web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk ka tolerancë për makina me xhama të zinj/ Mesazhi i ministrit të Brendshëm

21 Korrik 2026, 20:47, Aktualitet CNA

Nuk ka tolerancë për makina me xhama të zinj/ Mesazhi i ministrit

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar lidhur me aksionin e fundit të Policisë Rrugore për evidentimin dhe heqjen e xhamave të errësuar të automjeteve që janë vendosur në kundërshtim me ligjin.

Lamallari thekson se automjetet me xhama të errësuar pa leje nuk do të tolerohen, duke theksuar se zbatimi i ligjit është i barabartë për të gjithë përdoruesit e rrugës.

"Xhamat e errësuar në makinë nuk ju bëjnë të padukshëm. Dhe më keq akoma kur ato i keni pa leje, sigurisht që do të hiqen pa një pa dy nga Policia e Shtetit", shprehet ministri.

Ai shton më tej se rrugët janë një hapësirë publike ku siguria dhe transparenca janë parësore, ndaj çdo shkelje do të trajtohet sipas ligjit.

"Rrugët nuk janë vend për anonimitet dhe as për privilegje. Janë hapësirë publike ku rregullat vlejnë njësoj për të gjithë", shton ai. /CNA





Lajmet e fundit nga