web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mungesa e Hitës në komision acaron opozitën: Nëse nuk është i zoti të largohet

22 Korrik 2026, 11:34, Aktualitet CNA

Mungesa e Hitës në komision acaron opozitën: Nëse nuk

Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita nuk është paraqitur ditën e sotme  në komisionin e Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore për të raportuar lidhur me efikasitetin e masave penale në procesin zgjedhor, sfidat e evidentuara në praktikë dhe propozimet për përmirësimin e kuadrit ligjor dhe institucional në funksion të garantimit të integritetit të zgjedhjeve.

Kjo ka acaruar opozitën e cila është shprehur se nëse zoti Hita nuk është i zoti të përballet në komision të largohet nga detyra.

Si rrjedhojë opozita ka kërkuar shtyrjen e komisionit, derisa Hita të paraqitet për të raportuar.

“Pyetja e parë ishte të na përcillni raportin e shkruar nga Policia e Shtetit më thanë se nuk ka raport.  Nuk është vënë në dispozicion. Paska raport të na vihet në dispozicion.

Së dyti e përsëris ka ardhur prokurori i përgjithshëm me gjithë prokurorët e tjerë. Të kishte ardhur kreu i policisë. Nëse nuk është i zoti të përballet kreu i policisë të hiqet, unë propozoj të mos e vazhdojmë seancën. Mungesa e policisë së shtetit është e evidentuar qatë në raportet ndërkombëtare, të marrin drejtorët e tjerë të vijnë dhe tu përgjigjen pyetjeve tona”, tha Vokshi./ CNA





Lajmet e fundit nga