Skenarët e Erion Veliajt në protestën për Zvërnecin
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...
Jet Bank është institucioni më i ri bankar online ndaj të cilit ka pasur një sërë denoncimesh, të iniciuara nga deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi. Prej javësh deputeti denoncon se ky institucion bankar është përfshirë në një skandal, pasi pas tij qëndrojnë njerëz që janë përfshirë në skemë mashtrimi. Përmes dokumenteve, deputeti tregoi se shtetasi Oliver Hemmer, drejtor i kompanisë pronare me 71% të aksioneve të Jet Bank, është dënuar për ngritjen e një skeme mashtrimi përmes biznesit të “Call Center”-ave në vlerën e të paktën 200 milionë eurove që u kanë vjedhur shtetasve në vende si Austria, Gjermania, Italia dhe shtetasve britanikë. Pas këtyre denoncimeve, Jet Bank “kërceu nga belaja” dhe doli me një sqarim për mediet, duke tentuar të pranojë se shtetasi Oliver Hemmer, mbi të cilin bëhet denoncimi i deputetit Këlliçi, ka qenë i përfshirë në procesin e regjistrimit të shoqërisë. Banka e pranon se ai ka qenë i përfshirë, pavarësisht se përpiqet të theksojë se aktivitetet e paligjshme të zotit Hemmer nuk lidhen me veprimtarinë e Jet Bank. CNA i ka shkuar më thellë investigimit duke zbuluar lidhjet e Jet Bank me kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, dhe dosjen “5D”. CNA ka zbuluar se njerëzit e propagandës së Jet Bank janë të lidhur me kompaninë “Gogel” të Arbër Veliajt, vëllait të kryebashkiakut të Tiranës, si dhe me njërin nga drejtorët e së famshmes dosje “5D”, Redi Mollën. Si lidhet institucioni bankar Jet Bank me kompaninë “Gogel” të Arbër Veliajt? Drejtuesi i PR në Jet Bank është Bekim Shehu. Në një kërkim të thjeshtë në profilin e tij në Linkedln, rezulton se Shehu ka qenë pjesë e kompanisë “Gogel”, në pronësi të Arbër Veliajt, e cila është nën hetim nga SPAK-u. I specializuar për strategji komunikimi, Bekim Shehu ka punuar në kompaninë “Gogel” për një periudhë gati 6-vjeçare, duke nisur nga shkurti 2020 deri në dhjetor të vitit 2025. Ndërsa tani drejton fushatën agresive të marketingut të Jet Bank, institucionit që ka aq shumë paqartësi për funksionimin dhe personat që e drejtojnë. Po ashtu, CNA ka zbuluar gjatë investigimit se fijet shkojnë deri te Redi Molla, ish-drejtori i Veliajt në Bashkinë e Tiranës, që del në skemën e vjedhjes së tenderëve me kompaninë “5D”. Këto janë të tjera hallka që ngrenë dyshime mbi Jet Bank, një institucion bankar që pretendon se është i licencuar nga Banka e Shqipërisë, i mbikëqyrur prej saj dhe vepron në përputhje të plotë me kuadrin ligjor shqiptar dhe standardet rregullatore ndërkombëtare për sektorin bankar, por, në fakt, pas saj qëndrojnë njerëz të dënuar për mashtrim dhe lidhje të tilla që shkojnë deri te kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, në mënyrë direkte e indirekte dhe deri te Redi Molla./ CNA
5 artikuj për këtë temë.
Institucioni i ri bankar online, Jet Bank, ka shkaktuar një debat të gjerë publik. Duke nisur që nga fushata agresive që kjo bankë ka bërë e deri te denoncimet ndaj saj.
Një nga denoncuesit ka qenë edhe deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i cili theksonte se shtetasi Oliver Hemmer, drejtor i kompanisë pronare me 71% të aksioneve të Jet Bank, rezulton i përfshirë në skema mashtrimi.
CNA, në një shkrim të publikuar më herët, ka bërë me dije se ka mundur të konfirmojë lidhjet e Jet Bank me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe njerëzit e tij.
Me lidhje direkte dhe indirekte, me kryebashkiakun e arrestuar, ndaj të cilit rëndojnë 13 akuza për pesë vepra të rënda penale.
Konkretisht njerëzit e propagandës së Jet Bank janë të lidhur me kompaninë “Gogel” të Arbër Veliajt, vëllait të kryebashkiakut të Tiranës, si dhe me njërin nga drejtorët e së famshmes dosje “5D”, Redi Mollën.
