GJKKO gjobit avokatin e pandehur të Erion Veliajt
GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të...
GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të...

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka bërë një reagim për ata që e kanë sulmuar pas deklaratës së tij për dorëheqjen e Ramës.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Spaho shkruan se militantët e PD-së i kthehen atij me ofendime, ndërsa janë të paaftë të marrin pushtetin me votë. Ish-deputeti shprehet se PD është kthyer në një parti komike.
Ndërsa, sa u përket komentuesve që e kanë fyer dhe ofenduar pas atij reagimi, Spaho shkruan se nuk duhet të lexojnë vetëm titullin e atij reagimi, por dhe të shkojnë më në brendësi të shkrimit.
Ai thotë se nuk pretendon asnjë karrige apo post dhe nuk do të kthehet më në politikë.
Reagimi i Spahos
Çfarë më kënaq më shumë në fb kur bëj postime, është lukunia e sharësve profesionistë, idiotëve, trushkulurve, militantëve me diarre nga goja, të ashtuquajturit intelektualë, të cilët pretendojnë që të njohin me dhëmbë e dhëmballë dhe japin hazër xhevap cilësimin për ty.
Më bëri përshtypje një mik imi i cili përdori në fb një fjalor jashtëzakonisht vulgar, sepse u ndje keq ngaqë i thashë Ramës mos u dorëhiq ngaqë duan flamingot që kanë dalë në bulevard.
Po edhe nëse ti e bën dhëmbin sa gishti, Rama nuk ta lëshon pushtetin se duan flamingot, mor i shkretë.
Pushteti merret me votë.
Të paaftë për të marrë pushtetin me votë, militantët e PD, më lëshohen mua, sikur unë po ju heq mundësinë të rikthehen në pushtet. O zot përse kjo parti është bërë kaq komike?
Në të vërtetë po shkruaj për një takëm tjetër, që as më njohin e as i njoh. Ata me lehtësinë më të madhe që u jep fb, të thonë hajdut, tradhëtar, agjent 35 vjeçar i Ramës që po kërkon karrige prej tij, sigurims, na ke rrjepur 20 vjet duke marrë rrogën e deputetit, tqr, ropt ku ti kesh, çfarë të mban pragu i shtëpisë, etj. etj.
Një përfaqësuesi të tillë që as më njeh e as e njoh, anonim në të dhënat e tij, por pak më i moderuar se sharësat e ndyrë dhe që përpiqej të "argumentonte" çfarë plehre jam unë, i dhashë përgjigjen e mëposhtme:
Ermir Armin mos lexo vetëm titullin si ajo intelektualja-ish zyrtare e Edi Ramës, që dikur qante për të dhe sot revoltohet e shpreson që do i rikthehen ditët e arta të pushtetit si anëtare e Asamblesë së 500 Petritave të Republikës së Re.
Të lutem mos përto, avash avash zbrit pak më poshtë e lexo ca rreshta më shumë.
Më pas vëre mendjen, qoftë edhe pak në punë, që të kuptosh se çfarë kam thënë. Po nuk e vrave pak mendjen, kupton vetëm mendjen tënde Ermir.
Ato çfarë kam vjedhur e zhvatur ti i di më mirë se unë, sepse nuk më njeh fare. Më shumë nga të tjerët duhet të kem vjedhur ty, sepse çfaqesh shumë i revoltuar. Më thuaj çfarë të kam vjedhur, sepse jam hajdut me ndërgjegje dhe do t’i kthej të gjitha.
E bën për të vazhduar të rrish në karrige më the. Po në çfarë karrige dua unë të vazhdoj të rri more i shkretë? Unë kam dhënë dorëheqje dhe kam dalë në pension dhe nuk kthehem më në çfarëdolloj funksioni në politikë sepse kam shpëtuar.
Ermir pyete veten se çfarë do ishe ti po të mos kishe fb? Si do jetoje ti pa zbrazur vrerin, inatin, xhelozinë, smirën të cilat sot të japin energjinë të shash sa mbarë prapë dhe të na premtosh Shqipërinë e Re me udhëheqës kokëboshë dhe të vjetër në mendime.
Aman më shuaj një kuriozitet, veç përgjigju drejt, mos më dredho: sa herë e ke votuar Edi Ramën? Nuk e vë dorën në zjarr që e ke votuar në të gjitha zgjedhjet që janë bërë, por ca herë së fundi e ke votuar.
Të fala të gjithë atyre në këtë faqe që më shajnë, më ofendojnë, më mallkojnë, më sh.erdhejnë tërë ropt e shtëpisë ngaqë nuk kanë mundësi tjetër si ta zbrazin vrerin dhe instiktet kafshërore, përveçse në fb.
Edhe unë ju uroj cilit do të këtij takëmi, t’ju ndodhin të njëjtat gjëra në familjet e tyre, si ato që më kanë uruar mua. Sidomos ajo shprehja kombëtare shqiptare TQR. Ju siguroj që ekzekutuesi i urimeve nuk do jem unë.
Tung Ermir, përpiqu të punosh sepse fb nuk të jep bukë. Mos më shih mua se unë pensionist jam.
Në Fakultetin e Shkencave Sociale në Tiranë kanë nisur pun...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzat...
Carlo Bollino ka dalë sërish kundër protestuesve, duke u s...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, For...
Rritja e taksës së ndërtesës pritet të sjellë ndryshime të...
Lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar mëngjesin e sot...
Mijëra qytetarë po vijojnë përmes marshimit protestën e 29...
Nis marshimi i mijëra qytetarëve që janë mbledhur sot për ...
Mijëra qytetarë u grumbulluan këtë të premte që prej orës ...
Aktivisti i njihur Andi Tepelena mbajti pasditen e sotme n...
Mijëra qytetarë janë bashkuar edhe këtë të diel në Tiranë,...
Këtë të diel po mbahet në Tiranë protesta qytetare e 29-të...
Zjarri me përmasa të mëdha në Klos të Mallakastrës ka çuar...
Një vatër e madhe zjarri ka shpërthyer këtë të diel në fsh...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka bërë një reagim në rrj...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka denoncuar shkatërrimin e ...
Kryeministri Edi Rama përmes një videoje të postuar në rrj...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka bërë nj...
Momente tensioni dhe përplasje janë regjistruar para Kryem...
Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gj...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...