Përfshihet nga zjarri magazina bujqësore në Lushnjë
Një magazinë bujqësore është përfshirë nga zjarri ditën e ...
Një magazinë bujqësore është përfshirë nga zjarri ditën e ...

Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së, Edmond Spaho ka reaguar lidhur me një postim të analistit dhe gazetarit Mentor Kikia.
Ky i fundit në postimin e tij në rrjetet sociale shkruante: “Ndryshimi mes PS-së dhe PD-së, apo mes socialistëve dhe demokratëve, është se kur kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste shkarkon një ministër, një drejtor, lë jashtë liste një deputet etj., socialistët vazhdojnë të kontribuojnë dhe të punojnë sërish për partinë".
Ndërsa në PD, ata që shkarkohen apo mbeten jashtë listës së kandidatëve, ose zhduken nga qarkullimi, ose bëhen Edmond Spaho”.
Spaho shprehet se reagimi i tij kundrejt Kikisë vjen për shkak se ky i fundit e ka prekur në dinjitet ndërsa ka listuar disa fakte lidhur me qëndrimet që ka mbajtur në 4-5 vitet e fundit.
Ish-deputeti shkruan se dinjitetin personal dhe respektin e vë mbi partinë dhe ideologjinë, kushdo që të jenë ata.
Ndër të tjera në postim ka folur dhe lidhur me qëndrimin për protestat që po zhvillohen në Tiranë prej më shumë se tre javësh.
Spaho shkruan se është e drejta e tij ta konsiderojë protestën të manipuluar nga qarqe jashtë vendit për të përzënë një investim shumë të madh për përmasat e Shqipërisë, si dhe për të sabotuar integrimin europian të saj, i cili sipas tij ndodhet në fazën e tij kulmore dhe më të rëndësishme.
Gjithashtu më tej thekson se për të ka rëndësi të integrohemi në BE, pavarësisht cila forcë politike apo cili kryeministër është në krye të vendit.
Reagimi i plotë:
Zoti Mentor Kikia,
Për shkak të asaj njohjeje që kemi, mund edhe të më kishe marrë një mendim para se të shkruaje me mllef. Por ky është sporti që ne luajmë më mirë, prandaj nuk po ta vë re.
Meqenëse ti ke marrë përsipër të bësh zëdhënësin e PD dhe të Sali Berishës dhe meqenëse më ke prekur pa të drejtë në dinjitet, do të përgjigjem duke bërë të ditur disa fakte, të cilat janë midis meje dhe atyre që kanë qenë pjesë e bisedave dhe debateve me mua, për qëndrimet që kam mbajtur të paktën 4-5 vitet e fundit.
Deri më sot as Syri i partisë dhe as Sali Berisha apo ndonjë nga njerëzit e tij nuk më kanë sulmuar për qëndrimet që kam mbajtur ndaj PD dhe vetë Doktorit, sepse janë të mbytur kokë e këmbë, si parimisht ashtu edhe personalisht, me mua.
Sikurse ti dhe shumë të tjerë, e dini që e kam mbështetur PD gjatë gjithë jetës sime politike. Akoma më shumë në opozitë dhe akoma më shumë pas shtatorit 2021, kur Sali Berisha u përjashtua nga grupi parlamentar. Kam qenë nga të parët deputetë që i kam dalë në krah. Madje, që në 19 maj 2021, kur u shpall Non Grata.
Në një takim që kam pasur me z. Berisha në fund të shtatorit 2021, e kam pyetur nëse e kishte seriozisht lëvizjen që nisi dhe i kam sugjeruar që të mos sulmonte amerikanët. Më garantoi që e kishte seriozisht.
Koha tregoi që lëvizja e Rithemelimit doli një farsë, kurse betejën me amerikanët dhe dëmet që i solli PD e ke ndjekur vetë.
