Turizmi mes çmimit dhe fluksit/ Rritet numri i turistëve, por ulen shpenzimet e tyre
Turizmi në Shqipëri vazhdon të regjistrojë shifra pozitive...
Turizmi në Shqipëri vazhdon të regjistrojë shifra pozitive...

Makiaveli shkruante te “Princi” se është më e sigurt të të kenë frikë sesa të të duan. Por edhe ai e vendoste një kufi: sundimtari nuk duhet të bëhet i urryer. Historia dëshmoi se shumë princër mësuan vetëm pjesën e parë të këshillës dhe harruan të dytën. Përfundimi ishte gjithmonë i njëjtë.
Edhe Kaligula nuk u bë simbol i çmendurisë sepse emëroi kalin senator. U bë simbol sepse besoi se mund ta tallte pa kufi arsyen e qytetarëve dhe se askush nuk do t'i kërkonte llogari.
Thuhet se edhe Neroni i binte lirës teksa Roma digjej.
Nga Luigji XVI deri te Çaushesku, nga oborret mbretërore te diktaturat e kohëve tona, rrëzimi nuk nisi ditën kur populli doli në shesh. Ai nisi ditën kur pushtetarët pushuan së dëgjuari atë që thuhej jashtë mureve të pallateve të pushtetit.
Këto javë, gjuha e politikës është shndërruar në një përzierje arrogance, përçmimi, etiketimi dhe kërcënimi. Kundërshtari nuk kundërshtohet, nuk dëgjohet, por demonizohet nëpërmjet bërjes së biografisë dhe etiketohet. Protestuesi konsiderohet armik dhe jo pjesë e demokracisë, ndërsa kritiku trajtohet jo si zë ndryshe, por si objekt presioni.
Kur një establishment politik mendon se është i pagabueshëm dhe arrin në pikën që i drejtohet shoqërisë me intimidim dhe i heq të drejtën morale për të mos qenë dakord me të, do të thotë se raporti mes tyre ka hyrë në krizë dhe, pavarësisht se mund të jetë ende i fortë institucionalisht, është dobësuar politikisht.
Dhe, sa më shumë rritet arroganca e politikës, aq më shumë provon se ajo ka pushuar së kuptuari shoqërinë dhe se tashmë gjuha e saj është gjuha e pasigurisë dhe jo e forcës.
Ndërkohë, ata që sot flasin me ton të tillë, harrojnë se po intimidojnë qytetarët që deri dje mund t'i kenë votuar. Po u drejtohen me arrogancë njerëzve, të cilëve pas disa muajsh do t'u trokasin sërish në derë për t'u kërkuar votën.
Në demokraci nuk mund të sillesh me logjikën e pronarit. Mandati nuk është akt pronësie mbi qytetarët, por kontratë e përkohshme me ta.
Kur kjo kontratë zëvendësohet me mendjemadhësinë, politika fillon të besojë se vota është një detyrim dhe jo një zgjedhje. Pikërisht aty lind shkëputja nga realiteti.
Shumë regjime “demokratike” kanë rënë jo sepse kundërshtarët u bënë papritur të fortë, por sepse vetë elitat humbën aftësinë për të kuptuar shoqërinë, dëgjuan vetëm jehonën e zërit të tyre dhe e interpretuan heshtjen e deridikushme të qytetarëve si miratim.
Qytetarët mund të durojnë shumë. Varfëri, tallje, grabitje, padrejtësi, emigrim dhe zhgënjim. Por vjen një çast kur durimi kthehet në refuzim. Dhe ky moment vjen gjithmonë papritur për politikën e shkëputur nga realiteti. Çdo elitë politike që ka menduar se qytetari është i parëndësishëm, ka përfunduar duke kuptuar shumë vonë se votuesi mund të heshtë për njëfarë kohe. Por ai rrallë harron mënyrën se si i kanë folur.
Prandaj, gjuha agresive që po dëgjojmë është shenja më e qartë e frikës e cila ka dy shpjegime.
Ose fundi i establishmentit politik është më pranë se ç'e imagjinon vetë establishmenti dhe kjo shpjegon nervozizmin e tij në rritje.
Ose politikanët janë verbuar aq shumë nga pushteti (paraja që buron nga pushteti dhe pushteti që buron nga paraja), sa nuk arrijnë më të dallojnë kufirin mes autoritetit dhe arrogancës, mes lidershipit dhe intimidimit, mes qytetarit dhe nënshtetasit.
Në të dyja rastet, humbësi është demokracia.
Një protestë nuk është thjesht një listë akuzash ndaj push...
Marjanën – neomalësoren – (se ashtu njihej më parë deputet...
Më 1 korrik, Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin, në ...
Po të ulesh një pasdite buzë brigjeve të Nilit dhe ta lejo...
Ndërsa Kryeministri Edi Rama ka intensifikuar këtë të enjt...
Ali Xhiku iku qetësisht, ashtu siç jetoi: pa zhurmë, me di...
Teksa vendi ecën drejt integrimit euroatlantik, debati pub...
Një muaj sot dhe protesta nuk e rrëzoi pushtetin. Nuk e rr...
Po mbushet afro një muaj dhe protesta qytetare vazhdon të ...
Politika është një arenë e pamëshirshme. Kush zgjedh të hyjë...
Protesta e shqiponjave të Lirisë të Kryeqytetit u ka dhënë o...
Është hera e tretë që po shoh në Netflix “House of Cards”, n...
"Albanian Files” është një libër që parashikon se Shqipëri...
Si ta kuptojmë atë që po ndodh në Aeroportin e Vlorës/ 7 K...
Gjetja apo sajimi, e më pas edhe përdorimi publik i një ki...
Nuk ka asnjë përgjigje zyrtare për pyetjen e thjeshtë: pse...
Protesta e 4 Korrikut, e shpallur si “mbarëkombëtare”, po ...
Po bëj një imitim të një letre historike të titulluar: “Ga...
Në një vend ku Kryeministri ka ngritur narkoshtet dhe i ka...
AGJENTI I IRANIT DHE KRYEMINISTRI I SHQIPËRISË Ja pra, më...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e sotme në aks...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ...
Një sasi e madhe lëndë narkotike, është kapur e fshehur në...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në plazhin e ...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Trafiku i rënduar po e kthen lëvizjen në Tiranë në një sfi...
Teksa Shqipëria ka nivelin e pensionit ndër më të ulëtin n...
Punësimi në sektorin shtetëror u zgjerua me tej vitin 2025...
Presidenti amerikan Donald Trump mbajti një fjalim në prag...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë sot 250-vjetorin ...
Kryeministri i Donald Tusk ka deklaruar se Polonia po përg...
Kompania e makinave elektrike Tesla ka shënuar një perform...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Është miratuar në Komisionin e Ligjeve marrëveshja e kredi...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Sa herë njoftohet një projekt i ri infrastrukturor, diskut...