web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

KLSH zbulon shkelje në ISUV/ PD: Rama të japë dorëheqjen

27 Qershor 2026, 12:07, Aktualitet CNA

KLSH zbulon shkelje në ISUV/ PD: Rama të japë dorëheqjen

Partia Demokratike i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen, duke e akuzuar qeverinë për keqmenaxhim të administratës publike dhe abuzim me fondet shtetërore.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, tha se raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit për auditimin në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare evidenton, sipas saj, shkelje të procedurave dhe problematika në administrimin e fondeve publike.

Sipas Vangjelit, në raport janë konstatuar masa organizative, disiplinore dhe masa për shpërblim dëmi, ndërsa ajo ngriti shqetësimin edhe për mënyrën e ngritjes së komisioneve të vlerësimit të ofertave në procedurat e tenderimit.

Demokratët i kërkuan gjithashtu dorëheqjen edhe drejtuesve të administratës shtetërore, duke i cilësuar problematikat e evidentuara si tregues të një modeli qeverisjeje që, sipas tyre, ka dështuar.

“Rama jepe dorëheqjen …

Është koha që bashkë me Edi Ramën të japin dorëheqjen edhe drejtuesit e administratës së tij dhe të mbajnë përgjegjësi për dëmet, abuzimet dhe shkeljet që për vite me radhë janë kryer në kurriz të qytetarëve shqiptarë.

Abuzimi me detyrën, shpërdorimi i fondeve publike dhe shkelja e procedurave ligjore nuk janë më akuza politike të opozitës.

Ato janë fakte që evidentohen nga vetë institucionet shtetërore të kontrollit dhe auditimit.

Një shembull është raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit për auditimin në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare, ku janë konstatuar shkelje të shumta që kanë sjellë pasojë 16 masa organizative, 2 masa për shpërblim dëmi, 4 masa për eliminimin e efekteve negative në administrimin e fondeve publike dhe 23 masa disiplinore ndaj punonjësve të institucionit.

Ky është simboli i degradimit të shtetit, i papërgjegjshmërisë institucionale dhe i kulturës së pandëshkueshmërisë që është instaluar gjatë viteve të qeverisjes së Edi Ramës.

Kur shkeljet bëhen normë, kur ligji zbatohet sipas interesit dhe kur institucionet përdoren për të mbuluar përgjegjësitë politike, atëherë problemi nuk është më vetëm i një institucioni. Problemi është vetë modeli i qeverisjes.

Prandaj, Rama, jepe dorëheqjen, sepse administrata publike është shndërruar në një mekanizëm të politizuar, ku meritokracia zëvendësohet nga bindja politike dhe ku përgjegjësia mungon.

Rama, jepe dorëheqjen, sepse standardet e një demokracie funksionale kërkojnë përgjegjësi politike kur skandalet dhe dështimet përsëriten vit pas viti.

Rama, jepe dorëheqjen sepse shqiptarët kanë mbi 3 javë që ta kërkojnë dhe po sfidojnë narrativën e një pushteti që pretendon se gëzon mbështetjen më të madhe nga qytetarët.

Rama, jepe dorëheqjen sepse Shqipëria ka nevojë për një qeverisje të re që rikthen besimin e qytetarëve tek shteti dhe demokracia.

Mjaft është mjaft!”, tha Vangjeli./ CNA





Lajmet e fundit nga