Rithemelimi, midis të tjerave, premtoi që pushteti i vendimmarrjes në PD do t'i kalojë anëtarësisë dhe jo kryetarit dhe organizmave të saj. Primaret dhe kontributi i secilit do të përcaktonin pozicionin e çdonjërit në listat për deputetë dhe zgjedhjet vendore.
Po kështu, premtuam që kryetari që humbet zgjedhjet e përgjithshme nuk ka të drejtë të rikandidojë për drejtimin e partisë, pasi është automatikisht i dorëhequr.
Asnjë nga këto premtime, që përbënin bazën e Rithemelimit, nuk është mbajtur. Përse atëherë, i dashur Mentor, unë qenkam gabim që ngre zërin? Po kërkoj qiqra në hell apo zbatimin e asaj që vendosëm të gjithë bashkërisht në PD? Ku qëndron tradhtia këtu, Mentor?
Në nivel personal, sikurse e di mirë ti, Mentor, për shkak të mbështetjes së plotë që i dhashë Sali Berishës, në tetor 2021 u përjashtuan nga PD Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, Luan Baçi dhe Edmond Spaho. Të gjithë hynë në listat e mbyllura dhe sot janë deputetë, me përjashtim të Edmond Spahos.
Po kështu, gjatë katër viteve të fundit në Parlament, për shkak të qëndrimeve që kam mbajtur në mbështetje të Rithemelimit dhe Sali Berishës, jam përjashtuar nga Kuvendi plot 50 ditë pune, si shumë pak të tjerë në grupin e PD.
Në primaret për listat e deputetëve, ti Mentor ndoshta nuk e di, por kam dalë i dyti në gjithë grupin parlamentar me 789 vota. Sikurse edhe për disa kolegë të tjerë, kjo nuk vlejti, megjithëse premtimi ishte që primaret përcaktonin vendin në listë.
Në shtator 2024 u zhvillua një mbledhje e Kryesisë së PD. Aty, pa më njoftuar paraprakisht dhe pa m'u argumentuar, u shkarkova nga detyra e drejtuesit politik të qarkut Korçë. Duke e lënë modestinë mënjanë, kontributi im në ngritjen e 6 degëve të PD të qarkut Korçë është njohur nga vetë z. Sali Berisha dhe organizmat e PD. Sot më vjen të qesh kur kujtoj sesi Flamur Noka, pa qenë unë prezent, ngrinte shëndete për mua në Devoll dhe theksonte kontributin tim të madh për Rithemelimin.
Për shkarkimin tim isha përgatitur, sepse kisha dëgjuar për përbetimin e Flamur Nokës nëpër tavolina, që do më nxirrte nga loja politike, pasi kisha shfaqur rezerva për mënyrën sesi u bë bashkimi i dy fraksioneve të PD, ku njëra palë mori gjithçka deshi, kurse rithemeluesit morën çelësat e kashtës.
Në mbledhjen e Kryesisë së PD në shtator 2024 kam debatuar hapur dhe ashpër me Flamur Nokën. Të njëjtën gjë kam bërë dy ditë më pas në një takim privat në zyrën e tij.
Nisur nga sa më sipër, i kërkova takim z. Sali Berisha. Më priti pas ndonjë një muaji në shtëpinë e tij.
I kërkova të di përse më shkarkuan si drejtues politik i qarkut Korçë. Kisha pasur dobësi në punë apo çfarë?
M'u përgjigj në ligjëratë të drejtë: "Jo, nuk je lëvizur sepse nuk ke punuar. Ti do të jesh pjesë e Parlamentit të ardhshëm, sepse e meriton, dhe unë për këtë do të përdor gjithë mekanizmat që kam në dorë."
Pas këtij takimi vazhdova punën si gjithmonë.
Detyrën që na vuri kryetari i partisë, që çdo deputet të evidentonte 300 emigrantë, me adresa dhe konfirmimin që do votonin PD, e plotësova si pakkush, duke dorëzuar në organizimin e PD 400 emra me të gjitha të dhënat e kërkuara.
