web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Partizan Sadushi, alarm për ndërkombëtarët

Vendimi i ndërmjetëm i partizan Sadushit në shërbim të kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj ka vënë në lëvizje ndërkombëtarët. Alarmi vjen pas një letre dërguar ambasadave nga kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi. Partizan Sadushi ka marrë pushkën dhe ka dalë në çetë thjesht dhe vetëm për t’i shërbyer lirimit të Erion Veliajt. Vendimet e Sadushit janë pjesë e skenarit për lirimin e Veliajt nga burgu, janë thikë pas shpine ndaj Reformës në Drejtësi dhe institucione që kërkojnë të luftojnë korrupsionin. Sadushi, miku i ngushtë i gazetarit të familjes Veliaj, Mero Baze përmes këtyre akteve është kthyer në një mercenar politik të 99-çave të Veliajt, që tashmë është kthyer në një alarm edhe për ndërkombëtarët, që kërkon të ndërhyjë në sistemin e drejtësisë për të shpëtuar nga burgu një të akuzuar mbi të cilin rëndojnë 13 akuza për 5 vepra të rënda penale. Veliaj vijon prej muajsh me radhë të shtyjë seancat gjyqësore dhe të sulmojë prokurorët e gjyqtarët. Kryebashkiaku i Tiranës është lënë në burg nga të gjitha nivelet e gjykatave, ndërkohë nga skutat e burgut të Durrësit vijon skenarët kundër drejtësisë./ CNA

5 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

Vendimet e ndërmjetme të Sokol Sadushit/ Alarmohen ndërkombëtarët

Partizan Sadushi, alarm për ndërkombëtarët

Ambasadat ndërkombëtare në vendin tonë janë vënë në lëvizje lidhur me vendimin e ndërmjetëm të kreut të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushit, që i shërben kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliajt.

Alarmimi i ndërkombëtarëve vjen pas letrës së kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Sokol Sadushi, 14 orë para një vendimi të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për shtetasin Begtash Zeneli, ndërhyri me një vendim të ndërmjetëm. Nuk la Kolegjin të merrte një vendim, por ndërhyri vetë.

Ndërhyrja e tij është cilësuar edhe nga politika si e qëllimshme dhe e mirëorganizuar politikisht më një synim të vetëm: lirimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, ndaj të cilit rëndojnë 13 akuza për 5 vepra të rënda penale. 

Sokol Sadushi njihet si njeriu dhe miku i ngushtë i Mero Bazes. Ky i fundit, gazetari i familjes Veliaj, ka ndërhyrë dhe në CNA për të hequr shkrimet për Sadushin, i cili po shërben sot si pjesë e grupit që po kërkon të ndërhyjë në procedura penale, thjesht dhe vetëm për qëllime politike.

Mero Baze kërkoi që të mos shkruhej për të e të mos sulmohej, ndërsa Sadushi po shkonte në Gjykatën e Lartë dhe skemat po zbuloheshin.

Vendimet e Sadushit, pjesë e skenarit për lirimin e Veliajt nga burgu, janë thikë pas shpine ndaj Reformës në Drejtësi dhe institucione që kërkojnë të luftojnë korrupsionin. /CNA

2 MUAJ ME PARE

Vendimet e Sadushit në shërbim të Veliajt/ PD, letër ambasadave në Tiranë

Grupi Parlamentar i PD-së u ka dërguar letër zyrtarë ambasadave në Tiranë lidhur me vendimin e ndërmjetëm të kreut të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushit, që i shërben kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliajt.

PD ka shprehur shqetësimin lidhur me çështjen, ndërsa thuhet se me nismën personale të Sadushit synohet vetëm lirimi i zyrtarëve të korruptuar, ndër to edhe Veliaj.

