web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Punonjësi humbi jetën/ Karakaçi mesazh ngushëllimi

22 Korrik 2026, 10:46, Aktualitet CNA

Punonjësi humbi jetën/ Karakaçi mesazh ngushëllimi

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka shprehur ngushëllimet për shtetasin Bashkim Boçi, punonjës i OSSH-së, i cili humbi jetën teksa po punonte për rikthimin e energjisë në zonën e Himarës.

Karakaçi u shprehu ngushëllimet familjarëve dhe vlerësoi kontributin dhe sakrificën e Bashkimit Boçit në shërbim të qytetarëve.

“Pas çdo rikthimi të energjisë, është kontributi i njerëzve që punojnë në kushte të rrezikshme, larg familjeve të tyre, për t’u shërbyer qytetarëve. Sot, një prej tyre nuk u kthye më.

Me dhimbje të thellë mora lajmin për humbjen e jetës së kolegut tonë, Bashkim Boçi, i cili ra në krye të detyrës, ndërsa ishte i angazhuar në riparimin e defekteve të shkaktuara nga moti i keq në zonën e Himarës.

Bashkimi ishte pjesë e OSSH Elbasan që prej vitit 2000 dhe e ushtroi detyrën me përkushtim dhe profesionalizëm deri në momentin e fundit.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe kolegëve të tij. Ndajmë dhimbjen me ta në këtë moment të vështirë dhe nderojmë me mirënjohje kontributin dhe sakrificën e Bashkim Boçit në shërbim të qytetarëve.

U prehtë në paqe”, shkruan Karakaçi./ CNA





Lajmet e fundit nga