Një natë para se të bëheshin publike listat për deputetë të PD, më telefonon Flamur Noka dhe më informon që do të jem në listë të hapur.
Duke qenë se ky vendim shpërfillte të gjitha kontributet e mia, së paku të 4 viteve të fundit, i kërkova takim Sali Berishës. Më priti të nesërmen paradite. Në drekë do të zhvillohej mbledhja e Kryesisë për të njoftuar publikisht listat për kandidatë për deputetë.
I shpjegova z. Berisha që jam i pakënaqur me çfarë më komunikoi Flamur Noka, sepse hedh poshtë të gjitha kontributet e mia gjatë periudhës së Rithemelimit. Për më tepër, i thashë, kemi zhvilluar së bashku një takim në tetor 2024 dhe ju më keni garantuar që do të jem në listë të mbyllur për shkak të kontributit dhe meritave dhe jo si privilegj.
M'u përgjigj: "Ti mund të kesh të drejtë për të gjitha sa thua, por ne kështu vendosëm."
E falënderova dhe u largova.
Mendova të tërhiqesha nga gara, por disa kolegë më këshilluan që në këtë mënyrë do hidhja poshtë mbështetjen e atyre që më kanë ndjekur gjatë katër viteve të fundit.
Pranova të jem në listë të hapur, por i kisha bërë llogaritë pa hanxhinë.
Flamur Noka, me veglën e tij, drejtuesin politik të qarkut Korçë, kishin projektuar AM si fitues në listat e hapura.
Me Ivi Kason kam pasur përplasje të ashpra gjatë fushatës të vitit 2025, pasi merrte përdore kandidatin e preferuar të Flamurit dhe e shëtiste në zonën time elektorale e bashkitë e tjera dhe u kërkonte strukturave të PD që të votonin atë. Ivi Kaso, nëse dëshiron, le t'i publikojë mesazhet që i kam dërguar gjatë kësaj periudhe.
Paturpësia vazhdoi me Flamur Nokën, i cili erdhi një javë në qarkun e Korçës dhe bëri fushatë për AM. Kaq e vërtetë është kjo, sa kur i kërkoi deputetes së Korçës, Sorina Koti, të bënte fushatë për AM, ajo iu përgjigj: "Flamur, unë më mirë bëj fushatë për Niko Peleshin, pasi ata të dy janë bashkë."
Pas zgjedhjeve të majit 2025 kam qenë i vetmi drejtues në PD që kam marrë përsipër përgjegjësinë e humbjes së thellë që pësoi PD dhe kam dhënë dorëheqjen nga Kryesia e PD, Këshilli Kombëtar dhe si Sekretar i Integrimit Europian.
Mund të më thuash ti, Mentor, ku qëndron mosmirënjohja ime, përdredhja për interesa të pamerituara, paburrëria?
Jam unë mosmirënjohës, gënjeshtar e i paburrë apo të tjerët që u sollën kështu me mua? Po të vepronin me ty kështu si vepruan me mua, ti Mentor, çfarë do bëje?
Mos më thuaj që ti për ideologjinë dhe partinë do jepje edhe djalin dhe do vazhdoje të shërbeje si raja. Unë jo, Mentor. Unë dinjitetin personal dhe respektin e vë mbi partinë dhe ideologjinë, kushdo që të jenë ata. Kështu kam qenë dhe kështu do të mbetem.
Nuk është në natyrën time të bëj publike biseda me njerëz të tretë, por ti, Mentor, më detyrove, pasi u talle publikisht jo vetëm me dinjitetin tim, por edhe me atë kontribut, sado modest, që kam dhënë në këtë forcë gjatë 35 viteve, duke qenë nga ata që numërohen me gishtat e dorës që nuk i janë ndarë asaj edhe në ditët më të vështira. Nuk kam ndërruar ndonjëherë parti unë, Mentor. PD dhe Sali Berisha e dinë që unë nuk u kam asnjë borxh. Ata më kanë mua.