Në këtë kontekst, PD u kërkon amabasadave të monitorojnë nga afër procesin dhe vendimmarrjen e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

Letra e plotë:

Nëpërmjet kësaj letre, dëshirojmë të shprehim shqetësimin tonë lidhur me zhvillimet e fundit në sistemin e drejtësisë në Shqipëri, veçanërisht mbledhjen e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë më 9 prill, për të shqyrtuar çështje që lidhen me masën e sigurisë “arrest në burg” (paraburgim). Kjo paraqet një nismë personale të kryetarit Sokol Sadushi, pa një justifikim ligjor mbi bazën e saj.

Kjo nismë vjen në një moment delikat për luftën kundër korrupsionit në vend, ku një numër zyrtarësh të lartë dhe ish-zyrtarësh janë aktualisht nën hetim ose subjekt i masave të sigurisë për akuza të rënda, përfshirë korrupsionin dhe shpërdorimin e detyrës. Aktualisht, i vetmi zyrtar i lartë në detyrë që ndodhet në burg është Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Gjithashtu, ky vendim mund të ndikojë edhe disa figura të profilit të lartë të krimit të organizuar që aktualisht ndodhen në paraburgim.

Në të njëjtën kohë, deklaratat e fundit publike nga përfaqësues të lartë të pushtetit ekzekutiv, përfshirë Kryeministrin, kanë shprehur kritika ndaj përdorimit të “arrestit në burg” dhe praktikës më të gjerë të paraburgimit. Këto deklarata kanë ngritur shqetësime shtesë lidhur me perceptimin e mundshëm të ndikimit ose presionit ndaj institucioneve të drejtësisë në një moment kaq të ndjeshëm.

Ekziston një shqetësim i arsyeshëm publik se një interpretim i ri ose më i butë i kësaj mase sigurie mund të çojë në ndryshime në statusin e personave të ndaluar, përfshirë figura të profilit të lartë politik dhe të krimit të organizuar. Një zhvillim i tillë mund të ndikojë ndjeshëm besimin e publikut në pavarësinë e gjyqësorit dhe seriozitetin e përpjekjeve për të luftuar korrupsionin në nivelet më të larta.

Lufta kundër korrupsionit dhe mbajtja përgjegjëse e zyrtarëve të lartë janë shtylla thelbësore për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Çdo përpjekje që cenon luftën kundër korrupsionit, punën e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK), apo ndjekjen dhe ndëshkimin e duhur të figurave të larta politike, rrezikon gjithashtu të minojë rrugën e integrimit evropian të vendit.

Në këtë kontekst, ju bëjmë thirrje me mirësi që:

• Të monitoroni nga afër procesin dhe vendimmarrjen e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë;

• Të inkurajoni transparencën dhe respektimin e standardeve ndërkombëtare të shtetit të së drejtës;

• Të mbështesni institucionet shqiptare në garantimin e një sistemi drejtësie të paanshëm, të pavarur dhe konsistent.

Besimi i publikut në sistemin e drejtësisë është një element kyç për stabilitetin demokratik dhe integrimin evropian të Shqipërisë. Për këtë arsye, çdo vendim me ndikim të gjerë duhet të bazohet në parime të forta ligjore dhe të mbrohet nga çdo perceptim i ndikimit politik.

Ju falënderojmë për vëmendjen dhe angazhimin tuaj të vazhdueshëm në forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri. /CNA

Partizan Sadushi, alarm për ndërkombëtarëtPartizan Sadushi, alarm për ndërkombëtarët

2 MUAJ ME PARE

Partizan Sadushi kërkon të ndryshojë praktikën penale duke përdorur ushtarët civilë

Partizan Sadushi, alarm për ndërkombëtarët

Sokol Sadushi, një ditë para një vendimi të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë ndërhyri me një vendim të ndërmjetëm.

Gjeti Begtash Zenelin dhe 14 orë para goditi. Nuk e la kolegjin të merrte një vendim, por ndërhyri vetë.

