"Kremlini i përshirë në protestat kundër qeverisë"/ Reagon ambasada e Rusisë në Tiranë
Ambasada e Rusisë në Tiranë ka bërë një reagim lidhur me d...
Ambasada e Rusisë në Tiranë ka bërë një reagim lidhur me d...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho, ka raportuar dy ditë në komisionet parlamentare për veprimtarinë vjetore të SPAK-ut. Braho, gjatë raportimit të tij sot në Komisionin e Ligjeve, është pyetur për disa çështje të ndryshme përfshirë dhe 21 janarin. Kryeprokurori u shpreh se kjo çështje është ende në hetim, ndërsa shtoi se pavarësisht ndjeshmërisë së rastit, nuk është çështje që mund të zgjidhet në komision parlamentar. Një tjetër pyetje e drejtuar për Brahon nga anëtarët ishte mbi operacionet e Byrosë Kombëtare të Hetimor pa praninë e Policisë së Shtetit. Braho shpjegoi se janë veprime procedurale që i lejon ligji dhe nuk synojnë zëvendësimin e Policisë së Shtetit. Kreu i SPAK u ndal dhe te mandati i kufizuar i prokurorëve të posaçëm, problematikë e cila sipas tij lidhet jo vetëm me karrierën e prokurorit, por dhe me vazhdimësinë e SPAK. Ndërkohë dy ditë më parë, në një seancë dëgjimore për task forcën zgjedhore, Braho u pyet për krimin zgjedhor me votën e diasporës. Lidhur me këtë, kryeprokurori tha se do të paraqesë sfida pasi nuk mund të ketë task-forca në çdo vend të botës. Ndërkohë një tjetër pyetje që ju drejtua nga anëtarët e opozitës në komision, ishte për çështjen e patronazhistëve dhe kallëzimet e bëra nga PD-ja. Braho tha se çështja e patronazhistëve nuk është kompetencë e Prokurorisë së Posaçme, kjo strukturë ka kompetencë vetëm korrupsionin në zgjedhje.
5 artikuj për këtë temë.

Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, në raportimin e veprimtarisë vjetore të SPAK-ut në Komisionin e Ligjeve u ndal edhe te mandati i kufizuar i prokurorëve të posaçëm.
Braho u shpreh për pamundësinë për të riaplikuar për prokuror të posaçëm pas mbarimit të mandatit 9-vjeçar është një problematikë e përsëritur.
Problematikë për të cilën, Braho tha se kërkon vëmendje pasi lidhet jo vetëm me karrierën e prokurorit, por dhe me vazhdimësinë e SPAK.
Pamundësia për të aplikuar, tha Braho, ndikon në vijimësinë e punës.
“Kjo është një problematikë e përsëritur, dhe që kërkon vëmendje. Kjo nuk lidhet vetëm me karrierën tonë, por edhe me vazhdimësinë e institucionit. Ne kemi mandat 9-vjeçar, dhe secili prokuror duhet të ushtrojë detyrën e vet, dhe ne nuk kemi strategji tjetër, do të vazhdojmë punën. Nëse nuk kemi të drejtë për të riaplikuar ose vazhdimësi, kjo është problematikë e strukturës dhe vijimësisë së punës”, tha Braho.

Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, në raportimin e tij për veprimtarinë vjetore të 2025-ës, është pyetur edhe për operacionet e BKH-së pa praninë e Policisë së Shtetit.
Braho tha se në vitin 2025 referimet penale nga policia kanë qenë në rritje, por pritet më shumë nga policia.
Më tej, drejtuesi i SPAK-ut duke u ndalur te veprimet e BKH-së tha se janë veprime procedurale që i lejon ligji dhe nuk synon zëvendësimin e Policisë së Shtetit.
“Gjatë 2025, referimet penale janë rritur në SPAK. Dhe gjatë 2026 kemi pasur referime. Kemi vlerësim të madh për Policinë e Shtetit. Ndonjëri prej tyre mund të ketë probleme me ligjin, apo dyshojmë ne se mund të ketë.
Ne presim më shumë nga Policia e Shtetit. Veprimet që mund të kryejë BKH janë veprime procedurale që ligji ia lejon BKH-së. Pengesat mund të vijnë për shkak të mungesës së infrastrukturës operacionale. Nuk mund ta zëvendësojmë Policinë e Shtetit, por veprimet e BKH-së pa policinë janë një praktikë që e kemi parë edhe në institucionet homologe me të cilat bashkëpunojmë”, tha Braho.
I pranishëm në Komisionin e Ligjeve, ku raportoi për veprimtarinë vjetore të vitit 2025, kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, u pyet edhe për çështjen e 21 janarit.
Braho tha se kjo çështje është ende nën hetim dhe nuk mund të japë detaje.
Drejtuesi i SPAK-ut u shpreh se e kupton ndjeshmërinë e rastit, por nuk është çështje që mund të zgjidhet në komision parlamentar.
Sa u përket pretendimeve të palëve, Braho tha se duhet t’i drejtohen SPAK-ut për të marrë përgjigjet që kërkojnë sipas Kodit.
“Është çështje nën hetim dhe hetimet vazhdojnë. E kuptoj ndjeshmërinë e rastit, por nuk e zgjidhim dot në këtë seancë. Nëse palët kanë pretendime t’i drejtohen SPAK-ut për të marrë përgjigje sipas Kodit”, tha Braho.

