web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rastet flagrante/ Abuzimet me produktet që masakrojnë tregun dhe vjedhin xhepat e qytetarëve

Pas denoncimit për verërat, CNA ka nisur një cikël shkrimesh, denoncimesh në lidhje me abuzimet me produktet në tregun shqiptar, që u jepen konsumatorëve jashtë çdo standardi dhe kontrolli. Prej disa ditësh CNA ka raportuar vjedhjen e markave dhe distribucionit të shumë produkteve. Pas skandalit dhe me verërat kontrabandë që hyjnë në Shqipëri, pa pullë fiskale, verëra të shtrenjta që shiten në restorante dhe lokale si të ishin ujë, CNA ka sjellë abuzimet dhe mashtrimet që u bëhen konsumatorëve shqiptarë, që vënë në rrezik shëndetin e tyre si dhe dëmtojnë rëndë konkurrencën në Shqipëri. Prej ditësh kemi trajtuar dy raste flagrante, të evidentuar në disa prej marketeve dhe supermarketeve në kryeqytet, rastin “Coca-Cola” dhe rastin “Fanta”. Në të dyja rastet është abuzuar me çmimin, i njëjti produkt, veçse mban etiketë italiane shitet më shtrenjtë se produkti origjinal. Në të dyja rastet kemi të bëjmë me vjedhje të xhepave të shqiptarëve të cilët duke parë një etiketë në një gjuhë të huaj priren të besojnë se po marrin një produkt më cilësor, por në fakt është i njëjti produkt, por ata thjesht dhe vetëm po mashtrohen. CNA ka ngritur alarmin dhe shqetësimin për këtë fenomen të cilin do të vazhdojë ta denoncojë edhe në vijim me të tjera produkte. Po bëhet një vjedhje e pandalshme dhe një abuzim me qytetarët deri në pikën e një paniku dhe frike se nga vijnë këto produkte që nuk kanë certifikimin e prodhuesit. CNA përmes denoncimeve kërkon një reagim të menjëhershëm të institucioneve përgjegjëse që lejojnë që mallra kontrabandë, pa pullë fiskale, të pacertifikuar, jashtë çdo lloj kontrolli dhe standardi të hyjnë në Shqipëri dhe tu shiten shqiptarëve me çmime shumë herë më të shtrenjta, duke abuzuar me xhepat e tyre dhe duke i shkaktuar një dëm shtetit. Përgjegjësia bie me institucionet si Dogana, Tatimet dhe AKU. CNA do të vazhdojë të denoncojë ditë pas dite derisa autoritetet të reagojnë. Me Doganat në Kapshticë, në Kakavijë, në Durrës, në Vlorë, në Muriqan, në Qafë-Thanë, me AKU-në, me Tatimet, që nuk mund të rrinë vetëm në zyra dhe të firmosin letra, por duhet të shkojnë dhe të kontrollojnë tregun sepse njerëzve po u shiten produkte, të cilave nuk u dihet prodhuesi, po u shiten produkte të cilat nuk janë të garantuara nga distributori, me çmime të shtrenjta. Ky fenomen nxjerr në pah se siguria ushqimore është në rrezik./ CNA

3 artikuj për këtë temë.

2 JAVE ME PARE

Abuzimi me produktet masakron tregun dhe vjedh konsumatorët/ Rasti "Fanta"

Rastet flagrante/ Abuzimet me produktet që masakrojnë tregun dhe

Vjedhja e markës, shitja e produkteve të paautorizuara, pa leje nga prodhuesi, është një vjedhje, është një vepër penale, është një krim, në Shqipëri ështe kthyer në një krim zinxhir, ku përfshihen biznese dhe institucione si doganat, tatimet dhe AKU. Pa folur dhe raportuar më tej se si falsifikohen dhjetëra produkte, të cilat shiten në treg sikur janë origjinale.

CNA prej disa ditësh ka raportuar një fenomen shumë të ndjeshëm për tregjet shqiptare dhe konsumatorin, vjedhjen e markave dhe distribucionit të shumë produkteve. Ne e filluam me verërat dhe ngritëm një alarm sepse vëzhguam në treg dhe gjetëm në restorante e dyqane verëra të shtrenjta, marka, brand-e që shkojnë nga 1.000 apo 2.000 euro shishja, që shiteshin pa pullë fiskale, pa autorizim nga prodhuesi. Ndërkohë që në Shqipëri ka një distributor të autorizuar që paguan taksa, paguan doganë dhe shpenzon për reklamë.

