bërë në datën 9 mars rreth 12 ditë më parë na tregon mungesën e integritetit, keqpërdorimin, ndoshta dhe pengmarrjen e partizan Sadushit që ka dalë në çetë.
Nga kapteri i Peshtanit, Mero Baze njeriu i cili përpiqet ta mbrojë fort mediatikisht dhe politikisht Sokol Sadushin dhe e ka hall të madh dhe tani ndoshta dhe ta përdorë për interesat e tij siç deklaron Mero Baze se shumë shpejt Erion Veliaj do të dalë dhe këtë e thotë jo në pak qarqe miqsh.
Dikur deklaronte se e kish futur Edi Rama, tani thotë se shumë shpejt do ta nxjerrim jashtë dhe skemat është bërë gati.
Sokol Sadushi ka ndërhyrë me një vendim të ndërmjetën më 9 mars ndërkohë që ka hedhur në erë integritetin e Gjykatës së Lartë sepse ka ndërhyrë rreth 14 orë para se Kolegji Penal i kësaj gjykate të jepte një vendim.
Ku ndodh? Në cilin vend të botës? Ku e gjeti Sokol Sadushi dosjen në rreth 20 mijë të tilla apo më shumë që ka Gjykata e Lartë?
Kush ia dha dhe pse? E kërkoi vetë? Pse ndërhyri me një vendim të ndërmjetëm që nuk kishte ndërhyrë kurrë që nga dita që ka marrë detyrën dhe vuri veton, pasi ndoshta e pa se me Kolegjin Penal nuk e zgjidhte dot vendimin sçi donte ai.
Tani mendon se me Kolegjet e Bashkuara ku kontrollon administrativen dhe civilen ai, t?ia dalë të rrëzojë një vendim të vitit 2011 me një qëllim lirimin e kryetarit të çetës nga Paraspuari për t?i bërë qefjin kapter Mero Bazes të Peshtanit. Ky është qëllimi.
Më e bukura është se në datën 9 është thirrur Kolegji i Bashkuar për të marrë vendim ndërsa Ilir Metës i ka lënë gjyqin në datën 8 një ditë para.
Pra, Ilir Meta të ngelet në burg, pastaj merret vendimi i Kolegjit dhe në datën 10 maj është gjyqi i Erion Veliajt, një muaj pasi të ndryshohet vendimi i vitit 2011 i Kolegjit të Bashkuar me vendimin e Kolegjit të ri, të zbardhet, të arsyetohet, të publikohet dhe pastaj jetë të lumtur nga komandanti i çetës së Paraspuarit Erion Veliaj i ndjekur nga kapteri i Peshtanit Mero Baze dhe në zbatim nga partizan Sadushi që doli në çetë duke hedhur në erë jo vetëm Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë por duke u bërë pjesë i një grupi bashkëpuntorësh me një njeri që ka 13 akuza të rënda penale.
Me një njeri që ka sulmuar drejtësinë, ka sulmuar kolegët e Sokol Sadushit nga i pari te i fundit dhe këtë e ka bërë dhe përmes Mero Bazes thjesht dhe vetëm të dalë nga burgu një i korruptuar ku Gjykata e Apelit ka thënë se mes Erion Veliajt, Elman Abules dhe Ajola Xoxës mund të ketë një grup të strukturuar kriminal.
Ndoshta SPAK e ka kapërcyer dhe nuk e ka çuar në një vepër të tillë penale, nuk e ka hetuar por në rast se do t?i hynte thellë dhe do të gjente bashkëpunëtorë si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal dhe do të ishin përballë një fakti të tillë, Sadushi dhe Mero Baze do të ishin bashkëpunëtorë ashtu siç urdhëronte Erion Veliaj nga burgu i Durrësit që të pyetej Mero dhe më pas të sulmoheshin prokurorët dhe gjyqtarët.
Ku është ndryshimi i një grupi të strukturuar kriminal që bashkëpunojnë për vepra të ndryshme penale, me një grup individësh, media gjyqtarë, gazetarë, juristë, biznesmenë që çfarë nuk po bëjnë për të nxjerrë nga burgu ?kryetarin? e tyre nga Paraspuari, Erion Veliaj. Shërbëtori i tij tani është dhe partizani që doli në çetë Sokol Sadushi./ CNA
Veliaj ngre tjetër padi, alibi për zvarrit...
Cili i afërm i vdiq avokatit të Carlo Boll...
Vendimet e ndërmjetme të Sokol Sadushit/ A...
Skandali i Bashkisë së Tiranës/ Fsheh info...
EKSKLUZIVE/ Çfarë po ndodh në Burgun e Dur...
Mero Baze dhe Veliaj sulm Ramës/ Burgjet t...
Faktet/ Si Sokol Sadushi “dhunoi” Kolegjin...
Degradimi i propagandës së Veliajt/ Sulmon...
Një figurë që vepronte në hije/ Kush është...
https://www.cna.al/aktualitet/detaje-nga-operacioni-si-u-a...
Çfarë po ndodh në QSUT?/ Kur spitalet kthe...
SKANDAL/ Agim Ismaili firmosi tenderin për...
KPP po cenon sigurinë kombëtare/ Prokurime...
Investigimi për terrorin mbi biznesin/ Gaz...
Shembja e vilave në Sauk/ IKMT kujtohet so...
Një tjetër anëtar i Gjykatës Kushtetuese, ...
https://www.cna.al/kosova-bota/zgjedhjet-ne-kosove-dalin-r...
Ardit Bido, me disa versione për foto-skan...
Shtyhet seanca për "Partizanin"/ Caktohet ...
Të 40-at e Mero Bazes dhe Erion Veliajt 2...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...