Dhe tani ka propozuar që të mblidhet Kolegji i Bashkuar për të diskutuar vendimin e vitit 2011.

Një praktikë penale që në fakt do ta diskutojnë shumica e gjyqtarëve civilë, pra Kolegji Administrativ dhe Kolegji Civil, ndërkohë që gjasat janë qartazi që Kolegji Penal të jetë kundër sepse është ai që do të punojë me atë praktikë, është ai që do ta ndjekë, është ai kolegj që ka ezauruar dhe ka punuar edhe me praktikat e së shkuarës.

Në fakt, një vendim i tillë i Sokol Sadushit apo çdo kryetari të Gjykatës së Lartë mund të vinte në çdo moment. Pyetja që lind thjesht është: pse ndërhyri tani Sokol Sadushi? Cila është arsyeja? Cili është qëllimi? A ka ndërhyrë Mero Baze, gazetari i familjes Veliaj, te Sokol Sadushi? Janë miq të dy bashkë.

CNA ka materiale dhe ndërhyrje konkrete që Mero Baze bëri në media për Sokol Sadushin.

Ai kërkoi që të mos shkruhej për të, të mos sulmohej, ndërsa Sadushi po shkonte në Gjykatën e Lartë dhe skemat po zbuloheshin.

Sokol Sadushi i është borxhli Mero Bazes për mbështetjen mediatike që i ka dhënë dhe tani është kryetar i gjykatës ku do të zhvillohet përpjekja për të sjellë Erion Veliajn në shtëpi.

Sokol Sadushi ka shumë pikëpyetje.

Me një veprim prej kamikazi kërkon që të mbledhë Kolegjin e Bashkuar një ditë pas gjyqit të Ilir Metës. Ndërkohë një muaj më pas, pasi të zbardhet vendimi i tij, është gjyqi i Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese dhe kështu skema funksionon qartë. Ilir Meta ngryset brenda, del vendimi i ri të nxjerrë Erion Veliajn jashtë.

Ky mund të quhet një aludim, por ndërhyrja e Sokol Sadushit është po aq kriminale sa një vrasje që mund t'i bëhet sistemit të drejtësisë.

Kjo sepse vendimi vjen në momentin që i vetmi zyrtar i lartë i shtetit shqiptar me 13 akuza të rënda penale, shumica e tyre për korrupsion, mbahet në burg dhe prej 7-8 muajsh shtyn proceset gjyqësore penale.

Prej gati një viti sulmon gjyqtarë e prokurorë nga qelia. Janë parë në përgjime, janë parë në shkrime, në mediat e pushtetit, në mediat e paguara nga inceneratorët, mediat e ?5D?-së dhe Sokol Sadushi tani na sjell një vendim të ndërmjetëm në momente mjaft delikate.

Atëherë kur drejtësia në Shqipëri duhet të marrë peshën e duhur, atëherë kur Bashkimi Europian duhet t'i vlerësojë strukturat e drejtësisë, jo vetëm SPAK-un, por dhe Gjykatën e Lartë, Gjykatën Kushtetuese dhe institucione të tjera.

Ndonjëra prej tyre është kthyer si ato leckat për të fshirë çimenton që ka muaj pa u pastruar, por janë aq të ndotura sa po pengojnë rrugën e Shqipërisë drejt Europës. Dhe këtë mund ta pengojë edhe Sokol Sadushi me veprimin që po bën.

Ndaj jemi përballë faktit: a do të pranojë Kolegji i Bashkuar të përdoret si vegël, si një ushtri mercenarësh për t?i plotësuar tekat Sokol Sadushit, për të zbatuar skenarin e mundshëm të lirimit të Erion Veliajt?