Përtej vjedhjes që i bëhet buxhetit të shtetit, është konkurenca e pandershme, dëmtimi që ju bëhet bizneseve dhe dhe më kryesorja vjedhja që u bëhet qytetarëve me mashtrim. Siç raportojnë dhe në shumë raste portalet, emisionet investigative në Shqipëri, por edhe mediat në Itali apo në Turqi, shumë produkte të këtij lloji, pra verëra, prodhohen nëpër qilarët e jugut të Italisë apo të Turqisë dhe merren e vendosen etiketa dhe nuk dihet se çfarë janë, janë 100% të falsifikuara.

 

Problemi nuk është vetëm te verërat e shtrenjta dhe te distribucioni i tyre, por edhe te shumë produkte të tjera, të cilat vidhen apo mashtrohet publiku me çmimet dhe etiketat që përdoren. CNA solli rastin e “Coca-Cola”-s, kur në supermarketet shqiptare, që ne i përmendëm me emra, “Conad”, “Spar”, “Alb Market”, “Eco Market”, “Big Market”, “Extra Market”, “Diambe Market”, market “Xhangolli” apo “Pronatyra MD”, shiten “Coca-Cola” italiane. Në fakt, është i njëjti produkt me atë me etiketë shqiptare. A mundet “Coca-Cola” të tolerojë cilësinë, të prishë standardin? Pse ajo që vjen me etiketë italiane na qenka më e mirë se ajo shqiptare? Kur ka një standard, ka një prodhues, ka një markë, është një patentë e kontrolluar. Thjesht dhe vetëm dëmtohet tregu dhe vidhen xhepat e qytetarëve. Imagjinoni, për shembull, të shitej “Coca-Cola” italiane në Greqi, apo grekja në Itali, nuk ndodh. Apo gjermania në Itali dhe italiania në Francë, nuk ndodh.

Është një markë që ka dhënë një licencë për prodhuesin, e kontrollon, e supervizon, është ai që mban emrin, është ai që paguan paratë për reklamat, është ai që e shpërndan. Dhe vete dikush në Itali, mbush një furgon, mbush një kamion, e fut nëpër stendat e supermarketeve, i fut dhe një çmim më të lartë, i vjedh dhe qytetarët në xhepa, e thotë “është italiane kjo, produkt më cilësor”. Në fakt, ajo është një antireklamë që i bëhet vetë produktit sepse, duke përdorur emrin “është italiane” apo “është greke”, godet të njëjtën markë, të njëjtin emër për cilësinë dhe standardin që ka.

 

Rasti "Fanta"

Ne dje sollëm “Coca-Cola”-n, sot po sjellim “Fanta”-n. Shikojeni, është e njëjta “Fanta” në vitrinat e supermarketeve shqiptare.

Rastet flagrante/ Abuzimet me produktet që masakrojnë tregun dhe
Fanta e prodhuar në Shqipëri dhe çmimi në një nga supermarketet shqiptare

Ajo që është e prodhuar, që ka një zbatim rigoroz të ligjit, pra ka dhe etiketën në shqip, është e shpërndarë nga distributori i autorizuar, dhe produkti tjetër që është italian, një aranxhatë që nuk dihet nga vjen, çfarë është.

Rastet flagrante/ Abuzimet me produktet që masakrojnë tregun dhe
"Fanta" pa etiketë shqip

Kush e garanton që ajo “Fanta” që shkruan italisht aty nuk është false, nuk është prodhuar si qëmoti në kombinat apo në ndonjë qilar apo bodrum gjëkundi?

Kush e garanton?

Nga hyn? Nga kontrollohet? Çfarë është ky produkt?

Shqipëria po kërkon të hyjë në BE, po a hyhet në këtë formë?! A hyhet duke mos pasur një kontroll mbi tregun, duke mos pasur një kontroll mbi produktin?! Dhe nuk janë vetëm verërat që përmendëm më lart, nuk është vetëm “Coca-Cola”, nuk është vetëm “Fanta” që ne thamë. Sepse kjo që bëhet është një vjedhje, një vjedhje në shumë forma, është shumëdimensionale.

Së pari, duke goditur xhepat e qytetarëve nëpërmjet çmimit, i thonë “kjo është italiane” dhe i bëjnë njerëzit për budallenj dhe u marrin më shumë para.

