web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Helmimi i kursantëve të Akademisë së Sigurisë/ Sekuestrohen dokumentet e AKU-së për "Sori-Al"

27 Qershor 2026, 12:49, Aktualitet CNA

Helmimi i kursantëve të Akademisë së Sigurisë/

Policia ka sekuestruar dokumentet e AKU-së për "Sori-Al".

Prokuroria dhe Policia kanë nisur hetimet nëse AKU ka verifikuar rastin e parë, ku u helmuan 56 studentë të Akademisë së Sigurisë.

Kujtojmë se pak ditë më parë u regjistrua një tjetër episod i helmimit të kursantëve të Akademisë së Sigurisë ku 64 prej tyre u drejtuan në spital me simptoma që përfshinin të vjella, temperaturë.

Nga ana tjetër ka pasur edhe një reagim zyrtar nga kompania "Sori-Al", e cila pretendon se studentët porosisnin ushqime nga jashtë si dhe nuk u përmbaheshin kushteve të higjienës./ CNA





Lajmet e fundit nga