web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tubimi i 28-të kundër qeverisë/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

27 Qershor 2026, 21:48, Aktualitet CNA

Protestuesit janë larguar nga Kryeministria dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit.

Gjatë fjalimeve në podiumin e vendosur para godinës së Kryeministrisë, protestuesit janë shprehur se më 4 korrik do të mbahet protestë e madhe, ndërsa i është bërë thirrje diasporës të jetë e pranishme.

Kujtojmë se diaspora zbarkoi në Tiranë të shtunën e 20 qershorit ku mijëra emigrantë morën pjesë në tubimin e zhvilluar para Kryeministrisë.

Protestuesit kërkojnë prej rreth një muaji dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama duke protestuar çdo natë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.  Në këto tubime nuk mungojnë thirrjet dhe mesazhet kundër të gjithë klasës politike. /CNA





Lajmet e fundit nga