Së dyti, duke goditur vetë markën, pra prodhuesin dhe distributorin, duke thënë “është më e mirë kjo sesa ajo”. Pse është më e mirë? “Fanta” është njëra, “Fanta” është tjetra, nuk ka ndonjë ndryshim. Është e njëjta linjë prodhimi, është i njëjti standard kontrolli.

Si mundet të lejohet që supermarketet tona të mbushen plot me produkte të huaja, të cilat nuk kanë autorizim për t’u shpërndarë në Shqipëri, nuk kanë leje nga prodhuesi?

Kur vetë “Fanta”, vetë “Coca-Cola”, kur vetë fabrika prodhuese e verës, nuk i ka dhënë një leje ta shesë këtë lloj produkti, shkon çdokush e merr në një magazinë dhe e hedh në treg. Por ky nuk është treg i lirë, nuk është konkurrencë, kjo është anarki, kjo është vjedhje, ky është abuzim.

Dhe këtu kanë përgjegjësi një sërë institucionesh. Së pari, AKU-ja. Së dyti, Doganat dhe Tatimet. Ato që në kufi nuk duhen lejuar të hyjnë në Shqipëri, jo më pastaj t’i gjesh rëndom hapur nëpër vitrina supermarketesh, minimarketesh, pa e ditur nga vijnë, si vijnë. Për të mos drejtuar gishtin, që dhjetëra produkte, të cilat nuk kalojnë nëpërmjet distributorëve të autorizuar dhe nuk kanë autorizim nga prodhuesi, mund të jenë me data skadence të falsifikuara, mund të jenë të prodhuara diku ku nuk dihet, sepse s’kanë origjinën. Origjinën e produktit e garanton vetëm një distributor zyrtar. Në Shqipëri gjen lloj-lloj produktesh, të cilat vijnë nga furnitorë të ndryshëm pa pasur lejen për ta shpërndarë, pa pasur dokumentin që tregon burimin ku është blerë, prodhuesin e vërtetë të tij. Dhe ky është një skandal që ndodh rëndom në Shqipëri.

 

CNA do të vazhdojë ditë pas dite derisa autoritetet të reagojnë. Me doganat në Kapshticë, në Kakavijë, në Durrës, në Vlorë, në Muriqan, në Qafë-Thanë, me AKU-në, kudo. Me Tatimet, që nuk mund të rrinë vetëm në zyra dhe të firmosin letra apo të bllokojnë llogari për ata që s’paguajnë tatimet, por të shkojnë dhe të kontrollojnë tregun sepse njerëzve po u shiten produkte, të cilave nuk u dihet prodhuesi, po u shiten produkte të cilat nuk janë të garantuara nga distributori, me çmime të shtrenjta. Dhe për më tepër, kur këto i tregton me leje, me autorizim, me licencë një distributor i caktuar, fillojnë dhe bërtasin “po vendoset monopol”. Jo, nuk është monopol të kesh autorizimin nga prodhuesi.

Rastet flagrante/ Abuzimet me produktet që masakrojnë tregun dhe
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave

Nuk është monopol të marrësh lejen dhe të tregosh burimin e të bësh shpërndarjen. Është konkurrencë e ndershme në treg midis produkteve të ndryshme. Por s'mund të marrësh të njëjtën markë, të njëjtin produkt, ta sjellësh nga një vend tjetër, ta shesësh edhe më shtrenjtë dhe të sulmosh markën e duke abuzuar me gjuhën, dhe një formë tjetër duke marrë e mbushur xhepat me paratë që të vijnë nga abuzimi me çmimin, por dhe nga shitja e produktit që vjen nëpërmjet reklamës apo marketingut që bën një kompani tjetër, e cila ka kostot e caktuara apo që i është dhënë dhe autorizimi nga vetë prodhuesi.

Po bëhet një vjedhje e pandalshme dhe një abuzim me qytetarët deri në pikën e një paniku dhe frike se nga vijnë këto produkte që nuk kanë certifikimin e prodhuesit.

