web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hijet e Erion Veliajt në protestë

Më 30 maj në fshatin Zvërnec nisi një protestë nga banorët e zonës, pasi një subjekt privat kishte rrethuar territorin ku do të ndërtohej një resort. Tensionet arritën kulmin kur një protestues u dhunua nga punonjësit e policisë private, konflikt i cili u kanalizua deri në kryeqytet ku prej 13 ditësh protestohet. Fillimisht protestat nisën nga qytetarët e thjeshtë, të zemëruar nga padrejtësitë që u janë bërë prej 35 vitesh. Më pas protesta u kanalizua në rryma të ndryshme. Përgjatë këtyre 13 ditëve kemi parë grupime të ndryshme në protestat e zhvilluara në kryeqytet. Kemi parë partitë e vogla politike që në të shumtën e rasteve kryetarët e tyre janë përzënë nga protestat ose janë lënë në rresht të fundit si shenjë e revoltës. Tashmë nuk kemi të bëjmë me një protestë të qytetarëve të thjeshtë të mllefosur, tashmë në shesh kanë mbërritur grupe me skenarë të qartë. Protesta ndryshoi formë, nga flamendot dhe zvërneci u kthye sa e qytetarëve aq dhe rrymash politike. Ata tani kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Nuk janë më qytetarët që me pankarta apo brohoritje thërrasin "Rama në burg, Berisha në burg". Këto qartazi kanë treguar se janë grupimet politike, janë partitë e vogla të Qorit, Lapajt, Shehajt, qëllimi i vetëm i të cilëve është kanalizimi i votave drejt tyre. Në këtë protestë shfaqet egër edhe kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, mbi të cilin rëndojnë 13 akuza të rënda penale, ka hijet e tij. Skemat që ka përdorur Veliaj për të dalë përballë Ramës janë një formë kërcënimi ndaj kryeministrit për ta liruar nga burgu. Hijet e Veliajt në protestë janë të shumta. Shfaqen me influencerat, artistët, stafi i bashkisë, "Call Center"-a, mini-"Call Center"-a, të cilat CNA i ka treguar përmes raportimeve me fakte, me foto, postime, video. Të gjithë, të angazhuar në protestë me regji të Erion Veliajt, ku skenari tashmë është i lexueshëm, kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama./ CNA

6 artikuj për këtë temë.

21 ORE ME PARE

Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimitingun” e Edi Ramës

Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade, ka refuzuar publikisht ftesën e kryesocialistit Edi Rama për të marrë pjesë në aktivitetin e 35-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste.

Sipas Dades, PS-ja nuk ka qenë kurrë një forcë që organizon kundërprotesta me presion administrativ.

Por çfarë fshihet pas këtij refuzimi nga ish-ministrja?

Arta Dade njihet si një mbështetëse e Erion Veliajt, një socialiste e vjetër.

Djali i saj Alban Dabulla i cili është dhe botues mediash është njeri i lidhur me Erion Veliajn, ka bashkëpunim biznesi dhe investimesh me kryebashkiakun e Tiranës, mbi të cilin rëndojnë 13 akuza të rënda penale.

Ditën e kontrolleve në shtëpinë e Veliajt, Alban Dabulla është para me disa avokatë në shtëpinë e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës. 

Hijet e Erion Veliajt në protestë
Në foto, Alban Dabulla

Në foton e mësipërme duket biznesmeni Alban Dabulla, (djali i zonjës Dade) në apartamentet e Erion Veliajt, që ndodhen në zonën e Kodrës së Diellit, gjatë kohës së kontrolleve në 6 dhjetor 2024 nga Byroja Kombëtare e Hetimit.

Biznesmeni është shfaqur përpara shtepisë së Veliajt, më datë 6 dhjetor të vitit 2024, siç e tregon edhe ky material fotografik i siguruar nga CNA. Kjo është data kur u krye kontrolli nga BKH në apartamentet e Veliajt.

Në atë datë, Veliaj ndodhej në Hamburg të Gjermanisë, për një vizitë dy ditore, gjatë së cilës zhvilloi takime si pjesë e detyrës me Kryebashkiakun e Parë të Hamburgut, Peter Tschentscher.