Apo do të qëndrojnë me integritet përballë Sadushëve, Mero Bazëve dhe çdo skenaristi tjetër për të treguar se në Shqipëri ka zyrtarë të përgjegjshëm, se në Shqipëri ka gjyqtarë të përgjegjshëm, se në Shqipëri ka njerëz, të cilët dinë të peshojnë vërtet dhe nuk përdoren si letër higjienike e një të burgosuri në qelitë e Durrësit?/ CNA

 

2 MUAJ ME PARE

Pse “dashnorët” e Reformës në Drejtësi nuk flasin për Sokol Sadushin?

Reforma në Drejtësi ka pasur shumë “dashnorë” të saj, që nga ai që u vetëquajt si ‘babai’, pra Fatmir Xhafaj, tek Edi Rama që tha se ishte ai që e kishte bërë reformën, tek Erion Veliaj që e dashuronte dhe duhet të investohej për Reformën në Drejtësi dhe për SPAK-un, por që më pas filloi ta sulmonte e ta akuzonte. Ka pasur Mero Bazen, ka pasur edhe Carlo Bollinon.

Por ku janë e ku s'janë tani, gjërat kanë ndryshuar shumë. Por më të veçantët janë dashnorët e Reformës në Drejtësi të opozitës: Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku. Shembuj spektakolarë!

Ndërkohë që Sokol Sadushi ka “goditur me grusht” Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë, një ditë para se ata të jepnin një vendim për çështje të caktuara, ka ndërhyrë me një vendim të ndërmjetëm, me një qëllim që çon ujë tek lirimi i kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.

Sokol Sadushi njihet si një mik i ngushtë i Mero Bazes, i cili deklaron lart e poshtë se shumë shpejt kryebashkiaku do dalë nga burgu. Duke përdorur këtë vendim të ndërmjetëm, me një vendim të ri të Kolegjeve të Bashkuara, që më pas të lehtësohet mundësia e nxjerrjes në Gjykatën Kushtetuese të kryebashkiakut të Tiranës, ndaj të cilit rëndojnë 13 akuza për 5 vepra të rënda penale.

Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku janë personat që kanë më shumë hapësirë në mediat e majta, ato të paguara nga inceneratorët, nga Bashkia e Tiranës, nga vëllai i Veliajt, siç është Mero Baze apo Carlo Bollino. Në mediat e tyre gjen informacione pa fund. Mjafton që Jorida dhe Gazi të bëjnë një status dhe hapësira u jepet menjëherë, me urdhër, dhe lajmi jepet direkt. Tani problemi është se ka një ngjarje siç është kjo e veprimit të kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi. Për këtë, Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku nuk flasin.

Këta “dashnorë” të kësaj reforme, pse nuk flasin për Sokol Sadushin që doli nga dera dhe hyri nga dritarja nëpërmjet Reformës në Drejtësi pa bërë veting? Pse nuk flasin për vendimin e ndërmjetëm që nxorri Sokol Sadushi? Jo vetëm duke reaguar politikisht, por këta që shkojnë dhe raportojnë në Bundestag, në Bashkimin Europian, në Ambasadën Amerikane, si ka mundësi që nuk i njoftojnë këto institucione këta “dashnorë” të Reformës në Drejtësi?

Kur themi Gazi dhe Jorida, ka dhe shumë të tjerë brenda opozitës, se këta të pushtetit atë punë kanë, interesin e kanë të lidhur me Erion Veliajn, me 99-çat. Po këta të opozitës, si ka mundësi që heshtin? Që nuk reagojnë? Që nuk njoftojnë ambasadat? Që nuk njoftojnë vendet partnere në lidhje me këtë vendim të ndërmjetëm të Sokol Sadushit, që ka një qëllim përfundimtar pikërisht lirimin e Erion Veliajt, të vetmit kryebashkiak dhe zyrtar të lartë në detyrë që ndodhet në burg.

Gaz Bardhi reagon për Marta Kos, Jorida Tabaku reagon për 1001 budallallëqe, por këta nuk reagojnë për Sokol Sadushin. Këta të dy janë shembulli, siç e theksuam, se ka edhe plot të tjerë.  Këta reagojnë për zyrtarët e lartë të BE-së, këta reagojnë për ambasadorët, këta reagojnë për çdo gjë.