Dhe të tilla raste kemi parë pafund. Ne kemi sjellë verërat fillimisht, vazhduam me “Coca-Cola”-n, vazhduam me “Fanta”-n, do të vazhdojmë me të tjera produkte shumë të rëndësishme në treg që konsumohen nga qytetarët, derisa institucionet të reagojnë për të bllokuar një herë e mirë tregtimin e produkteve të paautorizuara, të cilat shpërndahen rëndom në treg duke vjedhur xhepat e qytetarëve, por edhe vetë biznesin e duke shkatërruar konkurrencën në treg./CNA

2 JAVE ME PARE

Abuzimi me produktet masakron tregun dhe vjedh konsumatorët/ Rasti "Coca-Cola"

Në disa shkrime që CNA ka sjellë kohët e fundit kemi vënë fokusin tonë në disa çështje që lidhen direkt me sigurinë ushqimore, me standardet, cilësinë e produkteve që përdorin shqiptarët dhe blejnë në supermarkete.

Që nga produktet e luksit, që nga verërat e shtrenjta të cilat sillen kontrabandë në Shqipëri dhe nuk ju dihet burimi i tyre, që i gjen rëndom në treg.

Vera dhe produkte që mund t’i marrësh në një lokal për të pirë dhe shijuar diçka cilësore por që në fakt nuk e di ku është mbushur, nuk ka një pullë fiskale, nuk është e sjellë nga distributor i autorizuar, por vjen me fugona dhe kamiona bagazheve.

Edhe sikur të justifikohet ajo që vjen si kontrabandë, po ajo që vjen e pakontrolluar që nuk dihet se çfarë ka brenda, që rrezikon jetën enjerëzve. Në kuadër të një Shqipërie që do të ikë në BE si mund të mendosh që tregu të ketë produkte fallco?

A mendon dot kush që të ketë në Itali, produkte fallco nga Greqia apo anasjelltas, pa menduar pastaj të hysh në tregun e distributorëve apo përfaqësuesve të markave të ndryshme.

Rasti "Coca-Cola"

Rastet flagrante/ Abuzimet me produktet që masakrojnë tregun dhe

Sot po sjellim një tjetër fenomen që ne e kemi vëzhguar dhe konstatuar me një produkt shumë të reklamuar siç është Coca-Cola.

Një markë botërore që rëndon e gjen në supermarketet tona me etiketa të vendeve të huaja, pavarësisht se prodhuesi i markës është me kompani në Shqipëri, e cila prodhon, tregton dhe shpërndan sipas të gjitha certifikimeve zyrtare.  Por rëndom në supermarketet tona gjendet Coca-Cola italiane apo greke.

Rastet flagrante/ Abuzimet me produktet që masakrojnë tregun dhe
Coca-Cola italiane në një nga supermarketet në Shqipëri

Po prodhuesi, distributor shqiptar, pse injorohet dhe konkurrohet në mënyrë të padrejtë? Së pari, prodhuesi shqiptar dhe mbajtësi i patentës dhe markës paguan punonjës, administratë, reklama, kosto, certifikime, standarde, kontrolle dhe del një supermarket, tregtar e mbush makinën në Itali apo Greqi, ose më keq akoma, nëpër supermarkete mund të vijë edhe pa asnjë informacion se cili është burimi.

Pa e ditur nga është prodhuar, siç ndodh dhe siç ne raportuam se mund të ndodhë rëndom në qilarët e jugut të Italisë, Turqisë apo si dikur në Kombinat në Tiranë, nëpër qilare, nëpër vrima, nëpër katakombe, ku falsifikohen produktet.

Shkon kamioni, ngarkon, sjell, dhe tregtarët në këto supermarkete e vendosin mallin në vitrinë. Dhe ajo që është më e bukura, por edhe më abuzivja, është fakti se e reklamojnë si produkt europian: "Coca-Cola italiane".

Po mirë, pse Coca-Cola italiane nuk shitet në Greqi ose anasjelltas? Sepse ka standarde, ka rregulla. Mbajtësi i markës e ka dhënë certifikimin apo shpërndarjen në një kompani dhe në një territor të caktuar. Ti nuk mund të ndërhysh kudo, siç do ti.

Pse duhet produkti i pacertifikuar, i papatentuar, pa leje, dhe për më tepër akoma, që nuk paguan asnjë qindarkë për reklama apo marketing në Shqipëri, të vijë nga jashtë dhe të konkurojë në mënyrë të padrejtë mbajtësin e markës, patentën apo prodhuesin në Shqipëri? 

Rastet flagrante/ Abuzimet me produktet që masakrojnë tregun dhe
Fabrika e Coca-Colës në Shqipëri

Apo shkon Shqipëria drejt BE-së? A duhet të jenë këto standarde? Për më tepër, mashtrohen shqiptarët dhe ju vidhen xhepat.