Hijet e Erion Veliajt në protestë
Veliaj në Hamburg, 6 dhjetor 2024

Gjatë asaj dite, bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa, ndodhej në shtëpi dhe 5 oficerë të BKH-së u paraqitën për të kryer kontroll brenda banesës, gjatë së cilit sekuestruan edhe telefonin e saj  celular. 

Skema është e qartë.

Nga burgu i Durrësit, Erion Veliaj ka përdorur si instrument Alban Dabullën, djalin e ish-ministres Arta Dade, për qëndrimin që kjo e fundit ka zgjedhur të mbajë publikisht ndaj aktivitetit të socialistëve, pikërisht me qëllimin për të dëmtuar Edi Ramën.

Ky sulm është në vazhdën e sulmeve që Veliaj i inskenon nga qelia e burgut të Durrësit kundër Kryeministrit Edi Rama.

Veliaj, përmes influencerave, artistëve, mbështetësve të tij gjatë fushatës elektorale, po del përballë për të protestuar kundër Edi Ramës, po kërkon dorëheqjen e kryeministrit, duke përdorur këta skenarë si kërcënim për ta liruar atë nga burgu./ CNA

21 ORE ME PARE

Faktet/ Veliaj përballë Ramës, kërkon dorëheqjen e kryeministrit

Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas publikimit të një video-skandali ku disa punonjës të një policie private dhunuan një qytetar gjatë protestës që bëhej në fshatin Zvërnec, ku një subjekt privat kishte rrethuar territorin dhe banorët e zonës kishin pretendime në lidhje me pronësinë.

Më pas gjithçka u kanalizua në protesta në Tiranë, sa me të vërteta, sa me gënjeshtra, por prej 12 ditësh protesta vazhdon në kryeqytet.

Fillimisht kishte lidhje me flamingot, izraelitët, pronësinë, shitjen e tokës shtetërore në Zvërnec, një pjesë e të cilave nuk ishin aspak të vërteta që u kanalizuan në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Grupimet në protestë

Në protestë marrin pjesë qytetarë të thjeshtë, të ngarkuar, të mllefosur nga 35 vjet padrejtësi, tranzicion, sa nga politikat e PD-së në politikat e PS-së.

Ka nga ata neomarksistë dhe revolucionarë që kërkojnë edhe Berishën në burg, edhe pse ish-kryeministri është nën hetim nga SPAK-u, po ashtu kërkojnë edhe Ramën në burg.

Ka në protestë, përtej qytetarëve, parti të vogla politike si ato të Qorit, Lapajt apo Agron Shehajt, ka legalistë, ballistë, demokratë, të majtë, rryma të ndryshme që marrin pjesë.

Atyre pa asnjë diskutim tashmë iu është bashkuar edhe kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet në burgun e Durrësit për 13 akuza të rënda penale, Erion Veliaj.

Skemat e Veliajt

Erion Veliaj ka disa skema të organizimit që mbështetës të tij të nxisin protestën, të marrin pjesë, ndoshta me qëllimin dhe pazarin e vetëm si kërcënim ndaj kryeministrit Rama, për ta liruar nga burgu.

Por, përtej saj, duket se njerëzit e Veliajt, instrumentet e tij në terren veprojnë në mënyrë të pandalshme dhe nxisin protestën kundër kryeministrit.

Disa ?Call Center?-a të vegjël, të cilët përdoren nga zyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe ish-drejtorë apo drejtues aktualë, telefonojnë qytetarë dhe u kërkojnë që të marrin pjesë në protestë, u kërkojnë mbështetje.

Një komandë konfidenciale ka marrë edhe stafi i Bashkisë së Tiranës. Mjafton të shikojmë në shesh, ku, përtej qytetarëve apo rrymave të ndryshme politike, shohim punonjës të administratës së bashkisë, konvikteve apo ndërmarrjeve të ndryshme dhe zyrtarë të ulët të Bashkisë së Tiranës të jenë pjesëmarrës në protestë.

Disa prej tyre thonë se shkojnë me një listë apeli. Këto janë dy skemat e para; thirrje përmes ?Call Center?-ave dhe urdhër stafit të shkojë të dalë në protestë sa më masivisht.