Drejtuesi i PR në Jet Bank është Bekim Shehu. Në një kërkim të thjeshtë në profilin e tij në Linkedln, rezulton se Shehu ka qenë pjesë e kompanisë “Gogel”, në pronësi të Arbër Veliajt, e cila është nën hetim nga SPAK-u.
I specializuar për strategji komunikimi, Bekim Shehu ka punuar në kompaninë “Gogel” për një periudhë gati 6-vjeçare, duke nisur nga shkurti 2020 deri në dhjetor të vitit 2025.
Ndërsa tani drejton fushatën agresive të marketingut të Jet Bank, institucionit që ka aq shumë paqartësi për funksionimin dhe personat që e drejtojnë.



Zoti Bekim Shehu mund të jetë shumë i aftë në pozicionin dhe profesionin e tij. Dyshimet ngrihen ndaj kompanisë ku ai aktualisht punon dhe faktit që dikur ka punuar në një kompani, e cila ndodhet nën hetim.
Një tjetër “nyjë” lidhëse mes këtij institucioni bankar dhe kryebashkiakut të ndodhur në burgun e Durrësit, është emri i ish-drejtorit të tij, Redi Molla.
CNA do t’i publikojë në vazhdim lidhjet e Redi Mollës me Jet Bank./ CNA
Jet Bank është një institucion i ri bankar online, i cili prej disa javësh duket të jetë mjaft aktiv në disa medie shqiptare dhe në rrjetet sociale. Kjo bankë pretendon se është e licencuar nga Banka e Shqipërisë, e mbikëqyrur prej saj dhe vepron në përputhje të plotë me kuadrin ligjor shqiptar dhe standardet rregullatore ndërkombëtare për sektorin bankar.
Kjo thuhet në një sqarim që vetë ky institucioni ka shpërndarë dhe është përpjekur ta publikojë në disa medie ditën e djeshme, pas një denoncimi publik të bërë nga deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i cili theksonte se shtetasi Oliver Hemmer, drejtor i kompanisë pronare me 71% të aksioneve të Jet Bank, rezulton i përfshirë në skema mashtrimi.
“Skandali i radhës me Jet Bank dhe Bankën e Shqipërisë!
Sot po publikoj dokumente zyrtare të Ministrisë së Brendshme Gjermane, që hedhin dritë mbi kërcënimin serioz të sistemit tonë bankar nga licensimi i JET BANK, ku një zinxhir marrëdhëniesh mes disa individësh nuk mund të trajtohen më si rastësi administrative.
Sipas tyre, shtetasi Oliver Hemmer është Drejtori Menaxhues i kompanisë GRF Europe OU, e cila operonte për llogari të kompanisë 4XFX, në pronësi të shtetasit Izraelit, Gal Barak.
Ky i fundit i dënuar me 4 vite burgim në Austri, pasi ka ngritur një skemë mashtrimi me 'Call Center'-a me një dëm të vlerësuar rreth 200 milionë euro në disa shtete europiane si Angli, Austri, Gjermani, Spanjë, etj.
Në një tjetër dokument shihet qartë se Oliver Hemmer është edhe drejtori i kompanisë së regjistruar në Qipro, Constador LTD. Pikërisht kjo kompani është pronare me 71% e JET BANK, të parës bankë online në Shqipëri.
Në këtë pikë, çështja nuk është më thjesht ligjore, por sistemike. Banka e Shqipërisë ka licencuar këta individë për të hapur bankën e parë online në vend, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi standardet e verifikimit dhe integritetin e procesit.
Por, më shumë se kaq, pyetja që shtrohet sot nuk është nëse ka pasur shkelje ligjore, por përtej kësaj, a po lejojmë që Shqipëria të evoluojë nga një bazë operative e 'Call Center'-ave që zhvasin qytetarët europianë, në një nyje të pastrimit të këtyre parave?!
Nëse kjo vijë alarmi kalon pa reagim, ky skandal do të përbënte një rrezik të drejtpërdrejtë për besueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e vetë sistemit bankar shqiptar”, shkruan Këlliçi.
