web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mosfillimi i hetimeve për punonjësit e paraburgimit/ Gjykata e Tiranës rrëzon Metën

21 Korrik 2026, 16:47, Aktualitet CNA

Mosfillimi i hetimeve për punonjësit e paraburgimit/ Gjykata e

Gjykata e Tiranës ka vendosur të rrëzojë kërkesën e paraqitur nga ish-presidenti Ilir Meta, i cili ankimoi vendimin e Prokurorisë së Tiranës për mosfillimin e hetimeve për punonjësit e paraburgimit “313”.

Meta pretendonte se punonjësit e këtij burgu kanë shpërdoruar detyrën, nuk e kanë lejuar të komunikonte nga ambientet e institucionit, si edhe nuk është trajtuar mirë gjatë qëndrimit në burg.

Njoftimi:

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pasi zhvilloi seancën gjyqësore në Dhomë Këshillimi (pa praninë e palëve), për shqyrtimin e kërkesës së paraqitur nga Kërkuesi Ilir Metaj me objekt : “Ankim kundër vendimit të prokurorisë së datës 21.01.2026 “Për mosfillimin e kallëzimit penal numër 272 datë 15.01.2026”:

V E N D O S I :

1.Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Ilir Metaj me objekt “Ankim kundër vendimit të prokurorisë së datës 21.01.2026 “Për mosfillimin e kallëzimit penal numër 272 datë 15.01.2026”, si të pabazuar në prova dhe në ligj.

2.Shpenzimet proceduriale siç janë kryer.

3.Kundër vendimit lejohet ankim brenda 10 (dhjetë) ditëve nga dita e njoftimit të këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

U shpall në Tiranë, sot me datë 21.07.2026./CNA

 





Lajmet e fundit nga