Për të mos thënë pastaj që Gazi dhe Jorida nuk u panë në ato protesta që mbaheshin kundër Veliajt. Por edhe ndonjëherë kur kaluan, kaluan sa për t'u dukur. Ndaj dhe përtej çdo dyshimi apo hamendjeje gazetareske, si ka mundësi që këta gjejnë hapësirë në mediat e paguara nga vëllai i Veliajt? Si ka mundësi që gjejnë hapësirë te Mero Bazet e Carlo Bollinot, mediat e paguara nga inceneratorët?

Si ka mundësi që nuk reagojnë për Sokol Sadushin? Si ka mundësi që nuk morën pjesë në protestat kundër Erion Veliajt? Si ka mundësi që tashmë nuk njoftojnë ndërkombëtarët, siç pretendojnë se janë bashkëpunëtorë të mëdhenj të tyre dhe i thërrasin ambasadat dhe i dëgjojnë këta mendjendritur? Pse këta “dashnorë” të Reformës në Drejtësi nuk e denoncojnë në institucionet ndërkombëtare veprimin e Sokol Sadushit, që synon në fund nxjerrjen nga burgu të Erion Veliajt?

A janë këta “dashnorë” të Reformës në Drejtësi, apo janë “dashnorë” të Erion Veliajt?!/CNA

 

3 MUAJ ME PARE

Kush e nxori në çetë partizan Sadushin

Sokol Sadushi është kryetari i Gjykatës së Lartë në Shqipëri, kreu i një institucioni mjaft të rëndësishëm i cili u bë pjesë e debateve të shumta në momentet e konstituimit të tij.

Gjykata e Lartë nga ndërkombëtarët është parë si një institucion që duhet të ishte i paanshëm dhe në çdo standard dhe atë më minimalin europian duhet të ketë jurist më përvojë, njerëz me integritet të cilët janë maja e pushteti gjyqësor dhe pas tyre ngelet vetëm Gjykata Kushtetuese.

Kjo e fundit është ku thërret qameti, por te Gjykata e Lartë që ka emra profesionistë, janë me eksperiencë, të katandiset kaq e keqpërdorur dhe të dilet në çetë apo të përdoret nga kryetari i saj si një pronë private të mos themi më keq se kaq, si ato shtëpitë me drita të kuqe ku hyn dhe del kushdo me pagesë, kështu mund të quhet rasti i kryetarit Sokol Sadushi.

Sadushi është një nga njerëzit që mori pjesë në reformën në drejtësi dhe në atë kohë hartuesit e saj u tha se, nuk do të përfshiheshin dhe nuk do të ishin pjesë e strukturës së drejtësisë së re por nga kryetari i Magjistraturës, Sokol Sadushi kërceu në kryetar të Gjykatës së Lartë dhe pa bërë veting se, po t?i hyjmë standardeve të vetingut sipas reformës që bëri partizani ynë, jo në drejtësi nuk do të ishte, por ndoshta do të ishte nën hetim nga SPAK-u, si shumë kolegë të tjerë të tij.

Gjithsesi kësaj nuk po i hyjmë thellë, megjithëse shumë shpejt do të kemi një analizë të plotë të pasurive të Sokol Sadushit, por veprimi i fundit i bërë në datën 9 mars rreth 12 ditë më parë na tregon mungesën e integritetit, keqpërdorimin, ndoshta dhe pengmarrjen e partizan Sadushit që ka dalë në çetë.

Ndoshta mund të quhet çeta e zdromsit të Paraspuarit.

Nga kapteri i Peshtanit, Mero Baze njeriu i cili përpiqet ta mbrojë fort mediatikisht dhe politikisht Sokol Sadushin dhe e ka hall të madh dhe tani ndoshta dhe ta përdorë për interesat e tij  siç deklaron Mero Baze se shumë shpejt Erion Veliaj do të dalë dhe këtë e thotë jo në pak qarqe miqsh.

