web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Nuk kemi asnjë pikë takimi me Librazhdin"/ Qyetarët e Prrenjasit në protestë kundër planit për "Territorialen"

21 Korrik 2026, 19:36, Aktualitet CNA

"Nuk kemi asnjë pikë takimi me Librazhdin"/ Qyetarët e

Qytetarët e Përrenjasit po zhvillojnë ditën e sotme një protestë kundër planit të PS për Reformën Territoriale që sipas tyre e shkrin këtë bashki me atë të Librazhdit.

Një nga protestuesit është shprehur se me kthimin e Prrenjasit në njësi administrative të Librazhdit do të humbasin vlerat kulturore e arsimore të zonës.

Ai ka shtuar më tej se nuk kanë asnjë lidhje me kulturën dhe zakonet e Librazhdit dhe se duan të vetëqeverisen. Po ashtu gjatë fjalës së tij ka paralajmëruar se protesta mund të përshkallëzojë derisa ky plan most ë aplikohet.

“Kjo është batërdi e madhe. Kjo zonë do të humbë vlerat kulturore, arsimore dhe të tjera. Njësitë vendore qeverisëse organizohen në bazë territoresh. Ne nuk kemi asnjë lloj lidhje as kulturore, as të zakoneve me Librazhdin, nuk kemi asnjë pikë takimi me ta. Ne kemi pasuritë tona ujore dhe vetë administrojmë. Nuk ka pse të shkrihet bashkia e Prrenjasit sepse i ka të mjaftueshme kapacitetet profesionale dhe intelektuale.

Nuk duam gradaçela por vetëqeverisje. Ata njerëz që i kemi votuar dhe na përfaqësojnë duhet të na kthejnë nderin dhe të shpëtojnë Prrenjasin. Do të jemi të gatshëm dhe do t’i dalim për zot qytetit tonë. Do të shpëtojmë Prrenjasin nga një fshirje e identitetit dhe të gjithë resurseve që kemi ne. Do të qëndrojmë fort por pse jo do të përshkallëzojmë dhe protestën tonë deri në arritjen e qëllimit”, është shprehur qytetari.

Pak ditë më parë, bashkëkryetari socialist i komisionit për Reformën Administrativo-Territoriale u shpreh se këtë herë synohet krijimi i një numri më të vogël bashkish krahasuar me numrin aktual. /CNA





Lajmet e fundit nga