Po, po, për ata që nuk e besojnë, ju vidhen, sepse ju thonë: "kjo Coca-Cola është më e shtrenjtë se është italiane, është më cilësore".

Rastet flagrante/ Abuzimet me produktet që masakrojnë tregun dhe
Coca-Cola e prodhuar në Shqipëri dhe çmimi në një nga supermarketet shqiptare

Por janë i njëjti produkt, janë e njëjta cilësi, janë i njëjti standard, kanë të njëjtin certifikim, dhe asgjë më shumë. Por shqiptarët, të merakosur se mallrat e prodhuara në vendin tonë nuk janë në standardin dhe cilësinë e duhur, shkojnë dhe gënjehen dhe paguajnë deri në dyfish për të marrë një Coca-Cola që gjoja qenka italiane dhe më e mirë.

Në fakt, ajo është më e shtrenjtë për asgjë më shumë, thjesht dhe vetëm për të pasuruar personin që e fut atë mall me apo pa doganë, kontrabandë ose në mënyrë zyrtare tek doganat, ku dhe qëndron problematika kryesore. Pasi në dogana nuk duhet të lejohen të hyjnë këto produkte.

AKU gjithashtu duhet të shkojë dhe t'i bllokojë nëpër supermarkete dhe duhet t'i japë prioritet produkteve të cilat janë të certifikuara, janë një markë, janë një patentë, kanë autorizimin e distributorit nga prodhuesi përkatës apo janë mbajtës të markës përkatëse.

Ne sot sollëm shembullin e Coca-Colës. Nesër do të sjellim një shembull tjetër, pasnesër një tjetër akoma, për të treguar se si masakrohet një treg, se si vidhen xhepat e qytetarëve, këta të fundit thjesht dhe vetëm duke i mashtruar "është më e mirë kjo, është italiane apo greke kjo", megjithëse është i njëjti prodhues, nga e njëjta linjë, nga e njëjta markë, dhe nuk ka asnjë ndryshim.

Por tregtarë abuzivë për të mbushur xhepat e tyre përdorin etiketat e huaja, rrisin çmimet dhe abuzojnë me konsumatorët. Këtu nuk duhet të ndërhyjnë vetëm doganat dhe AKU-ja, por dhe tatimet, të cilat duhet të rivlerësojnë këto produkte abuzive në treg, të cilat përdoren për t'ju vjedhur xhepat qytetarëve.

Nga ana tjetër, ata që vidhen janë biznesmenët, ata që kanë të drejtat e markës, të patentës, të shpërndarjes. Sa miliona e miliona euro humb shteti dhe biznesi nga konkurrenca e pandershme?

Ne kemi përmendur me detaje tregtinë e verërave, markat fallso, etiketat që vendosen në jug të Italisë dhe brenda nuk dihet se çfarë vere ka. Blihen me 2 euro dhe shiten me 200, sepse nuk kalojnë nga distributori zyrtar, nuk kanë pullë.

Sollëm rastin e Coca-Colës, që një Coca-Cola me një etiketë të huaj konkurron në mënyrë të padrejtë atë që ka markën, distribucionin dhe patentën e produktit në Shqipëri.

Vjedhja e xhepave të qytetarëve

Por këta biznesmenë, këto kompani që janë të rregullta me shtetin, paguajnë taksa, bëjnë reklama, paguajnë miliona euro për produktin e tyre në treg dhe del një abuziv, del një hajdut që vjedh xhepat e shqiptarëve, dalin disa pronarë supermarketesh, grykës, që duan të pasurohen, dhe konkurrojnë në mënyrë të padrejtë dhe abuzive konkurrentët e tyre, pa paguar asnjë qindarkë, thjesht dhe vetëm marrin një etiketë, marrin një produkt, e hedhin në treg, ndërkohë që mbajtësi i patentës, mbajtësi i markës dhe distributori është tjetër kush.

Rastet flagrante/ Abuzimet me produktet që masakrojnë tregun dhe

Çfarë do të ndodhte sikur, tregtarë abuzivë të hapnin supermarkete me emrat e Conad-it, me emrat e Spar-it, me emrat Alb Market, Eco Market, Big Market, Extra Market, Diambe Market, Market Xhangolli apo Pronatyra MD? A nuk do të ishte kjo një abuzim, një vjedhje emri? Sepse ata marketojnë, kanë brandet e tyre.

