web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Karçanaj paraqitet në SPAK, në zbatim të masës "detyrim paraqitje"

21 Korrik 2026, 12:04, Aktualitet CNA

Karçanaj paraqitet në SPAK, në zbatim të masës

Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, është paraqitur këtë të martë në ambientet e SPAK-ut, ku vijon të zbatojë masën e sigurisë "detyrim paraqitje", të caktuar ndaj saj në kuadër të hetimeve për çështjen e tenderëve të AKSHI-t.

Karçanaj mbërriti e shoqëruar nga mbrojtësja e saj ligjore. Ajo ishte më herët nën masën "arrest në shtëpi", por Gjykata e Lartë vendosi ndryshimin e saj, duke e lënë të hetohet në gjendje më të lehtësuar.

Emri i ish-drejtoreshës është pjesë e dosjes ku janë marrë të pandehur edhe shtatë persona të tjerë. Prokuroria e Posaçme pretendon se gjatë zhvillimit të disa procedurave të prokurimit publik janë kryer shkelje që kanë favorizuar operatorë të caktuar ekonomikë dhe kanë cenuar konkurrencën./ CNA





Lajmet e fundit nga