The Economist: Europa ka ulur emigracionin e paligjshëm pa përdorur metoda brutale
Por kjo është vetëm gjysma më e lehtë e betejës së saj me ...
Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Joani ka drejtuar sot Shërbesën e Mëngjesores dhe Liturgjinë Hyjnore në katedralen "Ngjallja e Krishtit" në Gjirokastër, ku është përkujtuar Hirësia e Tij, Mitropoliti i Gjirokastrës, Imzot Dhimitri, i cili u nda nga jeta një vit më parë.
Kryepiskopi Joan gjatë predikimit para besimtarëve, u shpreh se kujtimi i Imzot Dhimitrit nuk është larguar nga lutja e kishës dhe ndërgjegjja e atyre që e njohën dhe bashkëpunuan me të.
Fortlumturia e Tij, Joani theksoi se Zoti i ruan në dashurinë e tij ata që jetuan, shërbyen dhe u përpoqën në kishën e tij.
Kryepiskopi Joan tha se kujtimi i Mitropolitit të ndjerë Dhimitër fton njerëzit të ripërtërijnë ndërgjegjen se jeta ka kuptim kur bëhet dhuratë.
"Sot u mblodhëm për të përkujtuar përvjetorin e parë të fjetjes në Zot të Mitropolitit të ndjerë Dhimitër. Ka kaluar një vit nga dita kur ai dorëzoi shpirtin e tij në duart e Zotit dhe u largua nga ne. Po kujtimi i tij nuk është larguar nga zemrat tona, nga lutja e kishës dhe nga ndërgjegjja e atyre që e njohën, bashkëpunuan me atë dhe morën prej tij kujdes baritor. Kisha nuk i kujton të fjeturit të saj thjesht si një kthim të dhimbshëm në të kaluarën. Ajo i kujton përpara Perëndisë nën dritën e ngjalljes së Krishtit. Për ne kujtimi i një hierarku të fjetur nuk është vetëm nderim njerëzor, po akt besimi, shprese dhe falënderimi.
Ne besojmë se Zoti, i cili është perëndia jo i të vdekurve po i të gjallëve, i ruan në dashurinë e tij ata që jetuan, shërbyen dhe u përpoqën në kishën e tij. Mitropoliti i ndjerë, Dhimitër ishte punëtor i kishës, me përulësi, me qëndrueshmëri dhe me dashuri për popullin e Perëndisë. Shërbesa episkopale nuk është një nder njerëzor, po kryq. Është përgjegjësi përpara Zotit dhe përpara njerëzve. Është përkushtim i përditshëm, lutje, durim, kujdes për shpirtrat, gatishmëri për të mbajtur barrën e të tjerëve. Këtë kryq ai e mbajti me besnikëri duke e ditur se bariu nuk i përket vetvetes, po Krishtit dhe Kishës. Në historinë e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, çdo shërbesë merr një domethënie të veçantë. Kisha jonë u ngrit nga plagët e rënda të persekutimit, nga heshtja e imponuar, nga rrënimi i kishave dhe nga shpërndarja e popullit besimtar.
Rindërtimi i saj nuk u bë me fjalë të mëdha, po me besim, me lot, me sakrifica, me punë të palodhur dhe përkushtimin e shumë njerëzve, të njohur e të panjohur, në të cilët nderojmë gjithmonë veprën e Kryepiskopit të ndjerë Anastas. Brenda kësaj rruge qëndroi dhe Mitropoliti i ndjerë Dhimitër, si vëlla dhe bashkëmeshues, si bari, si anëtar i trupit sinodal, si një njeri që dha ndihmesën e tij për qëndrueshmërinë, unitetin dhe përparimin shpirtëror të kishës. Nuk është e lehtë të përmblidhet jeta e njeriut në pak fjalë. Aq më tepër jeta e një kleriku dhe hierarku. Shumë nga shërbesa e një bariu mbetet e fshehur. Lutjet që bëhen në heshtje, shqetësimet që mbahen pa u shfaqur, vendimet që merren me frikë perëndie, plagët që përpiqet të shërojë, njerëzit që ngushëllon, shpirtrat që forcon.
Këto nuk shkruhen gjithmonë në kronika, po shkruhen në kujtesën e perëndisë. Prandaj sot nuk qëndrojmë thjesht përpara kujtimit të një mungese. Qëndrojmë përpara misterit të jetës dhe vdekjes, përpara së vërtetës se nuk kemi këtu qytet të përhershëm, po ecim drejt mbretërisë së amshuar. Kujtimi i Mitropolitit të ndjerë Dhimitër na fton të ripërtërijmë ndërgjegjen tonë se jeta ka kuptim kur bëhet dhuratë, se shërbesa kishtare jep fryt kur ndërtohet mbi përulësinë, se vdekja nuk ka fjalën e fundit sepse fjalën e fundit i përket Krishtit të ngjallur.
Apostull Pavli na mëson, nëse jetojmë, jetojmë për Zotin, dhe nëse vdesim, vdesim për Zotin. Pra edhe nëse jetojmë, edhe nëse vdesim, jemi të Zotit. Ky është një ngushëllim i madh i kishës. Nuk i përkasim harresës, nuk i përkasim prishjes, i përkasim Zotit. Dhe ata që shërbyen në altarin e shenjtë, që kullotën popullin e perëndisë dhe që u përpoqën në rrugën e kishës, i dorëzohen me besim mëshirës së tij të pafund. Me mirënjohje pra, kujtojmë sot Mitropolitin e ndjerë Dhimitër, falënderojmë perëndinë për gjithçka që u ofrua në kishë nëpërmjet shërbesës së tij", u shpreh Kryepiskopi Joan. /CNA
Por kjo është vetëm gjysma më e lehtë e betejës së saj me ...
20% e kantiereve të ndërtimit nga totali i 338 prej tyre t...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Ilir Alimehmeti ka ...
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria dhe kanë nisur...
Një nga protestuesit në tubimin para Kryeministrisë ka njo...
Protestuesit kanë shfaqur në murët e Kryeministrisë përmes...
Vijon prej dy orësh protesta e qytetarëve në bulevardin “D...
Në protestën e sotme para Kryeministrisë ka marrë pjesë ed...
Gjatë një bashkëbisedimi me studentë nga Maqedonia e Veriu...
Ka nisur protesta e 28-të kundër qeverisë. Ashtu si në dit...
Një magazinë bujqësore është përfshirë nga zjarri ditën e ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur ditën e s...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së, Edmond Spaho ka ...
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë arritur një marrëves...
Një vatër zjarri është raportuar ditën e sotme në Vlorë, p...
Ish-drejtori i policisë së Shkodrës, Gentian Berberi, ësht...
Një udhëtim në njërën prej zonave me historinë, traditën d...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar...
Procedohen penalisht 15 shtetas për organizim dhe pjesëmar...
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, ka denoncuar sërish pro...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...