Në fakt janë po këta pronarë marketesh dhe supermarketesh, të cilët abuzojnë me produktet që mbajnë në vitrinat e tyre, duke vjedhur jo vetëm xhepat e qytetarëve, por duke abuzuar, duke konkurruar në mënyrë të padrejtë dhe për më tepër duke mashtruar publikisht se po krijojnë tregje monopoli.

Në fakt kontrolli i markës dhe patentës, dhe mbajtja e certifikimeve të ndryshme për shpërndarjen e produktit, është një garanci më shumë për sigurinë e produktit, për cilësinë e tij që vjen te qytetari, ndryshe nga sa pretendohet nga këta abuzivë, nga i pari tek i fundit pa përjashtim, që kanë në vitrinat e tyre lloj-lloj mallrash të huaja, të pacertifikuara, të pakontrolluara, të paautorizuara për t'u shpërndarë në tregun shqiptar, pa folur pastaj pa e ditur se cili është burimi i tyre, si kanë hyrë nëpër dogana dhe pse ndodhen akoma në treg. /CNA

2 JAVE ME PARE

Mallra kontrabandë dhe pa certifikim pushtojnë marketet

Siguria ushqimore në Shqipëri dhe garancia për produktet që përdorin shqiptarët është një nga problematikat më të mëdha të ngritura në kuadër të procesit të integrimit në BE. Së bashku me sigurinë ushqimore, procesi i integrimit kërkon edhe kontrollin e markave të produkteve në treg që vijnë direkt nga prodhuesit.

Kryeministri Rama, një vit më parë e shkriu fare AKU-në, e futi në formatim të plotë, por me sa duket rezultatet janë shumë larg asaj që pritet.

CNA ka raportuar një fenomen shumë të rëndësishëm, sipas një vëzhgimi, i cili na tregonte që jo vetëm shmangeshin taksat apo vidhej produkti i autorizuar për distributorë të caktuar, por rrezikohej edhe shëndeti i konsumatorëve, nëpërmjet shitjes së mallrave të siguruara kontrabandë, pa certifikim dhe garanci nga prodhuesit. (LEXO KETU)

Ne morëm rastin e verërave dhe treguam se si në treg shiten me dhjetëra lloje verërash, të cilat janë me çmime të shtrenjta, që fillojnë nga 1000 euro shishja, që i gjen rëndom në çdo restorant pa pullë fiskale nga tatimet dhe doganat me çmime edhe nën kosto.

Produkte të pashpërndara nga distributori i autorizuar, pra nga ai që shkon dhe furnizohet në origjinë, ai që ka lejen për ta marrë dhe trajtuar atë produkt dhe që garanton që është produkt origjinal deri te produktet që mund të mbushen në qilarët e Jugut të Italisë apo Turqisë, që u vendosin etiketa false dhe brenda nuk dihet se çfarë kanë.

Një qytetar shkon të blejë një shishe verë që mendon se është 20 apo 30 euro në tregun shqiptar, e cila në fakt mund të jetë e kontrabanduar, mund të jetë false, e prodhuar në zonën e Kombinatit (dikur vatra kryesore e falsifikatorëve), siç ka pasur raste rëndom të denoncuara nga emisionet investigative apo e mbushur nëpër kantina abuzive mashtruesish, të cilët mund të rrëmbejnë çdo lloj shisheje, mund t’i vendosin një etiketë e ta nxjerrin në treg dhe askush nuk e di cilësinë e as çfarë ka brenda.

Ky është rreziku më i madh sepse është rrezik për shëndetin e qytetarëve, pa folur pastaj për dëmin që ka konkurrenca në treg dhe kostot që ka shitësi i autorizuar deri te humbjet e mëdha që i ndodhin shtetit shqiptar.

Nuk është problem në Shqipëri vetëm tregtimi i verërave, siç e kemi raportuar.

CNA do të fillojë një cikël shkrimesh, ku do të trajtojë në mënyrë të pandalshme dhjetëra produkte, të cilat vijnë dhe u serviren qytetarëve në forma të tjera abuzive, jashtë standateve dhe kontrrollit.