I pranishëm në seancën dëgjimore në Komisionin për Reformën Zgjedhore, drejtuesi i SPAK-ut, Klodjan Braho, është pyetur nga deputetja Albana Vokshi për çështjen e patronazhistëve dhe kallëzimet e bëra nga PD-ja.
Braho tha se çështja e patronazhistëve nuk është kompetencë e Prokurorisë së Posaçme, kjo strukturë ka kompetencë vetëm korrupsionin në zgjedhje.
Sa u përket kallëzimeve të bëra nga PD-ja, Braho u shpreh se për secilin prej tyre ka pasur reagim nga SPAK-u dhe në prill të këtij viti opozita është informuar për çdo veprim.
“Patronazhimi nuk është kompetencë e SPAK-ut. SPAK-u ka kompetencë korrupsionin aktiv dhe pasiv në zgjedhje. Sa u përket kallëzimeve të paraqitura nga PD-ja, për secilin prej tyre prokuroria ka pasur një reagim. Jo më vonë se muaji prill i këtij viti ne kemi pasur një korrespondencë ku ju kemi informuar për çdo veprim”, tha Braho.
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, ka qenë i pranishëm ditën e sotme në një seancë dëgjimore në Komisionin për Reformën Zgjedhore. Në paraqitjen e bërë, Braho foli për krimet zgjedhore dhe task-forcën e përbashkët me KQZ-në dhe Prokurorinë e Përgjithshme gjatë zgjedhjeve të 2025.
Drejtuesi i SPAK-ut tha se strategjia e vitit 2025 ishte një hap i parë për të kaluar drejt një modeli më të strukturuar dhe më parandalues.
Braho bëri me dije se gjatë vitit aktual janë dënuar 7 persona për veprën penale të krimit zgjedhor. Gjë kjo, për të cilën Braho tha se tregon që hetimi vijon edhe pas periudhës zgjedhore.
Sa i përket task-forcës për zgjedhjet e majit 2025, Braho tha se SPAK, KQZ dhe Prokuroria e Përgjithshme janë në përfundim të raportit të analizës, i cili më pas do t’i përcillet Kuvendit.
Braho deklaroi se lidhur me krimet zgjedhore, SPAK-u synon një qasje më proaktive dhe hetime që duhet të ndjekin edhe gjurmën e parasë.
“Krimi zgjedhor shfaqet me intensitet gjatë periudhave zgjedhore. Përvoja e viteve 2021-2024 shërbeu si bazë për një qasje më të strukturuar në zgjedhjet e vitit 2025. Me synim që reagimi të mos ishte vetëm pas kallëzimeve. Strategjia e vitit 2025 ishte një hap i parë për të kaluar SPAK drejt një modeli më të strukturuar, më parandalues.
Gjatë 2026 janë dënuar 7 persona për veprën krim zgjedhor, që tregon se strategjia vijon edhe pas periudhës zgjedhore.
Lloji i dënimit kryesor i dhënë nga gjykata është me burgim.
SPAK, KQZ dhe Prokuroria e Përgjithshme janë në përfundim të analizës për zgjedhjet e 2025 dhe në përfundim do t’i përcillet Kuvendit. Modeli i 2025 funksionon, por duhet perfeksionuar më tej duke u ndalur te gjurmimi financiar. Krimi zgjedhor nuk është çështje e një institucioni të vetëm, ai kërkon qasje të integruar për parandalim, hetim dhe ndëshkim penal.
SPAK synon të ketë qasje më proaktive në hetimin e krimeve zgjedhore, duke mos u përqendruar vetëm në periudhë zgjedhore. Po ashtu hetimi duhet të ndjekë edhe gjurmën e parasë”, tha Braho.
Raporti për vitin 2025/ Braho: Janë sekues...
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Shifrat në rritje, por jo pa pikëpyetje/ N...
Pse Erion Veliaj shtyn të gjitha gjyqet pa...
Zgjedhjet nuk janë thjesht garë, por test ...
Dokumentet që akuzojnë Dritan Prençin 9 ...
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...
Si e bojkotoi mashtruesi Irfan Hysenbelliu...
Abuzimi me produktet masakron tregun dhe v...
“Sidi education”, asistenti virtual i Matu...
Verërat kontrabandë “mbërthejnë” tregun sh...
Zbulohen fijet/ Si lidhet Jet Bank me Erio...
Zbulohet pazari i Sokol Sadushit me Mero B...
Veliaj ngre tjetër padi, alibi për zvarrit...
Cili i afërm i vdiq avokatit të Carlo Boll...
Vendimet e ndërmjetme të Sokol Sadushit/ A...
Skandali i Bashkisë së Tiranës/ Fsheh info...
EKSKLUZIVE/ Çfarë po ndodh në Burgun e Dur...
Mero Baze dhe Veliaj sulm Ramës/ Burgjet t...
Faktet/ Si Sokol Sadushi “dhunoi” Kolegjin...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Është arrestuar në Dhëmi, shtetasi G.P., i cili ishte i sh...
Policia e Fierit ka goditur një rast të kultivimit të bimë...
Policia e Tiranës ka arrestuar 19 persona si dhe ka proced...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në raj...
Trafiku i rënduar po e kthen lëvizjen në Tiranë në një sfi...
Teksa Shqipëria ka nivelin e pensionit ndër më të ulëtin n...
Punësimi në sektorin shtetëror u zgjerua me tej vitin 2025...
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë tha se ka arres...
Gjykata në Prishtinë e ka dënuar të premten me 12 vjet bur...
Rusia kreu një nga sulmet më të mëdha ndaj kryeqytetit të ...
Katër muaj pasi u vra në fillim të luftës SHBA-Izrael kund...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Sa herë njoftohet një projekt i ri infrastrukturor, diskut...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, në seancën e sotme ple...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe sh...