Influencerat e Veliajt

Personazhe publike, njerëz që janë futur në emisione të ndryshme, në ?show? si ?Përputhen? apo ?Big Brother? dhe emisione të tjera, individë të bërë të famshëm nga ?TikTok?-u, personazhe të rrjeteve sociale, një pjesë nga të cilët janë persona të paguar nga vëllai i Erion Veliajt, Arbër Veliaj, për reklama të ndryshme.

Arbër Veliaj i kompanisë ?Gogel? administron dhjetëra reklama kompanish, siç CNA ka raportuar rastin e IQOS, të cilët kanë qenë frymëzuesit kryesorë në ditët e para të protestës, kanë qenë njerëz që bëjnë thirrje të vazhdueshme për të qenë prezentë aty.

Një prej tyre në protestë ka thirrur, ?lironi Erion Veliajn? apo ka shkuar me pankartë ?lironi kryebashkiakun e Tiranës?.

Influencera të përdorur në shumë raste nga Erion Veliaj. CNA i ka sjellë një pjesë të tyre.

Artistët e Veliajt, përtej influencerave

Është edhe një segment tjetër, ai i ?artistëve?, njerëzve të botës së ?show?-t skenik dhe ekranit, përtej influencerave, artistë dhe personazhe publike, të cilët e kanë mbështetur Erion Veliajn në fushata, më shumë të ekspozuar në zgjedhjet e vitit 2023, me mesazhe të shumta, me video, me postime dhe me thirrje për ta votuar atë, pasi ai ishte njeriu që e kishte ndryshuar shumë Tiranën.

Ata që dikur thërrisnin ?Lali, do fitosh lali?, janë nga njerëzit që sot bërtasin ?Rama në burg?, ?Poshtë qeveria?, ?Rama ik?, ?Rama jep dorëheqjen? etj.

Gjithashtu është edhe pjesa e disa artistëve, personazhe të botës së ?show?-t, apo influencera, të cilët u solidarizuan me Erion Veliajn dhe shkuan me vrap kush e kush ta takonte i pari kur ai u paraqit në Gjykatën Administrative, në një padi qesharake ndaj prokurorit të SPAK-ut, Ols Dado, të cilin kërkon ta largojë nga detyra për të rrëzuar 13 akuzat e tij të rënda penale.

Hijet e Erion Veliajt në protestë

Hijet e Erion Veliajt në protestë

Hijet e Erion Veliajt në protestë

Hijet e Erion Veliajt në protestë

Hijet e Erion Veliajt në protestë

Hijet e Erion Veliajt në protestë

Skema ?Veliaj? kundër Ramës

?Call Center?-a apo mini-?Call Center?-a të kontrolluar nga Bashkia e Tiranës, stafi i bashkisë, influencera, artistë dhe njerëz të botës së ?showbizz?-it, e gjithë struktura propagandistike dhe elektorale që ka qenë e angazhuar në fushatën e Erion Veliajt në vitin 2023, një pjesë e tyre, stafi i angazhuar në protestën para SPAK-ut pas arrestimit të tij në vitin 2025, një pjesë e tyre mbështetës të fortë të Erion Veliajt për t?u liruar nga burgu në vitin 2025, një pjesë e tyre mbështetës kur u paraqit në Gjykatën Administrative, janë angazhuar fort në protestë, në thirrjen e njerëzve me kërkesë për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Këto janë fakte që CNA i ka sjellë me foto, video, me postime në dhjetëra raste dhe janë të shumta, të pandalura.

Gjithçka është e qartë, e lexueshme, e dukshme. Askush nuk po fshihet më. Erion Veliaj ka dalë në protestë përballë Ramës me gjithë ?bateritë? e tij të mundshme për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama./ CNA

 

1 JAVE ME PARE

Fotolajm/ "VIP"-at e paguar nga Veliaj që protestojnë kundër Ramës

Hijet e Erion Veliajt në protestë

Një pjesë e personazheve publikë, të ashtuquajturit “VIP”-a, që sot bëjnë thirrje për pjesëmarrje në protestën kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, janë të njëjtët “VIP"-a që i kanë shkuar nga pas kryebashkiakut të arrestuar për 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, Erion Veliaj, duke e mbështetur gjatë fushatave të ndryshme, para dyerve të SPAK-ut, në rrjetet sociale apo duke dhënë dhe "show" nëpër gjykata në të cilat kryebashkiaku shkon për të sulmuar prokurorët.

