web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Urrejtësit besnikë janë prova që nuk po jeton kot”/ Postimi i Ramës për ditëlindjen e tij

4 Korrik 2026, 11:39, Politikë CNA

"Urrejtësit besnikë janë prova që nuk po jeton

Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në rrjetet sociale për ditëlindjen. Në postimin e shoqëruar me një foto të tijën me flamingo të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale, Rama ka falënderuar ata që e kanë uruar për ditëlindje.

Më tej duke ironizuar falënderon edhe ata që, sipas tij, do ta shajnë në komentet e postimit. Ai shton se “urrejtësit besnikë janë prova më e sigurtë që nuk po jeton kot”.

“FALEMINDERIT për urimet e panumërta për ditëlindjen, e pamundur t’u përgjigjem të gjithave e prandaj po ju’a përcjell këtu falenderimin, bashkë me ndjesën e mospërgjigjes në telefon.

E me këtë rast faleminderit edhe për sharjet që nuk do të mungojnë më poshtë, sepse urrejtësit besnikë janë prova më e sigurtë që nuk po jeton kot”, thuhet në postimin e Ramës. /CNA





Lajmet e fundit nga