Menjëherë pas publikimit të Belind Këlliçit, banka duket se “ka kërcyer nga belaja”. Në sqarimin që ka tentuar të publikojë në medie, banka pranon se shtetasi Oliver Hemmer, mbi të cilin bëhet denoncimi i deputetit Këlliçi, ka qenë i përfshirë në procesin e regjistrimit të shoqërisë. Sipas bankës, nuk ka pasur rol kontrollues apo operacional dhe funksione ekzekutive në bankë.
Denoncimi i Belind Këlliçit i drejtohej shtetasit Oliver Hemmer dhe banka e pranon se ai ka qenë i përfshirë, pavarësisht se përpiqet të theksojë se aktivitetet e paligjshme të zotit Hemmer nuk lidhen me veprimtarinë e Jet Bank. Në fakt, në njoftimin e bërë pranohet roli i tij, por theksohet se nuk është aksioner dhe nuk është ashtu siç pretendohet nga deputeti i PD-së.
Ndoshta Jet Bank dhe propaganda e saj duan të luajnë me versionin “edhe akullore edhe çokollatë” dhe duan t’i japin publikut shqiptar pa sqaruar se cili ka qenë roli i vërtetë i zotit Hemmer, pse ka qenë i përfshirë në fazën e regjistrimit të shoqërisë, përse banka një person me problematika ligjore, siç është theksuar nga deputeti është bërë minimalisht bashkëpunëtor. Megjithëse banka thekson se nuk do të ketë asnjë rol në qeverisjen e ardhshme. Në fakt, e ardhmja fillon nga dita e denoncimit të bërë nga zoti Këlliçi apo ka përfunduar në kontrata ligjore dhe dokumente zyrtare në një moment tjetër.
Jet Bank ka “kërcyer nga belaja” dhe qartësisht kërcënon se po ndërmerr të gjitha veprimet për denoncimin e deklaratave shpifëse dhe do t’i ndjekë ligjërisht për informacionin e pavërtetë, keqinterpretues ose shpifës. Këto deklarata me ndjekje ligjore, kur banka e pranon vetë se shtetasi Oliver Hemmer ka pasur një rol, pavarësisht cili është ai, ngjajnë shumë me ato të kompanive të inceneratorëve, apo drejtorëve të dosjes “5D”, të cilët dihet si kanë përfunduar dhe thjesht tregojnë një “frikë” dhe panik.
Një bankë, e cila nuk do të kishte asnjë lidhje me individë me problematika të caktuara ligjore do të ishte më e drejtpërdrejtë, më e ftohtë dhe do të distancohej. Në fakt, vetë Jet Bank e pranon bashkëpunimin.
Madje problematika që ngriti Belind Këlliçi nuk i drejtohej Jet Bank, por Bankës së Shqipërisë. Dhe në vend të reagonte Banka e Shqipërisë "kërceu nga belaja" Jet Bank. Ç’punë kishte Jet Bank në qoftë se i kishte në rregull letrat? Banka e Shqipërisë heshti, Jet Bank kërceu.
CNA gjithashtu ka mundur të verifikojë se njerëzit e propagandës në Jet Bank janë të lidhur direkt dhe indirekt me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, dhe drejtorët e dosjes “5D”. Ne do të sjellim një material më të plotë për të treguar këto lidhje dhe ngjashmërinë e deklaratës së JetBank që kalon sa te kompania “Gogel” e Arbër Veliajt, aq dhe te Redi Molla i dosjes “5D”./CNA

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka folur për licencimin e bankës së parë digjitale në Shqipëri, “Jet Bank”.
I ftuar në emisionin Task Force, Këlliçi e quajti një skandal të madh që prek sistemin bankar.
Deputeti theksoi se ka publikuar sot një dokument të Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë, dokument zyrtar i cili hedh dritë mbi personat që janë prapa kësaj banke.
Këlliçi tha se shtetasi Oliver Hammer rezulton si një individ që përmes kompanisë ku ka qenë drejtor, menaxher, GRF Europe OU, e cila ka qenë një kompani e cila ka operuar për llogari të kompanisë famoze 4XFX, në pronësi të shtetasit izraelit Gal Barak.
Sipas Këlliçit të dy këta shtetas janë dënuar me katër vite burgim për ngritjen e një skeme mashtrimi përmes biznesit të call center-ave në vlerën e të paktën 200 milionë eurove që i kanë vjedhur shtetasve në vende si Austria, Gjermania, Italia dhe shtetasve britanikë.