Të njëjtët emra kanë marrë pjesë në protestat që organizohen kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Këta "VIP"-a që sot i shohim në protestën kundër qeverisë, janë ata që duan Veliajn, që dikur kërkonin vota për të, ndërsa tani bëjnë postime “patriotike”.

Mes protestuesve në kryeqytet janë parë individë që në të kaluarën kanë bashkëpunuar në fushata promocionale apo aktivitete publike të lidhura me rrethin e afërt të Erion Veliajt.

Ata që shkuan ta puthnin dhe “derdhnin lot” në Gjykatën Administrative disa javë më parë, tani bëjnë thirrje për protestë.

Nga mbështetja për Erion Veliajn, njeriun mbi të cilin rëndojnë 13 akuza për 5 vepra të rënda penale elektorale, te pjesëmarrja në protestat kundër Edi Ramës, ne po sjellim disa nga “Vip”-at në protestën kundër qeverisë dhe Edi Ramës:

Arjola Demiri

Hijet e Erion Veliajt në protestë

Hijet e Erion Veliajt në protestë

Hijet e Erion Veliajt në protestë

Ardit Çuni

Hijet e Erion Veliajt në protestë

Hijet e Erion Veliajt në protestë

Albana Osmani

Hijet e Erion Veliajt në protestë

Hijet e Erion Veliajt në protestë

Hijet e Erion Veliajt në protestë

Hijet e Erion Veliajt në protestë

Olta Gixhari

Hijet e Erion Veliajt në protestë

Hijet e Erion Veliajt në protestë

Isli Islami

Hijet e Erion Veliajt në protestë

Hijet e Erion Veliajt në protestë

Marsela Cibukaj

Hijet e Erion Veliajt në protestë

Hijet e Erion Veliajt në protestë

Albina Nanaj

Hijet e Erion Veliajt në protestë

Hijet e Erion Veliajt në protestë

Eranda Libohova

Hijet e Erion Veliajt në protestë

Hijet e Erion Veliajt në protestë

Evi Reci

Hijet e Erion Veliajt në protestë

Hijet e Erion Veliajt në protestë

Venera Lumani dhe Lind Islami

Hijet e Erion Veliajt në protestë

Hijet e Erion Veliajt në protestë

Blerina Bajko

Hijet e Erion Veliajt në protestë

Hijet e Erion Veliajt në protestë

1 JAVE ME PARE

Eskortat e burgjeve në protestë/ Dalin emrat “VIP” që mbështesin tubimin

Prej disa ditësh, një valë e re protestash ka nisur duke marrë si pretekst mbrojtjen e zonës së Zvërnecit. Por ajo që po shfaqet në terren tregon një tjetër realitet, ku po sulmohen mediat kritike dhe po përdoren skema të mirëfillta presioni.

Aktualisht, peizazhi mediatik është i ndarë në raportimin e këtij lajmi. Disa media janë pro protestës dhe pro investimeve, por duke kërkuar që protestat të mbeten politike dhe të mos përdoren për qëllime të tjera. Të tjera media janë në krah të Edi Ramës, duke mbështetur investimin dhe dalë kundër protestës. Ka edhe nga ato që mbajnë qëndrim kundër kryeministrit, por njëkohësisht janë kundër protestës dhe pro zhvillimit. Ndërsa një pjesë tjetër pozicionohet kundër të gjithëve: Ramës, protestës dhe vetë investimit.

Megjithatë, përtej qëndrimeve redaksionale, protestuesit kanë nisur provokimet e hapura. Ata po shkojnë në selitë e partive politike, duke shkelur ligjin dhe duke krijuar tensione të panevojshme. Pyetja që ngrihet natyrshëm është se kush i bën këto thirrje dhe kush fshihet pas këtij organizimi.

Sipas raportimeve të vazhdueshme të CNA, në rreshtin e parë të kësaj lëvizjeje qëndrojnë pikërisht influencerët që mbështesin kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliajn. Nuk është rastësi që stafi i bashkisë, njerëzit e afërt të Veliajt, si dhe influencerët e paguar nga ai dhe vëllai i tij, Arbër Veliaj, janë sot mbështetësit kryesorë në terren. Pjesë e këtij skenari është edhe dhuna psikologjike që po ushtrohet mbi aktorët apo figurat e njohura publike, të cilët shantazhohen që të marrin pjesë me detyrim në këto tubime.

