web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjykata e Lartë publikon listën me kandidatët për anëtarë të KLGJ-së, ja kur do të mbahen zgjedhjet

21 Korrik 2026, 14:27, Aktualitet CNA

Gjykata e Lartë ka shpallur kandidatët zyrtarë për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Lista është shpallur pas përfundimit të procedurës së verifikimit të kritereve ligjore, në kuadër të procesit të nisur nga Gjykata e Lartë më 26 qershor 2026, për zgjedhjen e tre anëtarëve të rinj të KLGJ-së: një gjyqtari nga shkalla e parë, një nga gjykatat e apelit dhe një nga Gjykata e Lartë.

Në listë janë 7 kandidatë që garojnë për anëtarë të KLGJ.

Arbena Ahmeti – Gjykata e Lartë

Sandër Simoni – Gjykata e Lartë

Igerta Hysi – Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Fatri Islamaj – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

Matilda Llangozi – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

Brunilda Kadi – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

Manjola Xhaxho – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Në datën 25 shtator 2026 në orën 10:00 do të zhvillohet Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor./ CNA





Lajmet e fundit nga