web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Sorrat dhe korbat janë të dhunshme"/ Rama: Flamingot do t’i trajtojmë me shumë respekt

2 Korrik 2026, 08:50, Politikë CNA

"Sorrat dhe korbat janë të dhunshme"/ Rama: Flamingot do

Kryeministri Edi Rama, në një bashkëbisedim me pensionistët, ka folur edhe për protestat që po zhvillohen në vend. Rama tha se disa prej atyre që dalin nuk dalin për të bërë rrëmujë, por sepse duan më mirë.

Ndërsa disa të tjerë, tha Rama, janë shërbëtorë të paguar dhe mercenarë të ardhur nga Prishtina dhe Tetova që bëjnë si diasporë.

Më tej, Rama tha se në demokraci çdokush ka të drejtë të kontestojë vendimet e qeverisë, por kur përdoret forcë kundër shtetit pastaj është një tjetër territor.

 

“Protesta është ajo që nuk thuhet kur dalin atje shërbëtorë të paguar, mercenarë të ardhur nga Prishtina dhe Tetova dhe bëjnë si diasporë. Po është dhe ajo nuk thuhet se disa nuk kanë dalë atje për të bërë rrëmujë, por se do më mirë këtu.

Diktaturën dhe demokracinë kjo i dallon. Në diktaturë protestuesi është një armik që duhet goditur.

Në demokraci qeveria është aty për të marrë vendime, por çdo vendim ka të drejtë të kontestohet qoftë dhe nga një individ i vetëm.

Kush përdor forcë kundër shtetit pastaj futet në tjetër territor. Flamingot janë paqësore, sorrat dhe korbat janë të dhunshme. Ne flamingot do t’i trajtojmë me shumë respekt dhe shumë vëmendje shqetësimet. Me sorrat dhe korbat nuk kemi çfarë bëjmë”, tha Rama.





Lajmet e fundit nga