“Skandal shumë i madh, që prek sistemin tonë bankar. Është një problem siç unë e kam përshkruar sistemik, nuk është thjesht një lidhje personash që kanë të bëjnë me vjedhjen e shtetasve europianë e tjerë e tjerë dhe nuk janë lidhje të rastësishme.
Por këtu cënohet drejtpërdrejtë siguria financiare edhe siguria e sistemit tonë bankar, edhe i gjithë sistemi bankar. Çuditërisht mjafton të shihni dhe portalet dhe mediat se ku bëhet prezent ky denoncim dhe kuptoni menjëherë sasinë e madhe të parave që janë hedhur jo për të bërë reklamë, por për të censuruar të vërtetën në raport me këtë bankë, që është banka e parë digjitale, e miratuar dhe e licensuar nga Banka e Shqipërisë.
Ndërkohë që pyetjeve të mia, qoftë muajin e kaluar, zyrtarisht drejtuar Bankës së Shqipërisë, ende nuk i është përgjigjur guvernatori dhe banka, e ndërkohë shkresën e dytë që kam dërguar, sërish me pyetjet e përsëritura drejtuar Bankës së Shqipërisë, guvernatorit dhe Këshillit Mbikëqyrës, sërish nuk kam marrë përgjigje.
Shkurtimisht, unë kam publikuar sot një dokument të Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë, dokument zyrtar dhe është dokument i Ministrisë Federale të Brendshme, i cili hedh dritë mbi personat që janë prapa kësaj banke.
Pra, shtetasi Oliver Hammer që unë kam publikuar ditën e sotme, rezulton si një individ që përmes kompanisë ku ka qenë drejtor menaxher, kompania ka qenë, se i kam mbajtur shënim për korrektesë, GRF Europe OU, që ka qenë një kompani e cila ka operuar për llogari të kompanisë famoze 4XFX, në pronësi të shtetasit izraelit Gal Barak.
Të dy këta shtetas janë dënuar me katër vite burgim për ngritjen e një skeme mashtrimi përmes biznesit të call center-ave në vlerën e të paktën 200 milionë eurove që i kanë vjedhur shtetasve anëtarë të Bashkimit Europian në vende si Austria, Gjermania, Italia dhe pse jo edhe jashtë BE-së tashmë, shtetasve britanikë.
U kanë vjedhur të paktën 200 milionë euro me këtë biznes. Tani, këto pyetje unë i kam drejtuar Bankës së Shqipërisë, e kam drejtuar Bankës së Shqipërisë që para një muaji apo pothuaj gjashtë javësh.
Cila është eksperienca e kësaj kompanie, e kompanisë Constador LTD, që zotëron 71% të Jet Bankut dhe që zotërohet dhe që ka drejtor të përgjithshëm po këtë individ, Oliver Hammerin, që ka qenë i dënuar me katër vite burgim për zhvatjen e qytetarëve të Bashkimit Europian, bazuar në dokumenta zyrtare të Ministrisë së Brendshme Federale në Gjermani”, theksoi Këlliçi./ CNA

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, publikoi sot nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale disa dokumente zyrtare të Ministrisë së Brendshme Gjermane, që hedhin dritë mbi atë që e cilësoi si kërcënim serioz të sistemit bankar nga licencimi i JET BANK.
Sipas Këlliçit, në këtë procedurë ka një zinxhir marrëdhëniesh mes disa individësh që nuk mund të trajtohen më si rastësi administrative.
Kjo, pasi bazuar në të dhëna, shtetasi Oliver Hemmer është Drejtori Menaxhues i kompanisë "GRF Europe OU", e cila operonte për llogari të kompanisë "4XFX", në pronësi të shtetasit izraelit, Gal Barak. Ky i fundit i dënuar me 4 vite burgim në Austri, pasi ka ngritur një skemë mashtrimi me "Call Center"-a me një dëm të vlerësuar rreth 200 milionë euro në disa shtete europiane si Angli, Austri, Gjermani, Spanjë, etj.
Ndërsa në një tjetër dokument shihet qartë se Oliver Hemmer është edhe drejtori i kompanisë së regjistruar në Qipro, "Constador LTD". Pikërisht kjo kompani është pronare me 71% e JET BANK, të parës bankë online në Shqipëri.
Këlliçi nënvizon se çështja është sistemike, pasi zbulon se Banka e Shqipërisë ka lincecuar individë për të hapur bankën e parë online, nën dyshimin e standardeve të verifikimit dhe integritetin e procesit.