Dikur deklaronte se e kish futur Edi Rama, tani thotë se shumë shpejt do ta nxjerrim jashtë dhe skemat është bërë gati.

Sokol Sadushi ka ndërhyrë me një vendim të ndërmjetën më 9 mars ndërkohë që ka hedhur në erë integritetin e Gjykatës së Lartë sepse ka ndërhyrë rreth 14 orë para se Kolegji Penal i kësaj gjykate të jepte një vendim.

Ku ndodh? Në cilin vend të botës? Ku e gjeti Sokol Sadushi dosjen në rreth 20 mijë të tilla apo më shumë që ka Gjykata e Lartë?

Kush ia dha dhe pse? E kërkoi vetë? Pse ndërhyri me një vendim të ndërmjetëm që nuk kishte ndërhyrë kurrë që nga dita që ka marrë detyrën dhe vuri veton, pasi ndoshta e pa se me Kolegjin Penal nuk e zgjidhte dot vendimin sçi donte ai.

Tani mendon se me Kolegjet e Bashkuara ku kontrollon administrativen dhe civilen ai, t?ia dalë të rrëzojë një vendim të vitit 2011 me një qëllim lirimin e kryetarit të çetës nga Paraspuari për t?i bërë qefjin kapter Mero Bazes të Peshtanit. Ky është qëllimi.

Më e bukura është se në datën 9 është thirrur Kolegji i Bashkuar për të marrë vendim ndërsa Ilir Metës i ka lënë gjyqin në datën 8 një ditë para.

Pra, Ilir Meta të ngelet në burg, pastaj merret vendimi i Kolegjit dhe në datën 10 maj është gjyqi i Erion Veliajt, një muaj pasi të ndryshohet vendimi i vitit 2011 i Kolegjit të Bashkuar me vendimin e Kolegjit të ri, të zbardhet, të arsyetohet, të publikohet dhe pastaj jetë të lumtur nga komandanti i çetës së Paraspuarit Erion Veliaj i ndjekur nga kapteri i Peshtanit Mero Baze dhe në zbatim nga partizan Sadushi që doli në çetë duke hedhur në erë jo vetëm Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë por duke u bërë pjesë i një grupi bashkëpuntorësh me një njeri që ka 13 akuza të rënda penale.

Me një njeri që ka sulmuar drejtësinë, ka sulmuar kolegët e Sokol Sadushit nga i pari te i fundit dhe këtë e ka bërë dhe përmes Mero Bazes thjesht dhe vetëm të dalë nga burgu një i korruptuar ku Gjykata e Apelit ka thënë se mes Erion Veliajt, Elman Abules dhe Ajola Xoxës mund të ketë një grup të strukturuar kriminal.

Ndoshta SPAK e ka kapërcyer dhe nuk e ka çuar në një vepër të tillë penale, nuk e ka hetuar por në rast se do t?i hynte thellë dhe do të gjente bashkëpunëtorë si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal dhe do të ishin përballë një fakti të tillë, Sadushi dhe Mero Baze do të ishin bashkëpunëtorë ashtu siç urdhëronte Erion Veliaj nga burgu i Durrësit që të pyetej Mero dhe më pas të sulmoheshin prokurorët dhe gjyqtarët.

Ku është ndryshimi i një grupi të strukturuar kriminal që bashkëpunojnë për vepra të ndryshme penale, me një grup individësh, media gjyqtarë, gazetarë, juristë, biznesmenë që çfarë nuk po bëjnë për të nxjerrë nga burgu ?kryetarin? e tyre nga Paraspuari, Erion Veliaj. Shërbëtori i tij tani është dhe partizani që doli në çetë Sokol Sadushi./ CNA

 





Lajmet e fundit nga