web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rekursi në Gjykatën e Lartë/ SPAK triumfon ndaj Veliajt

21 Korrik 2026, 13:37, Aktualitet CNA

Rekursi në Gjykatën e Lartë/ SPAK triumfon ndaj Veliajt

Sot në Gjykatën e Lartë është zhvilluar seanca për rekursin e bërë nga kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës Erion Veliaj mbi të cilin rëndojnë 13 akuza për 5 vepra të rënda penale.

Erion Veliaj ka bërë rekurs për vendimin për pezullimin e afateve të paraburgimit.

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Veliajt duke lënë fuqi vendimin për pezullimin e afateve të paraburgimit.

Kjo është një tjetër betejë e humbur e Erion Veliajt dhe një “grusht në fytyrën” e tij, pasi Gjykata e Lartë vendos se vendimin për pezullimin e afateve të paraburgimit është i drejtë.

Kujtojmë se Erion Veliaj është lënë në burg nga të gjitha nivelet e gjykatave.

Ai akuzohet për 9 raste korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim të produkteve të veprës penale, fshehje të pasurisë dhe futjen e sendeve të ndaluara në qeli./ CNA

Rekursi në Gjykatën e Lartë/ SPAK triumfon ndaj Veliajt





Lajmet e fundit nga