web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nën akuzë për shpërdorim detyre/ Ish-kryebashkiaku socialist paraqitet në GJKKO

21 Korrik 2026, 11:26, Aktualitet CNA

Nën akuzë për shpërdorim detyre/ Ish-kryebashkiaku socialist

Ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës, Fredi Kokoneshi, është paraqitur këtë të martë në Gjykatën e Posaçme.

Kokoneshi ka mbërritur në GJKKO lidhur me akuzat ndaj tij për shpërdorim detyre.

SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të Divjakës, Fredi Kokoneshin më 14 korrik 2026.

Ish-kryebashkiaku akuzohet për shpërdorim detyre. Përveç Kokoneshit, të pandehur janë marrë edhe Andi Bullari, Ledio Xharo dhe Dorian Spaho.

Sipas SPAK-ut, zyrtarët e Bashkisë së Divjakës kanë kryer veprime të paligjshme gjatë procedurës së dhënies me qira të disa pasurive që janë përdorur për impiante diellore me afat shfrytëzimi 10-vjeçar, ndërsa këto pasuri në ASHK ishin të regjistruara si tokë bujqësore./CNA





Lajmet e fundit nga