web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Maratona e vrapit në Pogradec/ Bllokohen përkohësisht disa akse rrugore

21 Korrik 2026, 13:46, Aktualitet CNA

Të shtunën e 25 korrikut, në zonën e Pgradecit do të zhvillohet Maratona & Gjysmëmaratona Ndërkombëtare Enkeleana.

Kjo garë vrapimi shënon këtë vit edicionin e V-të dhe do të mbahet nga ora 19:00 deri në orën 21:30.

Në kuadër të zhvillimit të kësaj gare, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit në këto akse rrugore:

Lin-Pogradec: ora 19:00 -21:30

Pogradec – Buçimas – Tushemisht – kthim në qendër të Pogradecit: ora 19:00-21:30

Brenda qytetit, në të njëjtin orar, do të jenë të bllokuara:

Bulevardi ‘Reshit Çollaku’, ora: 19:00 – 21:30

Bulevardi ‘Kajo Karafili’,  ora: 19:00 – 21:30

Njoftohen përdoruesit e aksit nacional të juglindjes se, gjatë këtij intervali kohor, lëvizja mund të kryhet nëpërmjet aksit rrugor Qukës-Qafë Plloçë, si itinerar alternativ./CNA

Maratona e vrapit në Pogradec/ Bllokohen përkohësisht disa akseMaratona e vrapit në Pogradec/ Bllokohen përkohësisht disa akse





Lajmet e fundit nga