Akoma më tregues është fakti që kësaj trupe protestuesish i janë bashkuar edhe personazhe të njohura nga skandalet e drejtësisë. Eskortat VIP janë kthyer papritur në pjesë të protestës. Bëhet fjalë pikërisht për eskortat VIP të dala në zbardhjen e hetimeve të SPAK-ut, të cilat u përmendën për takimet e paligjshme me “të fortët” në ambientet e burgjeve.

Në këtë protestë kanë gjetur hapësirë dhe po përdoren si imazh personazhe të tilla, inicialet e të cilave janë të dokumentuara në dosjet e drejtësisë për hyrje-daljet në qeli. Mes tyre figurojnë R.R., A.D, F.H., S.B., I.A., E.Dh., I.Xh., si edhe Xh.L. dhe J.K. Për të ruajtur etikën profesionale, CNA ka zgjedhur t'i publikojë këto personazhe vetëm me iniciale dhe pa foto, pavarësisht se disa prej tyre kanë reaguar apo kanë qenë pjesëmarrëse në protestë.

Përfshirja e këtyre emrave në një protestë gjoja mjedisore tregon qartë thelbin e vërtetë të këtij organizimi dhe interesat e atyre që e financojnë dhe e mbështesin për interesa të tjera politike dhe kriminale./CNA

1 JAVE ME PARE

Skenarët e Erion Veliajt në protestën për Zvërnecin

Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh emrin Zvërnec dhe t’i vësh emrin “Coca-Cola” apo “Redbull” duket si një event festiv i një kompanie, po nxitet edhe më tej nga burgu i Durrësit dhe stafi i kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ky “event” dje është kthyer në një situatë provokuese me vajtjet e protestuesve në selitë e dy partive kryesore në vend, dirigjencë e qartë e një aleance Veliaj-Qori.

Në këtë event-protestë është edhe “dora” e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar për 5 vepra të rënda penale. Njerëzit e Erion Veliajt, grupet e tij të organizmit në bashki, janë përfshirë në nxitjen e pjesëmarrjes së njerëzve në këtë protestë, duke arritur deri aty sa disa prej personazheve të sponsorizuara nga Erion Veliaj dhe vëllai i tij, Arbër Veliaj, bërtisnin në shesh “lironi Erion Veliajn”.

CNA ka bërë një vëzhgim të thjeshtë, ne mblodhëm postimet e disa personazheve publike që bëjnë thirrje për protestë, disa të drejtpërdrejtë, disa të manipuluar dhe të nxitur nga komentuesit. Komentues të cilët vijnë nga “call center”-a dhe grupime individësh që lidhen sa me Arlind Qorin dhe aq me Erion Veliajn.

Këta komentues u bëjnë komente të shumta dhe u dërgojnë dhe mesazhe, këngëtarëve dhe personave publikë, duke u kërkuar të dalin masivisht në protestë dhe të bëjnë thirrje për pjesëmarrje, si dhe të jenë vetë prezentë fizikisht sa më shumë në tubimet përpara Kryeministrisë.

Ne më poshtë po sjellim videot dhe fotot për çdo personazh që kemi verifikuar, të cilët 3 vite më parë ishin mbështetësit publikë të Erion Veliajt në zgjedhjet lokale të majit 2023. Janë individë të paguar nga kompanitë e Arbër Veliajt dhe mund t’i gjeni lehtësisht në reklamat e IQOS.

Ata që i paguan Arbër Veliaj për reklama dalin dhe bëjnë thirrje për protestë. Ata që mbështetën Erion Veliajn 3 vite më parë për t’u rizgjedhur kryetar i Bashkisë Tiranë, për të vazhduar misionin e tij me korrupsionin bëjnë thirrje për protestë. Ata që shkuan e puthnin në ballë dhe derdhnin lot në Gjykatën Administrative disa javë më parë, tani bëjnë thirrje për protestë.

Le t’i marrim me radhë, “besnikët” e Erion Veliajt

Aktorja Olta Gixhari, sapo doli nga “Big Brother VIP Albania”, “u fal” tek Erion Veliaj. Doli publikisht dhe bëri thirrje për të votuar lalin. Këto ditë ka dalë në protestë bashkë me djalin e saj. Kundër kujt proteston Olta Gixhari? Kundër Edi Ramës apo kërkon të lirohet Erion Veliaj?