“Në këtë pikë, çështja nuk është më thjesht ligjore, por sistemike. Banka e Shqipërisë ka licencuar këta individë për të hapur bankën e parë online në vend, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi standardet e verifikimit dhe integritetin e procesit.
Por, më shumë se kaq, pyetja që shtrohet sot nuk është nëse ka pasur shkelje ligjore, por përtej kësaj, a po lejojmë që Shqipëria të evoluojë nga një bazë operative e 'Call Center'-ave që zhvasin qytetarët europianë, në një nyje të pastrimit të këtyre parave?!
Nëse kjo vijë alarmi kalon pa reagim, ky skandal do të përbënte një rrezik të drejtpërdrejtë për besueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e vetë sistemit bankar shqiptar”,-thekson Këlliçi./CNA




Dy seanca më parë ngrita një shqetësim shumë madhor që lidhej jo vetëm me rrezikun e stabilitetit të sistemit bankar por edhe mundësinë e pastrimit të parave.
Ndërkohë deputetët socialistë javën e kaluar miratuan ndryshime ligjore për parkun famëkeq të krimit të organizuar DURANA.
Sigurisht ata që janë regjistruar pranë këtij parku teknologjik si kompania JET TECH, tashmë jo vetëm që do të përfitojnë lehtësira fiskale me 0 taksa, por edhe po liçensohen për të hapur banka ONLINE pa sportele fizike.
Pra aksionerët e Jet Bank, kanë hapur edhe një tjetër kompani në Durana për të mos paguar asnjë taksë për shërbimet që do i ofrojnë njëra tjetrës.
Siç ju informova dhe në seancën e kaluar i jam drejtuar me një kërkesë të re për informacion Bankës Qëndrore ku kërkoj të dhëna sesi sot kemi të liçensuar një bankë të re me pronarë kompani të regjistruara në vende Offshore.
Por ky nuk është i vetmi problem pasi jeni mësuar të liçensoni kompani të tilla në sistemin bankar.
Por rasti në fjalë është edhe më i rëndë pasi pronarët fundorë nuk kanë lidhje aspak me eksperiencën Bankare, siç e kërkon dhe rregullorja e liçensimit e bankës tonë qëndore, e cila në rastin e JET BANK është shkelur me të dyja këmbët.
Aksionerët fundorë të bankës më të re të regjistruar në Shqipëri sipas të dhënave publike por edhe njoftimeve të AMF, eksperiencat e vetme i kanë me platforma FOREX, biles duke ushtruar edhe aktivitet të paliçensuar në Shqipëri.
Në kërkesën time të parë Banka Qëndrore u soll sikur në mënyrë naive nuk i kuptonte pyetjet e mia, prandaj në kërkesën e nisur javën e kaluar, kam kërkuar informacion shterues nëse kjo kompani ka plotësuar kërkesat ligjore në liçensim.
Sot në Parlament u votuan disa ndryshime në ligjin “Për parandalimin dhe pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit”. Ndër vite janë ndryshuar ligjet me qëllimin e vetëm që të luftohej ky fenomen i cili sot po gërryen ekonominë Shqiptare.
Sigurisht të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që problemi që ka sot vendi nuk është si pasojë e mungesës së një baze të mirë ligjore, por sepse institucionet që duhet ta parandalojnë atë, bashkëpunojnë me strukturat kriminale për ta lejuar dhe inkurajuar.
Prej vitesh Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ngritur alarmin për pastrimin e parave në çdo sektor, sidomos në atë të ndërtimit.
E ndërsa Shqipëria është kthyer në një lavatriçe për paratë kriminale, Agjencia e Inteligjencës Financiare, Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë, nuk kanë ndërmarrë asnjë masë konkrete për të ndaluar këtë fenomen që po lë pasoja afatgjata në ekonominë tonë.
E për të kuptuar qasjen e qeverisë, mjafton të shohim mijëra leje të miratuara nga Edi Rama për kompani me emra anonim e kapital 1000 euro për ndërtimin e kullave qindra milionshe.
E meqënse sot patëm fasadën e rradhës për bazën ligjore për pastrimin e parave, ju ftoj të bashkohemi për të thelluar hetimin parlamentar në skemën e rradhës që quhet Jet Bank.