Njëra formë është ajo që hyn kontrabandë, që stimulohet nga dogana. Forma tjetër është hyrja e një produkti që duhet të blihet te një distributor i autorizuar, të ketë sipas ligjit edhe një pullë të ngjitur të përkthyer në gjuhën shqipe me atë çfarë përmban produkti dhe si duhet të konsumohet, të cilën kemi filluar ta hasim shpesh në marketet shqiptare, në krah të një produkti të njëjtë, por që nuk ka as përkthim shqip, nuk ka asgjë në gjuhën shqipe, por është produkt i huaj dhe për këtë arsye shitet edhe më shtrenjtë.

Nuk janë vetëm pije, janë dhjetëra produkte kozmetike deri tek ato farmaceutike dhe ushqimore.

Një tjetër fenomen problematik në treg është edhe ai i pijeve, që në raftet e supermarketeve të Tiranës, minimarketeve të lagjeve e marketeve në të gjithë Shqipërinë, gjen produktin që është origjinali, që vjen me një distributor të autorizuar, që ka një certifikatë, që ka dhe përkthimin në gjuhën shqipe, në krah të tij e gjen në italisht; një birrë, një pije energjike, një lëng frutash.

Të dyja ndodhen në vitrinë. Edhe produkti që është i autorizuar nga prodhuesi në fabrikë dhe produktin që nuk ka asnjë parametër ligjor, por thjesht e lexon në italisht apo greqisht.

Rastet flagrante/ Abuzimet me produktet që masakrojnë tregun dhe
Foto ilustruese

Së pari, skandali është si mund të vijnë këto produkte në marketet tona? Nga hyjnë? Kush i sjell? Si i kalojnë doganat?

Janë mallra kontrabandë apo vetë furnitorët e supermarketeve mbushin furgonët dhe kamionët dhe brenda kanë arka me mallra të ndryshme që nuk plotësojnë asnjë standard ligjor shqiptar, për më tepër konkurrojnë në mënyrë abuzive tregun? Dhe ajo që është më për të qeshur është fakti se “kjo është origjinale se shkruan greqisht ose italisht”. Në fakt, burimi i saj nuk dihet.

Ajo që shkruan greqisht apo italisht mund të ketë hyrë nga dogana dhe mund të jetë blerë në një treg shumice, por askush nuk garanton origjinën e tij të prodhimit, askush nuk garanton cilësinë dhe standardin e tij, pa folur më tej për abuzimin që u bëhet qytetarëve, ku produkti i cili plotëson parametrat ligjorë dhe u është dhënë nga prodhuesi me autorizim si markë për t’u tregtuar në Shqipëri ka çmim më të lirë, ndërsa produkti i cili ka të shkruar vetëm italisht, greqisht apo gjermanisht, apo sllavisht është më i shtrenjtë.

Rastet flagrante/ Abuzimet me produktet që masakrojnë tregun dhe

Pse, lind pyetja?

Sepse abuzohet. Është i njëjti produkt, s’ka asnjë ndryshim, është prodhuar në të njëjtën linjë, por është më i shtrenjtë, cilësia dhe siguria nuk janë të garantuara kur nuk ka as autorizim nga prodhuesi, por thjesht e gjen të shitet rëndom për konsumatorin.

Shqiptarët, të prirur për të marrë produkte më të kontrolluara, shkojnë dhe marrin atë me shkrime të huaja që nuk dihet se në ç’treg ka dalë dhe çmimin e ka më të shtrenjtë.

Paguajnë më shumë për të marrë një produkt që s’ka asnjë garanci, thjesht dhe vetëm shkruhet në gjuhë të huaj.

Pa folur për tregjet e hapura ku mund të gjenden mallra të falsifikuara pa fund, produkte, pije, ushqime nga më të ndryshmet që nuk kanë asnjë kontroll, asnjë etiketë, asnjë garanci që vijnë nga prodhuesi, nga linja e prodhuesit dhe distributori është i autorizuar, thjesht dhe vetëm “kap, shit ç’të shesim, të kapim ç’të kapim”.

Përtej asaj që ne kemi denoncuar me verërat, ky është një tjetër rast shumë flagrant, që jo vetëm rrezikon shëndetin e qytetarëve, jo vetëm i jep shtetit më pak taksa, por i vjedh konsumatorët, i vjedh në xhepa, me parullën se këto janë produkte që nuk janë të shkruara shqip.

Dëmi që u bëhet distributorëve zyrtarë është edhe më i madh, më pas edhe vetë të ardhurave në buxhetin e shtetit. (vijon)/ CNA





Lajmet e fundit nga