Hijet e Erion Veliajt në protestë
Olta Gixhari në protestë

 

Hijet e Erion Veliajt në protestë
Olta Gixhari në mbështetje të Veliajt

Personi tjetër, Ardit Çuni, e pamë në Gjykatën Administrative bashkë me Arjola Demirin. “U këputën në shpirt” për Zdromsin e tyre. Më poshtë keni fotot që bëjnë thirrje për protestë.

Hijet e Erion Veliajt në protestë
Arjola Demiri në Gjykatën Administrative
Hijet e Erion Veliajt në protestë
Ardit Çuni në mbështetje të Erion Veliajt
Hijet e Erion Veliajt në protestë
Hijet e Erion Veliajt në protestë
Arjola Demiri në mbështetje të protestës

Moderatori Isli islami, i cili paguhet nga Arbër Veliaj për reklamën e IQOS, bën thirrje për pjesëmarrje në protestë.

Hijet e Erion Veliajt në protestë
Moderatori Isli Islami në protestë
Hijet e Erion Veliajt në protestë
Isli Islami në reklamën për IQOS

Gazetarja Mira Kazhani në postimet e saj në rrjetet sociale ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e organizuar gjatë këtyre ditëve. Kujtojmë se Kazhani ka qenë një nga njerëzit pranë Veliajt. Sjellim në vëmendje këtu edhe rastin e 6 viteve më parë, ku u bë publike se Mira Kazhani mbante dhe një post në Bashkinë e Tiranës, si këshilltare tek Ujësjellës-Kanalizimet.

Hijet e Erion Veliajt në protestë
Mira Kazhani në mbështetje të protestës

Një tjetër figurë publike që ka dalë në mbështetje të protestës është këngëtarja Marsela Çibukaj.

Hijet e Erion Veliajt në protestë
Këngëtarja Marsela Çibukaj në mbështetje të protestës

Dhe kjo një tjetër mbështetëse e Erion Veliajt, madje aq sa disa vite më parë deklaronte se mburrej te miqtë e saj të huaj për punët e bëra nga kryebashkiaku i Tiranës.

“Çdo vit, sa herë që ata apo miqtë e mi italianë vijnë këtu, jam gjithmonë e më shumë krenare se i tregoj një rrugë që është bërë më mirë se vitin që shkoi, një çerdhe më afër shtëpisë se ç’ka qenë një vit më përpara. Kam qejf të mburrem para miqve të mi të huaj”, ka deklaruar këngëtarja në vitin 2021.

Hijet e Erion Veliajt në protestë
Marsela Çibukaj në mbështetje të Veliajt

Moderatorja Albana Osmani është një tjetër figurë publike e dalë në mbështetje të protestës.

Hijet e Erion Veliajt në protestë
Albana Osmani në mbështetje të protestës

Osmani gjithashtu një mbështetëse e Erion Veliajt. Le të kthehemi pas në kohë, vetëm një vit më parë, në periudhën kur Erion Veliaj u arrestua, Albana Osmani deklaronte se e mbështeste lalin në emër të parimeve.

Si një qytetare e ndërgjegjshme dhe e paanshme politikisht, e cila nuk ka ndërtuar kurrë karrierën mbi interesat e politikës, qëndrimi im sot nuk buron nga përfitimi apo aleanca, por nga një parim thelbësor: drejtësia dhe integriteti nuk duhet të maten me impulsin e turmave, por me faktet dhe të vërtetën. Unë nuk i përkas asnjë force politike, nuk kam kërkuar e as përfituar ndonjë favor. Sot zgjedh të mbështes Lalin, jo si një akt besnikërie personale, por si një deklaratë të parimeve”, ka deklaruar Osmani pas arrestimit të Veliajt në vitin 2025.

Hijet e Erion Veliajt në protestë
Albana Osmani dhe Erion Veliaj

Po sjellim më poshtë edhe rastet e tjera të njerëzve të Erion Veliajt apo të paguar nga kompanitë e reklamave të vëllait të tij, Arbër Veliaj, që këto ditë kanë bërë thirrje për mbështetje të protestës. CNA do të vijojë të sjellë çdo ditë emra të tjerë, njerëz të Erion Veliajt apo të paguar nga kompanitë e vëllait të tij, Arbër Veliaj, që dalin dhe në mbështetje të protestës.