Tani të vijmë te protesta dhe mjedisi, partizan i flaktë i të cilave ti je dhe për të cilat e ke shkruar atë koment.
Është e drejta jote e padiskutueshme të jesh në rreshtin e parë të protestës, të luftosh për flamingot dhe të bërtasësh vetëm "Rama në burg".
Është e drejta ime e pamohueshme të jem kundër protestës, ta konsideroj atë të manipuluar nga qarqe jashtë vendit për të përzënë një investim shumë të madh për përmasat e Shqipërisë, si dhe për të sabotuar integrimin europian të saj, i cili ndodhet në fazën e tij kulmore dhe më të rëndësishme. Ne për këtë demokraci dhe pluralizëm mendimi kemi luftuar në vitin 1990, Mentor.
Unë i tillë kam qenë në raport me protestën që ditën e parë të saj. Por ty, Mentor, pavarësisht se hiqesh parimor, të pëlqejnë ata që përdredhen, ata që çfarë thanë kundër saj ditën e parë e mohuan ditën e pestë. Për cilën PD të punoj unë, Mentor, për atë të ditës së parë apo për atë të ditës së pestë?
Duke shkuar më tej, për mua si shqiptar ka rëndësi të integrohemi në BE, pavarësisht cila forcë apo cili Kryeministër është në krye të vendit.
Në dallim nga ti, Mentor, unë nuk kërkoj qeveri me short, me mandat 12-mujor, sepse kjo mender-qeveri, të vetmen arritje do të kishte sabotimin e integrimit europian të vendit.
Pastaj, përse duhet të harxhojmë kaq shumë energji në protesta për qeveri me short, me letër me vrimë, kur kemi gati qeverinë e madhërishme mbarëkombëtare të zotit Pilinçi?
Kjo protestë, pjesë e të cilës je edhe ti, Mentor, ma nguliti edhe më shumë në mendje që aradha e analistëve, që dalin çdo natë në TV për të gjitha problemet që ka bota, janë spekulativë, të vdekur për protagonizëm, të aftë për të denigruar me slogane, parulla e pa asnjë argument, madje me egërsi si kanibalë, çështje dhe individë që nuk mendojnë si ta.
U zgjata pak, Mentor, por këtu po e mbyll këtë debat dhe nuk do t'i përgjigjem më as ty, as ndonjë zëri tjetër në FB apo portal partie.
Faleminderit! /CNA
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë arritur një marrëves...
Një vatër zjarri është raportuar ditën e sotme në Vlorë, p...
Ish-drejtori i policisë së Shkodrës, Gentian Berberi, ësht...
Një udhëtim në njërën prej zonave me historinë, traditën d...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar...
Procedohen penalisht 15 shtetas për organizim dhe pjesëmar...
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, ka denoncuar sërish pro...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar për shpalljen "non ...
Policia ka sekuestruar dokumentet e AKU-së për "Sori-Al". ...
Qyteti i Shkodrës po shton një tjetër hallkë në mozaikun e...
Partia Demokratike i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Ram...
Një defekt i rëndë në rrjetin elektrik ka shkaktuar ndërpr...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka bërë një tjetër denon...
Në redaksinë e CNA-së ka mbërritur një denoncim nga një qy...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka publik...
Vijojnë thirrjet e protestuesve që marshojnë sonte në rrug...
Edhe në ditën e 27-të të protestës kundër qeverisë, qyteta...
Mijëra qytetarë u grumbulluan këtë të premte që prej orës ...
Këtë të premte po mbahet në Tiranë protesta qytetare e 27-...
Erërat e forta të kësaj të premteje kanë shkaktuar rrëzimi...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ukraina njoftoi të shtunën se e ka kryer një sulm me rreze...
Një foshnjë e porsalindur është shpëtuar mrekullisht nga r...
Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter ka go...
Një përleshje fizike ka shpërthyer në Parlamentin e Gjeorg...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...