Ftoj drejtuesin e Agjencisë së Inteligjencës Financiare të hetojë sa më poshtë:
1. A i ka depozituar kompania Constador LTD bilancet vjetore dhe të konsoliduara për 3 vitet e fundit në dosjen e aplikimit? Cili është eksperti kontabël i autorizuar që ka kryer auditimin e tyre?
2. Cili është objekti i aktivitetit i kompanisë CONSTADOR LTD dhe në cilat vende ushtron aktivitet?
3. A kanë lidhje shtetasit Idan Avishai dhe Saniel Sanilevich me kompani që ofrojnë shërbime Forex.
4. A kanë ushtruar këta shtetas dhe kompanitë e lidhura me ta, aktivitet të paliçensuar financiar në Shqipëri?
5. A ka patur kundërshti nga departamentet përgjegjëse për liçensimin gjatë vlerësimit të aplikimit të JET Bank?
6. A është depozituar pranë Bankës së Shqipërisë shuma 1(një) miliardë lekë?
7. Fondet janë transferuar nga llogaritë bankare të CONSTADOR LTD apo shtetasit Idan Avishai?
8. Si është verifikuar ligjshmëria e fondeve?
9. Cili është vendi i origjinës së këtyre fondeve?
10. A vijnë këto fonde nga një bankë e regjistruar në një vend offshore?
11. Ligji përcakton se duhet të dorëzohet çertifikata e autoriteteve kompetente, që siguron të dhëna për bilancin e shoqërisë/individit dhe rregullshmërinë e pagesës së tatimeve dhe taksave. A janë administruar çertifikata të tilla dhe cili është autoriteti kompetent që e ka lëshuar?
12. Ligji gjithashtu përcakton se duhet të depozitohet dokumentacioni ose të dhënat zyrtare nga autoritetet përkatëse për shlyerjen e detyrimeve të tatim-taksave nga aksionerët e propozuar. A është depozituar për të gjithë aksionerët ky dokumentacion dhe cili është autoritetit që e ka lëshuar?
13. Ligji përcakton se Banka e Shqipërisë ka të drejtë të bëjë verifikime të pavarura për të provuar vërtetësinë e informacionit të ofruar nga personi që kërkon të liçensohet, në përputhje me dispozitat e këtij ligji. Për këtë qëllim, Banka e Shqipërisë bashkëpunon me organet përgjegjëse vendase dhe me autoritetet e huaja mbikëqyrëse. A janë kryer këto verifikime të pavarura dhe si?
14. Me cilat institucione ligjzbatuese/përgjegjëse, vendase apo të huaja ka patur komunikim për të verifikuar ligjshmërinë e fondeve dhe reputacionin e ortakëve?
Shpresoj shumë që Banka Qëndrore të përgjigjet brenda afatit kohor të përcaktuar në ligj, e mbi të gjitha të më vërë në dispozicion të gjithë dokumentacionin e kërkuar, pasi ky mega skandal financiar as nuk do të harroet e as nuk do lejojmë të vidhen shqiptarët si në rastin e mikrokredive.
Zbulohet pazari i Sokol Sadushit me Mero B...
Veliaj ngre tjetër padi, alibi për zvarrit...
Cili i afërm i vdiq avokatit të Carlo Boll...
Vendimet e ndërmjetme të Sokol Sadushit/ A...
Skandali i Bashkisë së Tiranës/ Fsheh info...
EKSKLUZIVE/ Çfarë po ndodh në Burgun e Dur...
Mero Baze dhe Veliaj sulm Ramës/ Burgjet t...
Faktet/ Si Sokol Sadushi “dhunoi” Kolegjin...
Degradimi i propagandës së Veliajt/ Sulmon...
Një figurë që vepronte në hije/ Kush është...
https://www.cna.al/aktualitet/detaje-nga-operacioni-si-u-a...
Çfarë po ndodh në QSUT?/ Kur spitalet kthe...
SKANDAL/ Agim Ismaili firmosi tenderin për...
KPP po cenon sigurinë kombëtare/ Prokurime...
Investigimi për terrorin mbi biznesin/ Gaz...
Shembja e vilave në Sauk/ IKMT kujtohet so...
Një tjetër anëtar i Gjykatës Kushtetuese, ...
https://www.cna.al/kosova-bota/zgjedhjet-ne-kosove-dalin-r...
Ardit Bido, me disa versione për foto-skan...
Shtyhet seanca për "Partizanin"/ Caktohet ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...