 

Hijet e Erion Veliajt në protestë
Këshilltarja bashkiake e Tiranës, Albina Nanaj
Hijet e Erion Veliajt në protestë
Këshilltarja bashkiake e Tiranës, Albina Nanaj
Hijet e Erion Veliajt në protestë
Këngëtarja Eranda Libohova në mbështetje të protestës
Hijet e Erion Veliajt në protestë
Këngëtarja Evi Reçi
Hijet e Erion Veliajt në protestë
Këngëtarja Evi Reçi në mbështetje të Veliajt
Hijet e Erion Veliajt në protestë
Këngëtarët Venera Lumani dhe Lindi Islami në mbështetje të Veliajt
Hijet e Erion Veliajt në protestë
Venera Lumani në mbështetje të protestës
Hijet e Erion Veliajt në protestë
Moderatorja Blerina Bajko në mbështetje të protestës
Hijet e Erion Veliajt në protestë
Moderatorja Blerina Bajko në mbështetje të Erion Veliajt
1 JAVE ME PARE

“Lumë” presioni në rrjetet sociale/ Të famshmit në “shënjestër”, kush po i nxit për protestat

Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvërnec nuk kanë kaluar pa akuzat dhe skenarët e nxitjes së tyre për interesa të caktuara. Gjithçka kalon nga një “makineri” presioni që po ushtrohet nga grupime të ndryshme individësh kryesisht në rrjetet sociale, në drejtim të gazetarëve, figurave publike, këngëtarëve, aktorëve, influencerave dhe njerëz të njohur të fushave të ndryshme.

Presione të vazhdueshme që kryhen përmes mesazheve dhe komunikimeve në rrjetet sociale, nëpërmjet komenteve, mesazheve private e publike, duke kërkuar që personat publikë të reagojnë në mbështetje të protestave dhe të jenë prezentë.

Këto presione të vazhdueshme vijnë nga profile false, të nxitura nga grupime të lidhura me Lëvizjen “Bashkë” të neokomunistit Arlind Qori, nga stafet e Erion Veliajt, "Call Center"-a anonimë, opozitarë të lodhur në 13 vite përpjekje, si edhe nga grupime të tjera, kanë zgjedhur një metodë të dhunimit të pandalshëm ndaj personazheve publikë që t'i bashkohen protestës dhe të bëjnë thirrje për pjesëmarrje.

Reagimi i disa prej emrave të njohur për publikun mund të jetë konsideruar si i vonuar, për shkak të përpjekjes së tyre për të marrë informacione për ngjarjen, gjë që mund t’i ketë stepur për të publikuar një reagim në profilet e tyre në rrjetet sociale. Çdo vonesë ka pasur edhe kostot e sulmeve, akuzave dhe sharjeve në rrjetet sociale.

Këto forma presioni po ndodhin masivisht këto ditë, duke kërkuar të mbështetet protesta në Tiranë me emrin 'Zvërneci', si justifikim, qëllimet qartazi janë të tjera. Sulmet vijnë nga individë, mes të cilëve një pjesë OJF-të dhe ambientalistët e paguar nga SOROS-i, një pjesë të përdorur nga kryebashkiaku i burgosur Erion Veliaj, që endet në qelitë e burgut të Durrësit, por edhe agjencitë e shërbimeve sekrete të vendeve të tjera të Ballkanit.

Dhuna psikologjike e ushtruar ndaj personazheve publikë, ka ndodhur më konkretisht në platformat “Facebook”, “Instagram” dhe “Tik-Tok”, ndërsa i njëjti akt ka ndodhur edhe me disa nga mediat në vend.

I gjithë presioni dhe dhuna është e lidhur me këta individë, që shfrytëzojnë rastin kjo vetëm për projektin e Zvërnecit, edhe pse një i tillë nuk ekziston, por edhe për ta përdorur këtë lloj mobilizimi për interesa dhe qëllime krejt të tjera, nga politike deri tek ato antikombëtare./CNA 





Lajmet e fundit nga